Kreu i Shoqatës së Futbollit Albnet, Alban Myftaraj ka folur në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj pas manipulimit të zgjedhjeve që FSHF bëri për zgjedhjen e kryetarit të ri të Shoqatës së Futbollit Tirana. Ai thotë se procesi i zgjedhjeve ishte tërësisht i manipuluar dhe jo i drejtë. Myftaraj tregoi se kur u futën në sallën ku do të mbaheshin zgjedhjet u përballën me fytyra që nuk ishin fare pjesë e sportit, madje skandali shkon edhe më tej kur ata kanë hedhur votën për kreun e ri Krenar Alimhemeti.
“U njoftuam për mbledhjen që do bënim për zgjedhjen e shoqatës Tirana, deri në hyrjen brenda në sallë shkoi mirë pastaj këtu filloi kleçka. Në sallë ishin mbi 67 vetë dhe disa veta nga ata nuk i njihnim nga pjesa e sportit. Nuk na u duk korrekte që të bësh një zgjedhje dhe gjërat të arrijnë në këtë sens. Secili nga ne ka ekipe futbolli, nuk e shohim të arsyeshme që një zgjedhje të filloi më gënjeshtër.
U futëm në një proces zgjedhor, nuk u njohëm me personat që do të votojmë, i kemi kërkuar listat, nëse e kishin kuorumin i jepnim dorën, në momentin që ti nuk i ke numrat, po në këtë lloj forme dhe vetë krenari nuk e pranon të jetë një i tillë. Pse ishte kaq e ngurtë transparenca”, tha Myftaraj për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Duka manipulon zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tirana, zgjidhet kandidati i tij Krenar Alimehmeti me 24 vota anonime! Gjatë procesit 'blindoi' ambientet, nuk lejoi mediat!
SI.E.//ReportTv.al