Skandalet e Armand Dukës nuk kanë fund, ku edhe sot ka manipuluar zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana. Përmes 24 votuesve anonimë, që u futën nga Duka, u arrit që të zgjidhej në krye të kësaj shoqate Krenar Alimehmeti, i vetëm në garë pasi kandidati tjetër Eduard Prodani u tërhoq pak pas nisjes së mbledhjes. Në sallë kishte 67 anëtarë nga 40 që duhet të jenë, ku 24 janë persona anonimë të shtuar nga Duka dhe jo delegatë legjitim. Ndërsa vetë Eduard Prodani dhe 18 mbështetësit e tij u larguan pak para fillimit të mbledhjes.
Kandidati i Dukës, Alimehmeti sipas FSHF u zgjodh me 44 vota pro, 2 ishin vota per Edi Prodani dhe 1 abstenim. Eduard Prodani u tërhoq nga gara bashkë me 18 nga mbështetësit e tij qe u larguan nga sala dhe akuzoi Armand Dukën se ka shtuar si votues 20 persona anonimë dhe me këto anonimët ka bërë kuorumin për të votuar Krenar Alimehmetin dhe imponuar qëndrimin e tij.
Përfaqësuesit e shoqatave të Tiranës kanë deklaruar se FSHF ka prodhuar lista fiktive votuesish në momentin e fundit, duke falsifikuar listat e votuesve, një akt i dënueshëm penalisht. Në këtë mënyrë, rëndohen akuzat në Prokurori për Dukën, i cili përveç akuzës për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës, duhet të përballet edhe me akuzën penale të falsifikimit të emrave të delegatëve. Ndërkaq, FSHF kishte bllokuar edhe valët e celularëve të delegatëve të Tiranës, ndërsa më herët 'blindoi' ambientet duke mos lejuar praninë e mediave.
Sot Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për Armando Dukën lidhur me një sërë akuzash që kanë të bëjnë me korrupsion, shpërdorim detyre dhe “vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Në total janë 41 anëtarë ndërkohë që FSHF ka kontaktuar policë privat për procesin zgjedhor, ndërsa jashtë godinës së FSHF ka edhe policë të shtetit.
E gjitha kjo është një skemë e “mbretërimit” të një personi të vetëm, skemë e cila është kritikuar edhe nga UEFA, e cila i orientoi të gjitha federatat europiane që në ndryshimet statutore të përfshinin edhe pikën e kufizimit të mandateve.
UEFA dhe FIFA dhanë shembullin të parat, duke miratuar kufizimet me dy mandate, plus një mandat të tretë si afat maksimal në rangjet drejtuese. Si objektiv primar ishte korrigjimi i gabimeve të së kaluarës! Në Shqipëri ky sugjerim nuk u përfshi në statutin e ri, të ndryshuar në dhjetorin e vitit 2020.
Krejt ndryshe ndodhi në Poloni. Pas tetë viteve shumë të suksesshme, presidenti Boniek u largua, pas vendimit të qeverisë se krerët e federatave nuk duhet të qëndrojnë në detyrë më tepër se 8 vjet. Ish-futbollisti i famshëm i Juventus-it dhe Romës tashmë mban postin e zëvendëspresidentit të UEFA-s.
Një tjetër emër i madh i futbollit, si Davor Šuker, u largua pas 9 vjetësh nga drejtimi i Federatës kroate. Te fqinjët e Maqedonisë së Veriut gjatë 20 viteve të fundit janë ndryshuar të paktën tri herë presidentët e Federatës. Aktualisht, drejtues është një shqiptar, Muamed Sejdini, i cilësuar si një prej drejtuesve më të suksesshëm në historinë e këtij institucioni.
Këto zgjedhje vijnë në një kohë kur Bashkia e Tiranës ka kërkuar një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe i ka kërkuar ambasadave të huaja në vendin tonë që t’i bllokojnë vizës kreun e FSHF-së, Armand Duka. Dosja është përgatitur nga bashkia e Tiranës në cilësinë e aksionerit të klubit të Tiranës, ndërsa do dorëzohet ndër të tjera edhe tek FBI, që hetoi dhe rrëzoi krerët e FIFA-s dhe UEFA-s të zhytur në korrupsion. Nga ana tjetër, FSHF-ja ka akuzuar Bashkinë se po ndërhyn në zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Tiranës, sipas së cilëve po favorizojnë kandidatin Eduart Prodani.
VIDEO-Vendosja e mediave jashte ambientit
Po si duhet të kishin funksionuar zgjedhjet? Delegatët e autorizuar për votim janë zyrtarisht 40, domethënë një për çdo shoqatë. Në bazë të numrit të të regjistruarve (nëse më i lartë se 100) disa shoqata kanë të drejtën të kenë 2 delegatë. Sipas llogarisë së bërë nga stafi i kandidatit sfidues Edi Prodani, delegatët duhet të ishin 50, por në momentin e votës delegatët ishin 65. Prej ditësh kandidati sfidant kishte kërkuar listën emërore të delegatëve, por Federata nuk e bëri asnjëherë publike. Edhe kriteret e llogaritjes së delegatëve për çdo shoqatë nuk u shpjeguan ndërsa seleksionimi i delegatëve që do të duhej të bëhej nga një komision i pavarur në të vërtetë u bë nga Federata e Armand Dukës që kishte në garë përfaqësuesin e tij.
Mungesa e listës së delegatëve votues dhe e një komisioni elektoral të pavarur i bën nul zgjedhjet, pasi është sikur në zgjedhjet politike lista e zgjedhësve të ishte sekrete dhe KQZ të ishte në dorën e një partie të vetme.
Kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha ka FSHF dhe kreun aktual të saj, Armand Dukën, se po tentojnë të manipulojnë garën elektorale. Skandalin e sotëm në zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Futbollit Tiranë, Shkaohoxha e konsideroi një 'mashtrim të shëmtuar', teksa theksoi se në mbledhjen e sotme u zbuluan emrat e 15 personave që nuk kishin asnjë lidhje me sportin. Ai akuzon Dukën se po trukon zgjedhjet dhe se shton delegatë sa herë që sheh se është duke humbur.
“Po provohet të trukohet rezultati i zgjedhjeve. Janë vendosur me 2 mars, por çdo Asamble Rajonale e bën gjithnjë e më të pavlefshme mbledhjen e 2 marsit se nuk do të ketë vlerë. Të gjithë klubet që po rrinë gjakftohta nuk e kuptojnë që FSHF po trukon rezultatet e zgjedhjeve, po kurdis me gjakftohtësi e mashtrim spektakolar. FSHF ishte organizatore e Asamblesë së sotme, të Shoqatës së Tiranës që nuk ekziston. Mema që ishte kryetar ishte emëruar, gjithçka ka qenë false. Edhe ai thotë nuk e di se kush ma ka dhënë, se dokumentet janë në zyrat e FSHF, si të Shoqatave të çdo qyteti. Sot është bërë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në këtë mbledhje befas janë zbuluar 15 njerëz që nuk kanë lidhje me këtë ambient. Për shembull ishte një person Dario Mehmetllari, pronari i shoqatës nuk e njeh. Një personazh tjetër është Ajson Lala, nuk ka asnjë lidhje me futbollin, apo Albi Masha. I kontrollon dhe i sheh që nuk kanë asnjë lidhje, kanë ardhur të bëjnë përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve, se në një shoqatë si e Tiranës, unë kam marrë listë në gjykatë. FSHF nuk ta jep zyrtarisht, unë e kam marr në gjykatë. Ne kemi javë e ditë, si në Durrës e Elbasan, në Tiranë kërkojmë emrat e delegatëve dhe nuk ekzistojnë. Do bëhen zgjedhjet në Fier, Gjirokastër e Korçë, nuk ekziston, federata sheh sa ke ti, dhe pastaj shpik sa delegatë ka ajo. Federata bën aq delegatë sa i duhen. Sot është hera e parë që shihni listën, shihni si i kemi marrë, janë fotografuar në momente. Kështu zgjedhje janë padyshim janë të trukuara, nuk e kuptoj motivin pse gjithë ky pasion i çmendur për të trukuar këtë rezultat, pse kanë kaq frikë nga vota e Fair Play, nuk e di pse. Sot ishte kulmi, kanë bllokuar kandidatin në Durrës me letra false, duke i provokuar e kërcënuar anëtarët e Shoqatës. Në Fier nuk e pranuan, në Elbasan morën firmat për kandidimin e tij dhe pastaj shpallën zgjedhje, kudo kanë bërë trukime të pafundme. Është zero transparencë, është ambient i mbyllur, kush voton në Fier? Kush është në Gjirokastër, në Korçë, nuk e di askush”, tha Shakohoxha në "Sport News".
Kreu i Shoqatës së Futbollit Albnet, Alban Myftaraj ka folur në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj pas manipulimit të zgjedhjeve që FSHF bëri për zgjedhjen e kryetarit të ri të Shoqatës së Futbollit Tirana. Ai thotë se procesi i zgjedhjeve ishte tërësisht i manipuluar dhe jo i drejtë. Myftaraj tregoi se kur u futën në sallën ku do të mbaheshin zgjedhjet u përballën me fytyra që nuk ishin fare pjesë e sportit, madje skandali shkon edhe më tej kur ata kanë hedhur votën për kreun e ri Krenar Alimhemeti.
“U njoftuam për mbledhjen që do bënim për zgjedhjen e shoqatës Tirana, deri në hyrjen brenda në sallë shkoi mirë pastaj këtu filloi kleçka. Në sallë ishin mbi 67 vetë dhe disa veta nga ata nuk i njihnim nga pjesa e sportit. Nuk na u duk korrekte që të bësh një zgjedhje dhe gjërat të arrijnë në këtë sens. Secili nga ne ka ekipe futbolli, nuk e shohim të arsyeshme që një zgjedhje të filloi më gënjeshtër.
U futëm në një proces zgjedhor, nuk u njohëm me personat që do të votojmë, i kemi kërkuar listat, nëse e kishin kuorumin i jepnim dorën, në momentin që ti nuk i ke numrat, po në këtë lloj forme dhe vetë krenari nuk e pranon të jetë një i tillë. Pse ishte kaq e ngurtë transparenca”, tha Myftaraj për Report Tv.
Krenar Alimehmeti, i cili u zgjodh në krye të Shoqatës së Futbollit Tirana, tha se ai ka ende energji për të bërë më shumë për futbolli, ndërsa shtoi se sot u bë zgjedhja e duhur dhe se ka fituar Futbolli shqiptar.
"Duke falenderuar të gjithë votuesit bëj me dije që do jap më të mirën e mundshme nga ana ime. Ndjej që kam ende forcë dhe energji për t'i dhënë edhe më shumë futbollit. Për mua kjo është një detyrë e vështirë, por e suportueshme. Do jap maksimumin jo vetëm për ata që më votuan, por për të gjithë komunitetin e futbollit Tiranës, Shpresoj të kenë bërë zgjedhje e duhur, sot ka fituar Futbolli", tha Alimehmeti.
Kreu i Shoqatës së Futbollit Tirana është zgjedhur Krenar Alimehmeti. Sipas FSHF Alimehmeti është votuar me 44 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim. Më herët kandidati tjetër Eduard Prodani u tërhoq nga gara bashkë me mbështetësit e tij dhe akuzoi Armand Dukën se ka shtuar si votues 20 persona anonimë dhe me këto anonimët ka bërë kuorumin për të votuar Krenar Alimehmetin.
Ka dështuar mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës. Arsyeja për dështimin e mbledhjes, e cila duhet të mbahej në orën 15:00, është mungesa e kuorumit dhe fakti se kreu i FSHF-së Armando Duka dhe stafi i tij kanë shtuar 24 votues anonimë, duke përjashtuar kështu nga mbledhja shoqatat legjitime të Tiranës.
Sikur të mos mjaftonin skandalet e Dukës në krye të FSHF sot i është shtuar një tjetër akuzë, ajo e falsifikimit të emrave të delegatëve. Në zgjedhjet që po zhvillohen për kreun e shoqatës së futbollit të Tiranës, Duka ka shtuar 24 votues anonim në vend të shoqatave legjitime. Ai ka prodhuar lista fiktive në momentet e fundit pak para se të niste procesi. Largimi i kandidatit Eduard Prodani dhe mbështesve të tij, pasi refuzoi të bëhej pjesë e një procesi të manipuluar, ka sjellë dështimin e mbledhjes pasi mungon kuorumi i nevojshëm për të zgjedhur kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana.
Skandali ka nisur në fillim të mbledhjes ku Shoqata e Futbollit Tiranë ka gjetur brenda në sallë delegatë të tjerë që i kishin zëvendësuar . Në këtë mbledhje Duka nuk lejoi praninë e mediave dhe madje ka bllokuar edhe valët e celularëve të delegatëve që të mos ketë rrjedhje të informacioneve.
Një prej kandidatëve për kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana, Eduard Prodani ka lënë procesin e zgjedhjeve, duke akuzuar FSHF se ka manipuluar listat e delegatëve.
"Siç e prisnim në sallën gjetëm shumë më tepër se numri i duhur i delegatëve me të drejtë vote. Deri tani nuk na është dhënë numri i delegatëve dhe e kam kërkuar me insistim dhe nuk na është dhënë pikërisht për arsye të manipulimit të listave të delegatëve gjatë ditëve të fundit. Aty kishte fytyra që nuk ishin parë kurrë, ishte qartazi një mbledhje e manipuluar. Do shqyrtojmë për masat e mëtejshme me ekspertët ligjor. Nga 41 anëtarë, sot ishin 67 që do votonin. Kishte njerëz në sallë që nuk kishin lidhje me sportin. Zgjedhjet e Shoqatës së Tiranës nuk mund të organizohen nga FSHF", tha ai.
Prodani tha se në sallë kishte fytyra që nuk i ishin parë kurrë dhe jo delegatë legjitim, ndërsa shtoi se e gjithë procesi zgjedhor është përgatitur nga FSHF që nuk i lejohet pasi Shoqatat Rajonale janë institucion më vete.
"Mbledhja drejtohej nga njerëz të federatës që nuk ka lidhje fare pasi shoqata është institucion tjetër, është pa sens. Edhe përgatitja e procesit zgjedhor është bërë nga federata që nuk i lejohet", tha Prodani.
Prodani u largua nga zgjedhjet së bashku me 18 mbështetësit e tij, duke lënë në sallë për të votuar 47 delegatë, mes të cilëve 24 ishin emra anonimë të shtuar nga Armand Duka.
Haha po ju keni spakun si ka mundesi????????????????????megjith Spak
Përgjigjuketu kemi thjehste dy grupe qe duan te hedhin njeri tjetrin dhe te akaparojne privilegjet qe ju jep posti i mundshem askush nga keta ska te miren qytetare prioritet duan thjehste te fusin njerezit e tyre njeri krah dhe te betonohet krahu tjeter ..... kushdo qe te fitoje nuk i sherben futbollit fare ,po fare fare
PërgjigjuEkipet te bojkotojne kampionatin. Kush ka pak burreri e gjak kuq e zi. Vlen edhe per tifozet.
Përgjigjuhahaha mos ju humbi lali eri
PërgjigjuMe veprimin e sotem te FSHF nyk duget te njihet as nga qeveria dhe as nga klubet e tjera te futbollit.Veprimi eshte i palejueshem dhe i denyeshem penalisht.Prikuroria me shpwjtesi te bej hetimet se nga ky veprim mund te mshihen dhjetra abuzime me fondet
Përgjigjujo po te njohim fshf e lali erit