Zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tirana, Shakohoxha: Një mashtrim i shëmtuar! FSHF po trukon zgjedhjet, shton delegatë sa sheh që është duke humbur

24 Janar 2022, 18:30| Përditesimi: 24 Janar 2022, 18:31

  • Share

Kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha ka FSHF dhe kreun aktual të saj, Armand Dukën, se po tentojnë të manipulojnë garën elektorale. Skandalin e sotëm në zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Futbollit Tiranë, Shkaohoxha e konsideroi një 'mashtrim të shëmtuar', teksa theksoi se në mbledhjen e sotme u zbuluan emrat e 15 personave që nuk kishin asnjë  lidhje me sportin. Ai akuzon Dukën se po trukon zgjedhjet dhe se shton delegatë sa herë që sheh se është duke humbur.

 “Po provohet të trukohet rezultati i zgjedhjeve. Janë vendosur me 2 mars, por çdo Asamble Rajonale e bën gjithnjë e më të pavlefshme mbledhjen e 2 marsit se nuk do të ketë vlerë. Të gjithë klubet që po rrinë gjakftohta nuk e kuptojnë që FSHF po trukon rezultatet e zgjedhjeve, po kurdis me gjakftohtësi e mashtrim spektakolar. FSHF ishte organizatore e Asamblesë së sotme, të Shoqatës së Tiranës që nuk ekziston. Mema që ishte kryetar ishte emëruar, gjithçka ka qenë false. Edhe ai thotë nuk e di se kush ma ka dhënë, se dokumentet janë në zyrat e FSHF, si të Shoqatave të çdo qyteti. Sot është bërë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në këtë mbledhje befas janë zbuluar 15 njerëz që nuk kanë lidhje me këtë ambient. Për shembull ishte një person Dario Mehmetllari, pronari i shoqatës nuk e njeh. Një personazh tjetër është Ajson Lala, nuk ka asnjë lidhje me futbollin, apo Albi Masha. I kontrollon dhe i sheh që nuk kanë asnjë lidhje, kanë ardhur të bëjnë përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve, se në një shoqatë si e Tiranës, unë kam marrë listë në gjykatë. FSHF nuk ta jep zyrtarisht, unë e kam marr në gjykatë. Ne kemi javë e ditë, si në Durrës e Elbasan, në Tiranë kërkojmë emrat e delegatëve dhe nuk ekzistojnë. Do bëhen zgjedhjet në Fier, Gjirokastër e Korçë, nuk ekziston, federata sheh sa ke ti, dhe pastaj shpik sa delegatë ka ajo. Federata bën aq delegatë sa i duhen. Sot është hera e parë që shihni listën, shihni si i kemi marrë, janë fotografuar në momente. Kështu zgjedhje janë padyshim janë të trukuara, nuk e kuptoj motivin pse gjithë ky pasion i çmendur për të trukuar këtë rezultat, pse kanë kaq frikë nga vota e Fair Play, nuk e di pse. Sot ishte kulmi, kanë bllokuar kandidatin në Durrës me letra false, duke i provokuar e kërcënuar anëtarët e Shoqatës. Në Fier nuk e pranuan, në Elbasan morën firmat për kandidimin e tij dhe pastaj shpallën zgjedhje, kudo kanë bërë trukime të pafundme. Është zero transparencë, është ambient i mbyllur, kush voton në Fier? Kush është në Gjirokastër, në Korçë, nuk e di askush”, tha Shakohoxha në "Sport News".


Lajmi kryesor:

Duka manipulon zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tirana, zgjidhet kandidati i tij Krenar Alimehmeti me 24 vota anonime! Gjatë procesit 'blindoi' ambientet, nuk lejoi mediat!


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?