Foto ilustruese

Kronikë

Fshihte drogën në magazinën e lokalit dhe më pas e shiste në doza, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

6 Prill, 12:01| Përditesimi: 6 Prill, 12:05

  • Share

Vlorë- Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi iu gjet një sasi e një lënde narkotike në magazinën e lokalit.

Përveç sasisë që iu gjet në magazinë, policia gjeti kanabis dhe kokainë edhe në banesën e tij.

Raportohet se drogën më pas i arrestuari e shiste të ndarë në doza.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të veprimeve operacionale për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, organizoi dhe kreu kontrolle në një ambient që shërbente si magazinë, pranë lokalit në administrim të tij, si dhe në banesën e tij.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ll., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrolleve në magazinën dhe banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokaine, të cilat ky shtetas dyshohet se i ndante më pas në doza me qëllim shitjen e tyre.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?