Politikë

Ftesa e opozitës/ Gjiknuri: Po nuk sollët një propozim të ri për KQZ, s'ka mbledhje tjetër të Këshillit Politik

17 Qershor 2020, 12:39| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 13:52

  • Share

TIRANË- Partia Socialiste ka refuzuar mbledhjen e Këshillit Politikm thirrur nga opozita e re! Me anë të një letër, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshill, Damian Gjiknuri shkruan se nuk do të ketë një mbledhje  tjetër deri kur opozita të ketë një propozim tjetër për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ. 

Një kërkesë e tillë, për mazhorancës shkon përtej marrëveshjes së arritur më 5 qershor, e për pasojë nëse nuk ka një propozim të ri, PS-ja refuzon të marrë pjesë në mbledhje.

"Në lidhje me propozimin për formulën e emërimit të KQZ si dhe mekanizmat e vendimarrjes së propozuar u shprehëm kundër dhe nuk mund të diskutohen me në mbledhjen e radhës. E gjykojmë një propozim jashtë marreveshjes dhe traditës parlamentare për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ. Për këtë cështje do të diskutojmë pasi të na sillni paraprakisht një propozim tjetër që respekton faktin që Kuvendi është sovran në zgjedhjen e organit të KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordësimet në lidhje me emrat që plotësojnë kriteret dhe kanë miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetëm nëse sillni propozim të ri bazuar në këto parime mund të vazhdoje ky diskutim. 

Për pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat janë ato përfshirë propozimet alternative që keni duke i dërguar paraprakisht me qellim që t'i japim zgjidhje në mbledhjen e radhës dhe mos humbim kohe me debate të kota. Pra, vetëm pas këtij qartësimi mund të konfirmoj mbledhjen e radhës në çdo kohë", shkruhet në mbledhje.

Çfarë kërkon opozita? Opozita paraqiti ditën e djeshme zyrtarisht në Këshillin Politik formulën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Formula e propozuar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ është e njëjta është përdorur për organet e reja të sistemit të drejtësisë. Sipas opozitës, kjo formulë e prezantuar asokohe nga faktori ndërkombëtar, u pranua nga palët si zgjidhje për të ruajtur profesionalizimin dhe pavarësinë e institucioneve. Konkretisht, formula parashikon tre faza:
a) Kontrolli i kritereve formale nga një institucion i pavarur kushtetues, si Avokati i Popullit.
b) Zgjedhja nga një komisioni përzgjedhës i kandidatëve, me përbërje të balancuar, 3 maxhoranca dhe 2 opozita.
c) Votimi i listës në bllok nga Kuvendi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?