Sociale

Fundjavë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë! Gjoni për Report Tv: Edhe korriku do të jetë një muaj i nxehtë

27 Qershor, 13:07| Përditesimi: 27 Qershor, 15:24

  • Share

Kjo fundjavë pritet të jetë përvëluese, me temperatura maksimale që të shtunën dhe të dielën pritet të arrijnë në 39 gradë në zonat e Ulëta.

Kështu tha Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha në ‘Sot Live në Shqipëri’.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat bregedare 22/33;

Në zonat e ulëta 20/39;

Në zonat malore 17/30.

“Të hënën presim të kemi një rënie të lehtë të temperaturave. Në zonat e ulëta temperaturat do të shkojnë në 36 gradë celcius”, tha Gjoni.

Problem, meteorologët cilësojnë nivelin e lartë të temperaturave minimale, duke vështirësuar përditshmërinë e secilit prej nesh.

Për shkak të temperaturave të larta edhe rreziku nga zjarret është më i lartë. Qarqet më të rrezikuara janë Fieri, Lezha, Durrësi dhe Tirana, por nuk mbeten pas as Gjirokastra, Berati dhe Shkodra.

Ndërkohë ashtu si qershori edhe korriku do të jetë një muaj i nxehtë.

“Sipas parashikimeve të deritanishme tre javët e para të korrikut priten që temperaturat të jenë 3-6 gradë mbi normë”, përfundoi Gjoni.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?