Fundoset në det jahti 17 metra i gjatë në zonën e Drimadhës në Vlorë (VIDEO)

27 Qershor 2022, 19:16| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 22:49

  • Share

VLORË- Një jaht 17 m i gjatë është mbytur në det ne zonën e Drimadhës. Jahti,  në pronësi të Festim Mark Prendi, 38 vjeç banues në Tiranë, ka qenë i ankoruar ( në spirancë) rreth 130 m larg bregut të detit.

Sipas policisë kufitare jahti nuk ka pas njerëz brenda ndërsa mësohet se ka vetëm dëme materiale. Dyshohet se i janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit. Si pasojë, jahti është mbytur në thellësitë e ujërave të Drimadhës. Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?