Vdekja e Papa Françeskut, për të cilin tashmë janë shtyrë katër ndeshjet e Serisë A të planifikuara për të hënën e Pashkëve, rrezikon të ketë pasoja edhe për raundin e 34-të të ndeshjes në elitën e futbollit italian. Funerali i Papës do mbahet të shtunën më 26 prill dhe pritet të ketë spostime për ndeshjet e planifikuara për atë datë.
Në rrjetet sociale, shumë fansa po pyesin nëse është e drejtë të luhet. Sfidat e Serie A të planifikuara për të shtunën janë Como-Genoa, Inter-Roma dhe Lazio-Parma. Sidoqoftë, në dyshim janë edhe ato të së dielës, Venezia-Milan, Fiorentina-Empoli, Juve-Monza dhe Napoli-Torino. Udinese-Bologna dhe Verona-Cagliari të planifikuara për të hënën më 28.
INTERI - Për skuadrën e Inzaghit, që aktualisht po lufton për titullin kampion me Napolin, shtyrja e ndeshjes kundër Romës do të përbënte një problem të madh, pasi kalendari është vërtet i mbushur me ndeshje.
Gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës janë planifikuar për më 30 prill dhe 6 maj, ndërsa finalja e mundshme e Kupës së Italisë (në rast fitoreje të mërkurën në mbrëmje kundër Milanit) është caktuar për 14 maj. Kjo do të linte vetëm një datë të lirë të mundshne, 21 majin, para përfundimit të kampionatit (25 maj). Pa marrë parasysh rrezikun e një play-off për titullin me Napolin.
Akoma më intriguese është çështja e Lazios, sesi do të rikuperojë ndeshjen kundër Cagliarit të mërkurën (nesër), të cilës nuk i pëlqeu vendimi i Lega Serie A. Presidenti Lotito ka bërë të ditur tashmë se skuadra synon të marrë pjesë në varrimin e Papës dhe kësaj i shtohet problemi i rendit publik, duke qenë se në mbrëmje është ndeshja me Parmën dhe miliona besimtarë do t'i bëjnë respektin e fundit Atit të Shenjtë.
Komente
