ITALI - Lega Serie A njoftoi zyrtarisht shtyrjen e ndeshjeve të planifikuara për sot në Itali, kjo pasi Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.
Pas ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Lega Serie A në Itali njoftoi se ndeshjet e planifikuara për sot në Serie A janë shtyrë për këtë të mërkurë më 23 prill.
Siç bëhet me dije, Torino - Udinese, Cagliari - Fiorentina, Genoa - Lazio dhe Parma - Juventus janë zhvendosur për të mërkurën më 23 prill në orën 18:30.
Më poshtë janë ndeshjet që do luhen më 23 prill në orën 18:30:
SERIE A:
Torino-Udinese
Cagliari-Fiorentina
Genoa-Lazio
Parma-Juventus
Ndeshjet e shtyra:
PRIMAVERA 1:
Roma-Udinese
Monza-Sassuolo
Sampdoria-Torino
Komento
Komente
