Milan 0-1 Atalanta

Sport

GOLAT/ Skuadrat e Milanos ‘në pikiatë’, Napoli barazon Interin në krye të Serie A! Atalanta i bën ‘gjëmën’ Milanit

21 Prill, 09:19| Përditesimi: 21 Prill, 09:24

  • Share

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të dielën (20 prill) tre nga ndeshjet e raundit të 33-të. Në Bologna vendasit mposhtën 1-0 Interin, ndërsa fitorja e Napolit ka sjellë një ekuilibër në krye të renditjes. Humbja për Milanin në 'San Siro'.

Në "Dall'Ara" vendasit e Bolognas mposhtën 1-0 Interin. Tanimë kreu i renditjes bëhet interesant pasi zikaltërit bashkëkryesojnë me Napolin dhe pesë javët që vijnë do jenë më shumë se interesante. Dueli u vendos në limite nga supergoli i Orsolinit, i cili realizoi nga brenda zone me një lëvizje akrobatike në shtesën e katërt.

Në "San Siro" Milani duket se "vulosi" fatin për të qenë jashtë Champions League sezonin që vjen. Kuqezinjtë u mposhtën 0-1 nga Atalanta. Duhej minuta e 62-të që Ederson të përfitonte nga pasimi i Bellanovas për t'i dhënë tri pikë të tijve. Nëse Milani e sheh veten në pozitën e nëntë me 51 pikë, Atalanta "blindon" zonën Champions pasi ndodhet në vendin e tretë me 64 pikë. Te bergamaskët Berat Gjimshiti luajti 59 minuta.

Serie A, raundi 33:

E diel, 20 prill 2025

Empoli 2-2 Venezia

Bologna 1-0 Inter

Milan 0-1 Atalanta

Renditja:

Ora 09:22
VIDEO/ Milani larg nga Evropa, Atalanta me Gjimshitin e mposht 0-1 në ‘San Siro’


Në "San Siro" Milani duket se "vulosi" fatin për të qenë jashtë Champions League sezonin që vjen. Kuqezinjtë u mposhtën 0-1 nga Atalanta. Duhej minuta e 62-të që Ederson të përfitonte nga pasimi i Bellanovas për t'i dhënë tri pikë të tijve. Nëse Milani e sheh veten në pozitën e nëntë me 51 pikë, Atalanta "blindon" zonën Champions pasi ndodhet në vendin e tretë me 64 pikë. Te bergamaskët Berat Gjimshiti luajti 59 minuta.

Ora 09:21
VIDEO/ Bologna ‘macja e zezë’ e Interit, Orsolini në limite mposht zikaltërit


Në "Dall'Ara" vendasit e Bolognas mposhtën 1-0 Interin. Tanimë kreu i renditjes bëhet interesant pasi zikaltërit bashkëkryesojnë me Napolin dhe pesë javët që vijnë do jenë më shumë se interesante. Dueli u vendos në limite nga supergoli i Orsolinit, i cili realizoi nga brenda zone me një lëvizje akrobatike në shtesën e katërt.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?