Në "San Siro" Milani duket se "vulosi" fatin për të qenë jashtë Champions League sezonin që vjen. Kuqezinjtë u mposhtën 0-1 nga Atalanta. Duhej minuta e 62-të që Ederson të përfitonte nga pasimi i Bellanovas për t'i dhënë tri pikë të tijve. Nëse Milani e sheh veten në pozitën e nëntë me 51 pikë, Atalanta "blindon" zonën Champions pasi ndodhet në vendin e tretë me 64 pikë. Te bergamaskët Berat Gjimshiti luajti 59 minuta.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Skuadrat e Milanos ‘në pikiatë’, Napoli barazon Interin në krye të Serie A! Atalanta i bën ‘gjëmën’ Milanit
S.Dh/ReportTv.al