Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)

23 Nëntor, 08:29| Përditesimi: 23 Nëntor, 09:34

  • Share

VLORË- Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë. Prej mbrëmjes së djeshme, fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët, të cilat nuk janë shuar as nga reshjet e shiut që përfshinë vendin, pasi plehrat digjen në brendësi.
Zjarri kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane, e cila ndodhet në zonë të banuar, në lagjen 24 Maji, njohur si ish-Fusha e Aviacionit. Banorët të shqetësuar thonë për Report Tv se ky është një problem i madh që i shoqëron prej vitesh. Një banor thotë se përballen çdo ditë me erën e rëndë të mbetjeve.

“Ka që dje. Tym ka, pastërtia këtu është skandal. Këtu jo tymi, por vjen aroma e mbeturinave. Ne bllokohemi. Ka vite që hidhen mbetjet. Është problem i madh, se kuptoj ca po bëjnë, se këta i patën për të hequr dhe nuk i hoqën. Ti çojnë në një zonë atje që këtu nuk ka popullatë”, thotë banori.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm. Prej kohësh në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë ndodh e njëjta situatë, duke u përfshirë nga flakët dhe tymi toksik krijon ndotje për banorët e zonës. Edhe pse zjarret janë të vazhdueshme policia dhe prokuroria e Vlorës nuk kanë hetuar personat përgjegjës për ndotjen alarmante të qytetit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?