VLORË- Prej katër ditësh, fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës vijon të digjet. Report Tv sjell pamjet nga fusha e mbetjeve, përmes së cilave dallohet reja e tymit që ka mbuluar zonën.
Në ditën e katërt sot vijon të jetë e rënduar situata nga zjarri. Edhe pse po punohet pa pushim për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, situata është ende e vështirë. Retë e tymit toksik qëndrojnë në ajër pothuajse në të gjithë qytetin bregdetar.
Më shumë se 15 kamionë punojnë pa pushim duke hedhur rërë po ashtu edhe 6 fadroma, por ende tymi toksik çlirohet nga mbetjet urbane duke krijuar situatë të rëndë mjedisore për banorët e Vlorës por dhe për pushuesit e shumtë në këtë të dielë.
Kjo ngjarje e rëndë nuk ka ende autor, ndërsa kryebashkiaku i Vlorës, Erma Dredha thotë se flaka është vendosur nga dora e njeriut, ndaj i bëri thirrje policisë të gjejë autorin.
Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Vlorë nuk plotëson asnjë standard. Nga ana tjetër, landfilli i Sherishtës, ndërtuar nga kompania e inceneratorëve, nën hetim nga SPAK, ende nuk është vendosur në funksion edhe pse zyrtarë lokalë patën deklaruar, muaj më parë, se “është shkëputur kontrata me subjektin privat dhe Sherishta ka kaluar në pronësi të bashkisë”. E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar ku ka vijuar më shumë se 15 ditë.
Te lumte Ermal e helmove popullin e Vlores
PërgjigjuPo pse nuk ndertohet nje inceneritor apo fushe mbetjesh.
Përgjigju