Zjarrti në fushën e mbetjeve

Kronikë

Fusha e mbetjeve në Vlorë sërish në flakë, tymi mbulon zonën

12 Tetor, 18:47| Përditesimi: 12 Tetor, 18:51

  • Share

Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e kësaj të diele në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve zjarri fatmirësisht u fik, brenda pak kohësh, ndërsa tymi mbuloi zonën.

Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve në qytetin bregdetar përfshihet nga flakët.

Vetëm gjatë periudhës së verës në këtë zonë ka rënë zjarr 4 herë – konkretisht një herë në muajin gusht dhe 3 herë gjatë muajit qershor.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?