VLORË- Prej 10 ditësh vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve urbane, 5 kilometra nga qyteti i Vlorës. Flakët nuk janë më në sipërfaqe, pasi plehrat digjen në thellësi, duke krijuar ndotje masive të ajrit. Prej erës së rëndë dhe tymit toksik po vuajnë më së shumti banorët e lagjes “24 Maji” dhe ata të Nartës që kanë shtëpitë afër fushës ku grumbullohen mbetjeve urbane të gjithë Vlorës.
“Gjithë vendi në tym, këtu kam 22 vjet. Ndiqet vete, ka goma aty brenda.
Këtu jetoj në Vlorë. Ka një muaj që nuk gjen qetësi. I vënë zjarrin fshehurazi. Tymin e shpërndan era dhe ka mbuluar vendin. Këtu jetoj unë prej 30 vitesh, në kohën e demokracisë kam ardhur. Ca të bëjmë, kujt i themi, ku të ankohemi, kush na e qan hallin”, thonë banorët.
Kur ndryshon moti e fryn erë, tymi toksik mbulon gjithë qytetin e Vlorës.
Këto janë pamjet e xhiruara nga Report Tv paraditen e sotme në “Transballkanike”.
Menaxhimi i plehrave është një problem i vjetër për qytetin bregdetar, që nuk po gjen zgjidhje. Disa herë i është vënë flaka vendgrumbullimit, sidomos gjatë sezonit turistik, por nuk është identifikuar asnjë përgjegjës nga policia dhe as nuk kryhen hetime nga Prokuroria. Zyrtarë të Bashkisë Vlorë do të deklaronin javën e shkuar se ky vendgrumbullim do të mbyllet shumë shpejt dhe mbetjet urbane do të depozitohen në landfillin e ri të Sherishtës, por kjo ende nuk ka ndodhur!
Gazetarja pyet fshataret abuziv qe e mbushen vloren me shtepi abuzive,Vlora ka prej 1945 gjer sot qe dioksina e plehrave ka mbytur qytetin dhe semur femijet .Si nuk e denoncojn ne prokuroria bashkin e Vlores per ndotje ambjentit dhe shkaktimin e semundje e kaceroze ne mushkri.Flini dele flini,i moret ne qaf femijet tuaj.
PërgjigjuProtestë demokratike e qytetare para Bashkisë Vlorë,!
PërgjigjuPyesni njeher delegatin e Asambles te PS Ard Skendaj se e ka ai nje pergjigje per kete maskarallek
Përgjigju