Me duartrokitje dhe brohoritje, dhe me tingujt e këngës së fushatës elektorale të PS, u prit kryesocialisti Edi Rama në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano.
Menjëherë pasi u ngjit në podium, Rama u surprizua nga ish mesfushori i kombëtares italiane dhe Juventusit, Alessio Tacchinardi, i cili i dhuroi një fanellë me numrin 5. Legjenda e Juventus i tha se e di mirë se është një tifoz i kësaj skuadre dhe se do t’i sjellë fat për zgjedhje.
kryesocialisti e nisi fjalën e tij duke thënë se për herë të parë është në dorën tonë fati evropian i Shqipërisë, një shans që iu është dhënë të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, pa dallim partiak, të ndryshojnë përgjithmonë rrjedhën e historisë dhe të ulin vendin si një “zonjë” në tryezën e Bashkimit Evropian.
“Një votë për të bërë histori dhe për të ndryshuar kajen e historisë dhe për të shënuar veten në histori secili dhe secila që do ta investojnë votën për atë që ne së bashku duam të arrijmë”, u shpreh Rama.
11 Maji, tha Rama, do të jetë fundi i historisë së vendit jashtë Evropës, dhe këtë shans nuk duhet ta humbasim as ‘për mustaqet e Kujtim Gjuzit dhe as për hallin personal të bufit të kënetës, që fshihet nën mustaqet e tij.’ Duke u ndalur te drejtësia, kryesocialisti tha se do të garantojnë drejtësinë duke u futur në BE, atje ku drejtësia e re e pavarur do të mbetet e pavarur pa i ndërhyrë askush.
“Vetëm ne mund ta mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit dhe mushkonjave që përbetohen se do ta shkrijnë SPAK, e vërteta është se ata në 12 maj thjeshtë dhe vetëm do prezantohen me Noc Rrokun”, shtoi Rama.
Demokratëve iu kërkoi të lënë mënjanë ngjyrat dhe të fokusohen tek të mirat që do t’ju japë hyrja në BE. Rikujtoi dhe një herë Primaret brenda PD dhe faktin se ata që rezultuan më të votuarit nga baza demokrate, nuk u futën në lista të sigurta.
‘Dua t’u them të gjithë demokratëve, nuk ju mjafton ajo që ndodhi me primaret, ku bufi ju tha të gjithëve, ‘vota juaj është ligj për mue’ dhe kush doli i pari në primare përfundojë në barkun e bufit, u zhduk i kullufiti të gjithë. A thua se ju tha dilni t’ju shoh njëherë, kush ka shumë vota që ta ha. Çfarë doni më te këneta?", tha Rama.
Ky ishte takimi i dytë në Milano i kryesocialistit në kuadër të turit të diasporës.Dy javë më parë, ai zhvilloi dy takime me emigrantët në Greqi, fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë. Më herët, në kuadër të këtij turi, kreu i qeverisë ka zhvilluar takime me shqiptarët edhe në Selanik dhe Athinë, Düsseldorf të Gjermanisë, në Nju Jork të SHBA, si dhe në Londër të Anglisë.
Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironinë e tij nga Milano dhe për partitë e vogla. Sipas tij, ata që s’kanë gjë në dorë premtojnë dhe Milanon.
"Janë dhe ca të tjerë që vijnë vërdallë këtu në Itali. Kanë dhe ca emra, jo bëhet, jo s’bëhet, jo mundet ajo s’mundet, jo bashkë, jo veç. Ata nuk kanë asgjë të re përveç moshës, se ata vendosin në lista baxhanakë e familjarë. Dihet që ai që s’ka gjë në dorë të fal dhe Milanon. Ta çosh votën për ata është ta çosh dëm. Ne duhet të bëhemi një. Ne na duhet dhe ta vendosim vetë fatin europian të Shqipërisë. Në 11 Maj të gjithë ne do të votojmë. Edhe do të zbresin dhe do futen në një tendë të madhe, në një tendë nën vështrimin e Gjergj Kastriotit. Sot nuk ka italian që thotë ‘Voglio andare a Albania’. Na duhet një fitore popullore që atyre që do vijnë atë ditë që ka vendosur përfundimisht, që t’u themi atyre që derën që na keni hapur, të na e hapni se duam të hyjmë në BE."-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama nga Milano i ka bërë thirrje emigrantëve që të mos të votojnë ‘kënetën’ siç e quan ai opozitën.
"Është një status i ri qytetarie, një status që për ne, si banorë ndër më të vjetrit të këtij kontinenti, që ndoshta s’i kemi thënë askujt "na jepni", por që kemi ngritur kokën dhe kemi ardhur këtu me përpjekje, do të na japë mundësinë që me atë pasaportë të kemi dinjitet të barabartë me çdo italian, çdo francez, dhe me këdo tjetër
Do të vijë zarfi me votën brenda, dhe do ulesh aty të vësh votën dhe ta cosh te posta dhe ta hedhësh në një kënetë në Shqipëri është vërtet turp."-tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama nga takimi me emigrantët sot në Milano, iu drejtua edhe demokratëve duke i thënë se Sali Berisha i gënjeu për primaret. Rama tha se ata që morën më shumë vota, nuk u futën në lista ndryshe nga ajo që Berisha u premtojë.
‘Dua t’u them të gjithë demokratëve, nuk ju mjafton ajo që ndodhi me primaret, ku bufi ju tha të gjithëve, ‘vota juaj është ligj për mue’ dhe kush doli i pari në primare përfundojë në barkun e bufit, u zhduk i kullufiti të gjithë. A thua se ju tha dilni t’ju shoh njëherë, kush ka shumë vota që ta ha. Çfarë doni më te këneta? Si mund të diskutohet se kush është zgjedhja në 11 maj, me flamurin tonë kombëtar dhe të BE apo me kënetën. Duke ju falenderuar për energjinë dhe për këtë emocion ju them se në 11 maj do të kemi një festë të madhe për Shqipërinë europiane dhe së bashku ne do të marrim fitoren më shembullore jo për vete, por për mbarë kombin dhe shtetin tonë’, tha ai.
Kryesocialisti Edi Rama u zotua para shqiptarëve të Milanos se në Shqipërinë 2030 të ardhurat vjetore për frymë do shkojnë të paktën në 15 mijë euro, një rritje me 5 herë e të ardhurave vjetore që shqiptarët kishin deri në 2013.
"Do vazhdojmë ta rrisim prodhimin e përgjithshëm kombëtar. Kur ne morën detyrën Shqipëria prodhonte më pak se 10 miliardë euro në totalin e vet, sot prodhojmë 25 miliardë euro dhe në vitin 2030 do ta çojmë në 35 miliardë euro. Vetëm kështu mund të rrisim të ardhurat për frymë. Kur morëm detyrën, ishin 3 mijë e pak euro për frymë, sot janë 10 mijë e 400 euro, dhe në Shqipërinë e vitit 2030 do ta çojmë në 15 mijë euro për frymë.
Do ta rrisim pagën mesatare në sektorin publik. E gjetëm në 370 euro, sot e kemi çuar në 1 mijë euro dhe në Shqipërinë e vitit 2030 do ta çojmë të paktën në 1 mijë e 200 euro.
Të votosh për Shqipërinë 2030 në BE do të thotë të investosh për një Shqipëri të re, si në aspektin e të drejtave, ashtu edhe në atë financiar. Sepse në vendin në sofrën europiane do të ketë një buxhet solidariteti ekstra çdo vit. Dhe për të marrë një shembull, nëse BE na ka dhënë rreth 1 miliard euro gjatë këtyre viteve, pas futjes në BE, çdo vit do të marrim 1 miliard euro, që do të jenë fonde të falura.
Ajo që ka ndoshta rëndësi më të drejtpërdrejtë për ju, është jo vetëm fakti që me hyrjen në BE mundësitë tona si qeveri, si buxhet, do të jenë shumë më të mëdha për të mbështetur njerëzit, por edhe që me hyrjen e Shqipërisë në BE, çdo shqiptar dhe shqiptare kudo ku është, do të marrë pasaportën europiane.
Pasaporta europiane e BE-së nuk është një dokument udhëtimi si çdo tjetër. Është një status. Është një status i ri qytetarie, një status që për ne, si banorë ndër më të vjetrit të këtij kontinenti, do të na japë mundësinë që me atë pasaportë të kemi dinjitet të barabartë me çdo italian, çdo francez, dhe me këdo tjetër",- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama foli edhe për marrëveshjen me Italinë për pensionet, teksa tha se nëse do të ishim në BE s'do të kishin pritur aq gjatë. Kryesocialisti vlerësoi kryeministrin italiane Giorgia Meloni, së cilës iu referua si motër, pa të cilën s'do të mundësohej kjo marrëveshje.
“Ju pritët dhe mbasi u morëm vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritet se duhej bërë ligji, do firmoset këtu e atje, histori italiane dhe vetëm përpara tre ditësh është firmosur edhe dokumenti i fundit. Por nëse do të kishim pasaportën e BE, shqiptarët, s’do të kishit nevojë për asnjë lloj njohjeje nga qeveria italiane dhe me pasaportën e BE vëllezërit tanë dhe motrat në Greqi do të bëhen automatikisht qytetarë të barabartë në BE. ", tha Rama.
Kryeministri shtoi se me pasaportën e BE, tashmë njohja e pensioneve do të jetë automatike.
"Ajo pasaportë është njohje automatike e pensioneve, e çdo të drejte që kanë italianët dhe qytetarët e tjerë të BE. Ju edhe sot, pavarësisht se mund të keni vite të tëra në Itali, se nuk keni pasaportën italiane, duhet të hyni nga ajo rradha tjetër atje, jo ke lejen jo s’ke lejen, ndërkohë që me atë pasaportë do të hyni kudo njësoj si italianët."
Kryesocialisti Edi Rama nga Milano u ndal edhe tek drejtësia. Ai tha se shpatën drejtësisë së pavarur ia dha PS. Sipas tij, me hyrjen në BE të vendit, drejtësia e pavarur do të forcohet edhe më shumë.
'Shqipëria sot është ndryshe nga se ishte kur ne morëm detyrën në çdo aspekt përveçse në kënetën e opozitës dhe të mediave rreth saj që sot janë edhe më keq se atëherë. S’ka asnjë dyshim që Shqipëria sot nuk do të jetë njësoj, do jetë shumë më ndryshe nga Shqipëria 2030 në BE. Do të jetë një Shqipëria e re, një shtet anëtar i një familje të madhe. Drejtësisë shpatën ia dhamë ne për herë të parë.
Kurrë në Shqipëri s’ka pasur drejtësi të pavarur, kurrë nuk është parë dikush i lidhur me pushtetin politikë të shkoj para një hetuesi dhe një gjykatësi të pavarur, ne duhet ta garantojmë duke e futur Shqipërinë në BE aty ku drejtësia e re dhe e pavarur do të forcohet dhe do të mbetet e pavarur. Populli duhet ta marr vet në dorë dhe ta mbrojë me forcën e vet dhe me votën e 11 majit, lirinë dhe pavarëisë e drejtësisë që ne po ndërtojmë', tha ai.
Teksa u ngjit në podium për të marrë fjalën në takimin me emigrantët në Milano, kryeministri Rama u befasua nga ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe Juventusit, Alessio Tacchinardi.
Ai i dhuroi kryesocialistit një fanellë me nurmin 5, duke i thënë se e di që është tifoz i kësaj skuadre dhe se do t’i sjellë fat.
"Edi, më fal! Jam Alessio Tacchinardi. E di që je një tifoz i madh dhe doja të të dhuroja këtë fanellë me numin 5 dhe do të të sjellë fat të madh", i thotë Tacchinardi.
Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Milano, duke ironizuar opozitën. Sipas Ramës, këneta, siç e quan ai opozitën, ka marrë jetë të pafajshme dhe, sipas tij, duan të kthehen sërish.
"Ata janë këneta që jo vetëm asnjëherë nuk i ka lënë drejtësisë radhë të thotë fjalën e vetë. Ka arritur ajo kënetë të marrë jetë të pafajshme njerëzish dhe sot duan të rikthehen përsëri, sepse bufi do të rikthehet për hallin e tij. Prandaj dua të më kuptoni dhe më besoni që këtë mesazh ta marrin sa më shumë shqiptarë. Nuk bëhet fjalë për pushtetin tonë në vetvete, se këtu nuk bëhet fjalë për të marrë një votë më shumë se sa këneta. Këtu bëhet fjalë që t’i japim Shqipërisë objektivin në krye të negociatave dhe Shqipëria 2030 të marrë statusin dhe ta garantojë përfundimisht, ta garantojë si një të drejtë të lindur të çdo vajze apo djali. Barazinë para ligjit. Se ne të gjithë mund ta mbrojmë drejtësinë nga bufat dhe mushkonjat. E vërteta, në 12 Maj ata do prezantohen me Noc Rrokun. Vetëm kështu ne mund të mbyllim negociatat."-tha Rama
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar takimin me shqiptarët e diasporës në Milano. Rama e ka nisur fjalimin e tij për duke thënë se fati i shqiptarëve, sipas tij, është i lidhur me fatin e Europës.
"Motra dhe vëllezër, ju jam shumë mirënjohës që sot, në një ditë pushimi, në një orë të ditës mund të bënit plot gjëra, që më zgjodhët në këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Është hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve, edhe ju, edhe gjithë shqiptarët jashtë kufijve do kenë mundësi të zgjedhin pa ardhur në Shqipëri. Përpara se të vini ju, jemi ne që vijmë te ju. Dhe tani çdo shqiptar dhe shqiptare që do të shprehet me votën e vet.
Fati ynë, fati i shqiptarëve, të na sillte në një zgjedhje si një përballje përfundimtare për historinë tonë. Fatin që me një votë t’ia ndryshojmë rrjedhën historisë, për të ndryshuar kahun e historisë, që secili dhe secila do ta investojë votën për atë që ne së bashku do arrijmë. Sepse ne mund të arrijmë që në 2027 ta bëjmë zonjë të familjes tonë europiane. Përherë të parë ne e kemi në dorë vetë fatin e historisë së Shqipërisë. Janë dhe vendet anëtare të BE-së që duan të na fusin në familjen e tyre."-tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim masiv me emigratët shqiptarë në Milano të Italisë për t'u shpalosur nga afër vizionin për Shqipërinë 2030 dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre për realizimin e këtij objektivi.
Rama tha se vota e shqiptarëve nuk duhet të ndikohet nga ndasitë politike por të unifikohet në drejtim të Partisë Socialiste, me premtimin e uljes së Shqipërisë në "sofrën e Bashkimit Europian" brenda dekadës.
"Pikërisht tani, shqiptarët nuk duhet ta humbasin këtë shans që është një takim me historinë. Dhe nuk mund ta humbasim as për mustaqet e Kujtim Gjuzit, e as për hallin personal të bufit të kënetës që fshihet nën mustaqet e Kujtim Gjuzit.
Prandaj, sot është dita që çdo shqiptare e çdo shqiptar, çdo prind që jeton në Shqipëri, Itali apo gjetkë, dhe që do t’u lërë fëmijëve të vet diçka të madhe, diçka të jashtëzakonshme, diçka që juve ju ka munguar: një mundësi për ta bërë realitet ëndrrën e madhe, duke tejkaluar të gjitha ndasitë partiake, të gjitha llogoret dhe barrikadat, të gjitha hendekët dhe sherret, për ta bashkuar Shqipërinë e të gjithëve, të socialistëve dhe demokratëve, në sofrën e Bashkimit Europian.
Sapo të vetëdijësohemi për fatin që na është dhënë, si një zog në dorë, aq më e sigurt është që me duart tona do t’i japim fund historisë së një populli të trajtuar si popull i dorës së dytë. Do t’i japim fund përçmimit dhe përjashtimit nga fati ynë europian dhe do t’u lëmë brezave tanë një vend në Bashkimin Europian",-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, në takimin me emigrantët në Milano, tha se 11 Maji do të jetë fundi i historisë tonë jashtë Evropës. Kryesocialisti shtoi se më pas kanë 4 vite për të fituar bastin historik për të futur vendin në BE, ndaj theksoi ai, është e rëndësishme vota për PS më 11 Maj.
“Ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës dhe para nesh kemi vetëm një datë 11 Majin. Dhe më pas kemi 4 vjet për të fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe Shqipërinë për Evropën. Të dashur miqtë e mi, sot është dita e shqiptarëve. Shqiptarët sot janë më mirë seç kanë qenë kurrë më parë në historinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe figurës që kanë ndërkombëtarisht por sot është po ashtu dita e shqiptarëve dhe ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit evropian tamam këtu në dorën tonë, që kurse ne dolëm nga ferri komunist dhe BE na ka vënë një plan të dakordësuar që ne të mbyllim të gjithë marrëveshjen e anëtarësimit dhe mbyllur negociatat brenda 2027.”, u shpreh Rama.
Më tej, kryeministri tha se shqiptarët nuk duhet ta humbin këtë shans historik për 'mustaqet e Kujtim Gjuzit', dhe as për hallin personal të Berishës.
"Tani nuk mund ta humbasim këtë shans. Nuk mund ta humbasim as për mustaqet e Kujtim e Gjuzit. As për hallin personal të bufit të kënetës që fshihet nën mustaqet e Kujtim Gjuzit. Sot është dita ku çdo shqiptar dhe që do tu lërë fëmijëve të vet", shtoi kryeministri.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, në hapje të takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, i cili po zhvillohet në Centro Congressi, u bëri thirrje atyre që të votojnë PS.
Balla tha se vetëm me kryeministrin Rama dhe me PS mund ta shohim vendin anëtare të BE
‘Shikoni se ca më kërkoi njëri prej jush, më dha pasaportën e tij italiane dhe atë shqiptare dhe më tha do votojë Ramën dhe PS sepse dua që pasaportën shqiptare ta kem njësoj me atë italiane. A mund ta imagjinonit para 10 vitesh se do vinte një moment që të marrim pasaportën europiane dhe ta shohim vendin anëtare të BE me votën që do na jepni ju në 11 maj. Nëse bëhemi të gjithë bashkë është e mundur, sepse vetëm me Ramën dhe me PS ne do ja dalim ta shohim vendin anëtare të BE.
Është e rëndësishme që të kuptoni diçka të rëndësishme, këto janë zgjedhje vendimtare sa i përket mbylljes së procesit të anëtarësimit në BE. Unë e di që e keni ndarë mendjen për të votuar PS, por ka ndonjë që thotë po e çojë votën atje dhe aty, as atje as aty, as tek këta që shiten për të rinj që janë më të vjetër se vet bufi në qasje. Duhen 84 vota për të bërë punë dhe ato do ti ketë vetëm PS. 100 mijë prej jush u regjistrua dhe tani secili të lidhet me shërbim postar dhe të vijë zarfi tek shtëpia dhe ta plotësoj dhe votoni PS’, tha ai.
Komente
