Nga psikologe në politikë, Edlira Dyrmishaj ka zgjedhur që të kandidojë si deputete nën siglën e PS. E ftuar në Report Tv në emisonin ‘Repolitix’, Dyrmishaj, e cila është edhe praktikante e besimit mysliman, tregon se përse u bë pjesë e politikë.
“Besimi është çështje personale. S’kam ardhur për të përfaqësuar besimin, vij nga komuniteti i besimit, por jam përfaqësuese e PS. Besimi është një vlerë në përditshmërinë time, në vlerat e kandidaturës he është ajo pjesë e integritetit me të cilën i paraqitem elektoratit në këtë rast”, thekson ajo.
Por cilat vlera do të përcjellë në politikë? Dyrmishaj ndalet tek reforma në drejtësi, duke thënë sPS në asnjë rast nuk do ta prekë atë, por është në mbrojtje të SPAK ndryshe nga kundërshtarët poltikë.
‘Unë vij nga projekti deputeti që duam dhe i jep hapësirë zërave të rinj që vijnë nga terreni dhe vlerësohen për kontributet që ata kanë. Iniciativa është e imja dhe vlerësimi është i kryeministrit Rama. Është për tu theksuar se për herë të parë në politikën shqiptare kemi një institucion të pavarur që po gjykon funksionar të lartë të shteti dhe kjo një nga arritjet me të mëdha të PS. SPAK drejtësinë e ka lënë në dorë të drejtësisë dhe jo ta lërë në dorën e pushtetarëve. Por unë si besimtare vij ti jap popullit këtë element, besimtari nuk prek atë që është pronë publike dhe unë zotohem ca është në përgjegjësinë time ca do lloj pozicioni të kem nuk do të prekim asgjë’, tha ajo.
Nga ana tjetër, kandidati i PS në Tiranë Mirgit Vataj, i pyetur lidhur me mundësinë e mos marrjes së mandatit të deputetit në këto zgjedhje, ai tha se kjo është garë dhe nëse nuk zgjidhet do të përfaqësohet nga ata që do të marrin një mandat nga lista e mbyllura.
“Unë mendoj se kemi nevojë për modele qytetare, për profesionit dhe që mund të sjellin edhe profesionalizim e tyre në politikë. Pjesa e garës është që je pjesë e një skuadre dhe qëllimi final është të fitojë ajo forcë pastaj a zgjidhem unë ose jo deputet kjo varet tek pëlqyeshmëria që kanë njerëzit ndaj meje. PS në qarkun e Tiranës ka deputet të rinj që do të zgjidhen deputet për herë të parë. Dhe nëse ne nuk zgjidhemi përfaqësimi jonë do jetë përmes atyre personave që janë në listë të mbyllur që do të na përfaqësojnë edhe ne”, tha ai.
Teksa u ndal tek këshilltari i PD Chris LaCivita, Vataj tha se ai s’mund të ndryshojë asgjë në PD.
“Fitorja e Trump është meritë e Trump dhe jo e LaCivita dhe asnjë tjetri. Edhe sikur 10 si ai të vijnë nuk kanë çfarë ndryshojnë në PD”, tha ai.
Ndërkohë, gazetari Endri Tafani, tha se PD gjatë fushatës elektorale nuk ka bërë premtime për problematika të ndryshme që ka vendi.
‘E vetmja herë kur politikanët i afrohen popullit është fushata. PD shkon në këto zgjedhje ku nga PD kanë dal edhe 3 formacione të reja politike. Ata që janë larguar kanë marr edhe strukturat me vete dhe është e vështirë që të ngresh një strukturë dhe ta mbash për disa fushata rresht. PD se shoh si parti të djathtë, mua do më pëlqente që një parti që të thoshte do ulim me 50 për qind administratës sepse është shumë e fryrë. Nuk më rezulton që të jetë bërë nga PD. Për sistemin elektoral që kemi, i cili është problematik dhe kush është qëndrimi i kësaj partie ndaj këtyre që njerëzit i shohin si probleme. Janë disa të vërteta të hidhura që një i djathtë duhet që ti thotë’, tha ai.
Gazetari Kujtim Topuzi, ka komentuar angazhimin e këshilltarit të PD Chris La Civita në fushatën politike të kësaj partie.
Ai u shpreh se La Civita, nuk mund të ketë ndikim tek votuesit shqiptarë.
Topuzi theksoi se, në vend që të arrijë të ndikojë tek një audiencë më e gjerë, La Civita ka arritur vetëm të ngrohë militantët e Partisë Demokratike.
‘Edhe në fushatë fjalimin e ka të ngadaltë, ai e ka thënë që ka ardhur për të bërë fushatë dhe s’jam i dërguar i Shtëpisë së Bardhë. Shumë pak mund të ndikojë, ai e vetmja gjë që ka bërë është që ka ngrohur më shumë militantët e PD dhe kaq’, tha ai.
Komente
