Gazetari Kujtim Topuzi, ka komentuar angazhimin e këshilltarit të PD Chris La Civita në fushatën politike të kësaj partie.
Ai u shpreh se La Civita, nuk mund të ketë ndikim tek votuesit shqiptarë.
Topuzi theksoi se, në vend që të arrijë të ndikojë tek një audiencë më e gjerë, La Civita ka arritur vetëm të ngrohë militantët e Partisë Demokratike.
‘Edhe në fushatë fjalimin e ka të ngadaltë, ai e ka thënë që ka ardhur për të bërë fushatë dhe s’jam i dërguar i Shtëpisë së Bardhë. Shumë pak mund të ndikojë, ai e vetmja gjë që ka bërë është që ka ngrohur më shumë militantët e PD dhe kaq’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Fushata/ Praktikante e besimit mysliman, kandidatja e PS tregon pse u fut në politikë: Mbështesim SPAK! Vataj ironizon PD: LaCivita nuk iu sjell asnjë ndryshim
S.B/E.H/ReportTv.al
