Politikë

Fushata e PS/ Lezha spikat me prezantimin, nga Lahuta e Malësisë te recitimi i poezisë së Gjergj Fishtës, Manja kërkon 4 mandate

12 Prill, 13:02| Përditesimi: 12 Prill, 13:44

  • Share

 

Qarku i Lezhës spikati me prezantimin në çeljen e fushatës së PS, ku u prezantuan jo vetëm me Luhutën e Malësisë, por edhe Nikolla i Vogël recitoi poezinë Gjuha Shqype të Gjergj Fishtës. Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja tha se duan të paktën 4 mandate.

“Nuk do flas gjatë, Shqipëria ka qenë prej moti në Europë, por me Ramën dhe PS më 11 maj ne do ta sjellim Europën në këtë shesh për të folur shqip edhe ne njëlloj si gjithë të tjerët në familjen europiane. Votojmë PS për të marrë jo më pak se 4 mandate nga 7 që ka qarku i Lezhës”, tha Manja.


Lajmi kryesor:

Fushata e veçantë e PS/ 12 yje për 12 qarqe, ekipi parakalon në shesh si në ‘olimpiadë’, prezantohen me këngë e valle tradicionale! Drejtuesit vënë 'bast' për mandatet


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?