Politikë

Rama me të rinjtë: Shqipërinë me bufin e mori lumi! Po të ishte PS nga ’92! Negociatat duhet të mbyllen deri në 2027

16 Prill, 18:58| Përditesimi: 16 Prill, 22:45

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama, pasditen e sotme, ka zhvilluar një takim me votuesit për herë të parë të tre njësive në Tiranë. Rama ka thënë se nëse PS do të ishte në vitin 1992 në pushtet, Shqipëria sipas tij do të ishte në BE.

Kreu i PS-së foli për trazirat e vitit ’97, ku, sipas tij, të rinjtë e pranishëm në takim nuk e kanë jetuar "zhurmën e kallashnikovëve".

Sipas Ramës, Shqipëria dikur ka humbur disa shanse historike, të cilat në zgjedhjet e 11 Majit nuk duhet t’i përsërisë.

"Por nëse do ta vazhdojmë pak më tej, unë e kuptoj shumë mirë që shumë nga shokët dhe shoqet e mia, që nuk kanë parë çfarë kemi parë ne me sytë tanë, që nuk e dinë se nga është nisur ky qytet për të ardhur këtu ku është sot, që nuk e kanë jetuar historinë e viteve ’90, që nuk e kanë përjetuar Shqipërinë në prag të humnerës, që nuk i kanë parë rrugët të mbushura me njerëz të armatosur, që nuk kanë fjetur ndonjëherë në zhurmën e kallashnikovëve, që nuk kanë parë çdo mbrëmje në televizor se sa vetë ishin vrarë rrugëve, sot bëjnë pyetje: 'Po përse PS?'.

Njëri prej argumenteve është se, nëse PS do ta kishte pasur detyrën për të drejtuar vendin në mënyrë të pandërprerë që nga viti 1992 e deri më sot, Shqipëria do të ishte sot në Bashkimin Evropian. Nuk do të kishte humbur disa momente historike, disa shanse të pakthyeshme, duke rënë në humnerë dhe, nga ana tjetër, në të gjitha herët dhe vendet, qoftë në krye të vendit, qoftë në krye të bashkive, kurdoherë që të tjerët kanë pasur mundësinë për të drejtuar, vendi dhe çdo bashki e tij ka dalë më keq sesa kur e ka marrë drejtimin Partia Socialiste. Në të gjitha rastet, çdo herë që PS ka marrë drejtimin e vendit, gjërat kanë qenë më mirë."-tha Rama.

Më tej, Rama ka sjellë në vëmendje etapat historike të Shqipërisë nga koha e Skënderbeut deri tek koha e rrëzimit të diktaturës. Ndryshe nga takimet e tjera, ku Rama ka folur për trashëgiminë që figurat historike i kanë lënë shqiptarëve për të parë nga Perëndimi, ai ka shtuar se shqiptarët, në kohën kur rrëzuan diktaturën, e patën si thirrje të brendshme parullën ‘Duam Shqipërinë si Europa’.

“Skënderbeu, heroi kombëtar, nuk është se donte të shkonte në BE, se s’kishte BE atëherë. Por ai na tha neve që atje ishte destinacioni. Kur erdhën rilindasit, nuk kishte BE, por ata luftuan për një alfabet dhe na lanë vargun madhështor ‘Drita lind andej nga perëndon’. Edhe Ismail Qemali kishte objektiv shkëputjen nga Lindja dhe bashkimin me Perëndimin. Pas rënies së komunizmit, erdhi thirrja nga vetë populli: ‘E duam Shqipërinë si Europa’. Pastaj e mori bufi dhe e mori lumi Shqipërinë.”-tha Rama. 

Rama nuk i kurseu batutat me vajzat që votojnë për herë të parë, duke i kërkuar atyre që të përdorin fuqinë tërheqëse që të bindin djemtë e lëkundur që të votojnë për PS më 11 maj.

"Nëse ata janë të lëkundur tolerojini, nëse thonë se do votojmë për bufin e kënetës, lërini, mos i shihni me sy, dënojini, mos ja varni fare. 

Pastaj po qe se i doni aq shumë sa të ktheheni prapë tek ata lërini ca kohë të pendohen dhe kthehuni kur t'ju japin fjalën që nuk do ta përsërisin më atë gabim. ‘-tha Rama.

Rama është ndalur edhe te vendi ku ka qenë duke u zhvilluar takimi me të rinjtë, në zonën e quajtur Tregu Elektrik. Rama ka thënë se më parë ky vend, sipas tij, ka qenë i rrënuar dhe i rrëmujshëm, kur në fakt sot është krejtësisht ndryshe.

“Këtu ka qenë një bërllok që quhej ‘Tregu Elektrik’, i mbushur me lloj-lloj frigoriferësh, lavatriçesh sipër, tharëse flokësh. Ky është një qytet që, kur unë u zgjodha kryetar bashkie, ndriçohej vetëm nga 78 llampa neoni në të gjithë pjesën e brendshme të Tiranës. Ishte i mbushur me ndërtime pa leje, rrëmujë, kioska – një tmerr. Sot është plot me turistë nga e gjithë bota. Tirana pret 1 milionë turistë. Na duhet të vazhdojmë ndërtimin e infrastrukturave të mëdha, ashtu siç kemi filluar.”-tha Rama. 

Ora 20:05
Rama: PD ka më shumë kandidatë për deputetë nga Big Brother, se sa nga primaret

 

Gjatë takimit me të rinjtë dhe të rejat e njësive 1, 2, 3 në Tiranë këtë mërkurë, kryesocialisti Edi Rama ironizoi edhe për procesin farsë të primareve.

"Këta demokratët që u shkojnë mbrapa nuk i marr vesh fare, mirë ata që duan pushtet. I patë primaret, bënë primare, u thanë futuni se do votojë populli demokrat dhe kush do votohet do bëhet deputet. A thua se ju thanë futuni që t’ju shohim kush ka më shumë vota t’ju këpusim kokëm dhe më shumë deputetë nga Big Brother se sa nga primaret",-tha Rama.

Ora 19:45
Rama batuta me vajzat: Fuqinë tuaj tërheqëse përdoreni për djemtë e lëkundur, kush voton kënetën lëreni

 

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me vajzat që votojnë për herë të parë, duke i kërkuar atyre që të përdorin fuqinë tërheqëse që të bindin djemtë e lëkundur që të votojnë për PS më 11 maj.

"Nëse ata janë të lëkundur tolerojini, nëse thonë se do votojmë për bufin e kënetës, lërini, mos i shihni me sy, dënojini, mos ja varni farë.

Pastaj po qe se i doni aq shumë sa të ktheheni prapë tek ata lërini ca kohë të pendohen dhe kthehuni kur t'ju japin fjalën që nuk do ta përsërisin më atë gabim.

Por ai gabim ama do tu rrijë mbi kokë gjithë jetën, sepse më 11 maj ne do marrim atë që na takon për ta çuar Shqipërinë në BE.

Kur ju të merrni pasaportën në dorë, do thoni e kam dhe unë qepallën time këtu te kjo pasaporta. Kurse ata do shohin pasaportën dhe do thonë “rroftë dashnorja ime se të ishte për mua nuk do futesha kurrë në BE”.

E kam serioze, nuk është për shaka kjo. Na duhet çdo votë, na duhet çdo lidhje të vihet në funksion të kësaj vote.

Kështu që fuqinë tuaj tërheqëse mbi ata djem të lëkundur duhet ta vini në dispozicion të atdheut për të votuar në 11 maj për PS", tha ai.

Ora 19:32
Rama: Deri dje në Tiranë rrinin vetëm ata që nuk kishin mundësi të iknin gjëkundi, sot pret 1 milionë turistë në vit

 

Gjatë takimit me të rinjtë dhe të rejat e njësive 1, 2, 3 në Tiranë këtë mërkurë, kryesocialisti Edi Rama foli edhe për transformimin e Tiranës, kur në krye të bashkisë së kryeqytetit kanë qenë socialistët.

"Këtu ka qenë një bërllog që quhej “Tregu Elektrik”, i mbushur me lloj-lloj frigoriferësh, lavatriçesh sipër, tharëse flokësh Shikoni çfarë është bërë këtu! Këtu është Europë. Në të gjitha pikat ku kemi shkuar ka një ndryshim shumë të madh. Ky është një qytet që, kur unë u zgjodha kryetar bashkie, ndriçohej vetëm nga 78 llampa neoni në të gjithë pjesën e brendshme të Tiranës. Ishte i mbushur me ndërtime pa leje, rrëmujë, kioska, një tmerr. Dhe sot kjo Tiranë është një kryeqytet europian që pret 1 milionë turistë në vit. Deri para disa vitesh, në Tiranë rrinim vetëm ata që nuk kishim mundësi të shkonim gjëkundi. Sot është plot me turistë nga e gjithë bota. Na duhet të vazhdojmë ndërtimin e infrastrukturave të mëdha, ashtu siç kemi filluar",- tha Rama.

Ora 19:23
Rama: Edhe kur u rrëzua Enveri, shqiptarët thirrën ‘E duam Shqipërinë si Europa’, pastaj e mori bufi dhe e mori lumi

 

Kryeministri Edi Rama ka folur sot gjatë një takimi me votuesit për herë të parë në Tiranë, në kuadër të fushatës elektorale. Ai ka sjellë në vëmendje etapat historike të Shqipërisë, që nga koha e Skënderbeut e deri në rrëzimin e diktaturës, duke theksuar se shqiptarët nuk janë shkëputur asnjëherë nga qëllimi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

"Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, nuk donte të shkonte në BE – sepse nuk kishte BE atëherë – por ai na tregoi se atje ishte destinacioni. Kur erdhën rilindasit, ende nuk kishte BE, por ata luftuan për një alfabet të përbashkët dhe na lanë vargun madhështor: ‘Drita lind andej nga perëndon’. Edhe Ismail Qemali kishte si objektiv shkëputjen nga Lindja dhe bashkimin me Perëndimin. Pas rënies së komunizmit, erdhi thirrja nga vetë populli: ‘E duam Shqipërinë si Europa’. Pastaj, e mori bufi dhe e mori lumi Shqipërinë", u shpreh Rama.

Ora 19:17
Rama batuta për sloganin e opozitës me të rinjtë e Tiranës: Qesharake kur thonë do ta bëjmë Peqinin dhe Pukën madhështore

 

Kryesocialisti Edi Rama, pasditen e sotme, ka zhvilluar një takim me votuesit për herë të parë të tre njësive në Tiranë. Ai theksoi se Shqipëria nuk duhet ulë kurrësesi ritmin e punës për mbylljen e negociatave në 2027, pasi mund kjo mund të jetë fatale për anëtarësimin e vendit në BE.

'Negociatat me BE janë një marrëdhënie dypalëshe: ti bën detyrat e tua, ata duhet të bien të gjithë dakord. Dhe deri më sot, nga ana e tyre kanë marrë kohë dhe na kanë vonuar dhe na kanë vonuar. Sot, për arsye të tyre, pavarësisht faktit që ne kemi bërë detyrat, ata kanë hapur derën dhe, për herë të parë që nga viti 1991, duan edhe ata që ta marrim brenda. Kjo do të thotë se kjo derë e hapur nuk do të rrijë pafundësisht e hapur.

BE ka thënë që deri më 2027 duan t’i mbyllim negociatat me ju. Kjo do të thotë që duhet të punojmë ditë e natë për t’i mbyllur negociatat.Nëse negociatat nuk mbyllen në 2027, historia mund të zvarritet",-tha Rama.

Kryesocilisti e quajti qesharake sloganin e Partisë Demokratike në këto zgjedhje parlamentare.

"Po a mund të quhet kjo "normale", një alternativë që nuk e ka turp të thotë se do ta bëjë Shqipërinë madhështore?

Si do ta bëjnë madhështore? Shqipërinë nuk kemi nevojë ta bëjmë "madhështore", sepse kjo tingëllon shumë qesharake kur e themi. Ne, Shqipërinë, do ta bëjmë anëtare të Bashkimit Evropian. Kaq.

Pastaj, gjëja më qesharake: shkojnë në Peqin dhe thonë "do ta bëjmë madhështor", do ta bëjmë Pukën madhështore, Maliqin madhështor, Sharrën madhështore... Histori komplet qesharake.

Neve na duhet të jemi të bashkuar, të shohim drejt dhe të mbyllim negociatat e anëtarësimit",-tha Rama.

Ora 19:15
Rama: Shqipëria duhet të mbyll negociatat me BE deri në 2027, Mali i Zi i ka filluar në 2012, akoma s'është anëtarësuar

Kryesocialisti Edi Rama, nga takimi me votuesit për herë të parë të njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë tha se Shqipëria duhet të mbyll negociatat me BE deri në 2027.

Rama tha se Mali i Zi i, Serbia dhe Maqedonia e Veriut i kanë filluar negociatat para disa vitesh dhe akoma s'janë anëtarësuar.

'Shqipëria duhet të mbyll negociatat me BE deri në 2027. Mbyllja e negociatave nënkupton që 1 mijë vetë nga ana jonë nën drejtim e 36 a 38 negociatorëve duhet të negociojnë çdo lloj gjeje për të bërë marrëveshje deri në 2027 që vendi të bëhet pjesë e BE. 1 mijë vet janë andej që merrem me çdo detaje, çdo gjë që lidhet me shtetin dhe këto negociata deri në 2027 janë negociata më të shpejta në BE pas Finlandës që i ka bërë për një vit, po ajo është Finlanda nuk kemi ca diskutojmë. Disa thonë ka disa vite Rama që na thonë do na çoj në në BE dhe ju do ti thoni po Mali i Zi që i ka filluar në 2012, pse nuk është në BE meqënëse qenka Rama që e paska fajin, po Maqedonia e Veriut, po Serbia pse nuk është në BE”, tha ai.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?