Sherr për rrugën në Hamallaj! Vëllezërit Nikolla dhunojnë me shkopa bejsbolli familjen Kaçi, gardisti qëllon me armën e shërbimit, arrestohet nga AMP

30 Korrik 2023, 11:12| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 11:39

  • Share

DURRËS- Me shkopa bejsbolli dhe armë, përfundoi sherri masiv për rrugën, midis dy familjeve në Hamallaj të Durrësit, ku 3 persona morën plagë të rënda. Ngjarja ndodhi paraditen kësaj të diele në lagjen e Hidrovorit mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi. Report Tv solli edhe videon e sherrit.

Vëllezërit Nikolla kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi. Në mesin e burrave të familjes Nikolla që dhunuan familjen Kaçi, ishte dhe Martin Nikolla, punonjës i Gardës dhe shoferi zëvendësues i kryetares se parlamentit Lindita Nikolla. Kjo e fundit ka dënuar aktin e rëndë dhe ka kërkuar që drejtësia ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen.

Martin Nikolla, punonjës i Gardës, ka qëlluar me armën e shërbimit në ajër, por fatmirësisht nga të shtënat nuk është lënduar askush. Menjëherë, Ministria e Brendshme e ka përjashtuar nga Garda, ndërsa AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore), e ka arrestuar për tre vepra penale, “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Po ashtu në pranga është vënë edhe vëllai i tij, Alfred Nikolla, 46 vjeç.

Ka qenë Pjetër Kaçi, 80 vjeç, kryefamiljar i familjes Kaçi, i cili po kalonte në rrugën e lagjes kur Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë rrugën duke i thënë pse na sheh dhe pas këtij debati e kanë goditur të moshuarin. Më pas, duke parë konfliktin janë afruar djemtë e të moshuarit, Paulin, Kastriot dhe Sajmir Kaçi, dhe janë përfshirë në sherr me familjen Nikolla, anëtarët e së cilës i kanë goditur me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete të tjera të forta.

Shkak i sherrit janë konflikte të vazhdueshme për rrugën e lagjes të cilën banorët e kanë shtruar para 10 vitesh me lekët e tyre, si edhe disa rrethime të komshinjve që familja Nikolla kërkon t’i heqë pavarësisht se kanë nga 30 vjet që janë aty. 

Një nga të plagosurit Paulin Kaci thotë për Report TV se dy familje kanë rreth 6 muajsh debate për shkak të rruges së përbashkët  dhe vëllezërit Nikolla i ofendojnë vazhdimisht.

"Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, se më kalon ngjit me shtëpinë. Duan se s’bën me bo rrugën këtu dhe bëjnë të fortin, mos me pas as majtas as djathtas, veç drejt sipas tyre. Janë dikushi dhe kjo gjë ndodh këtu. Bëri katër a pesë muaj që kemi pas debate. Vetëm ne kemi si lagje, se vetëm ne jemi këtu afër. Sa herë të kalojnë në oborr të shtëpisë time, më ofendojnë babën, nënën, kunatë e të gjithë. Shteti e ka në dorë këtë gjë, se të shtijë një person në ajër me na vra, pesë 6 herë ka qëlluar. Ne kemi fëmijë, motra, kunata nëpër oborr të shtëpisë", thotë Kaçi. 

Duke iu referuar muajëve të tërë në konflikt dhe mos gjetjen e një zgjidhje të prokuroria, dhe policia, Kaci I kërkon ndihmë kryeministrit për shmangjen e përshkallëzimit

I bëj thirrje Edi Ramës të merret me këtë çështje. Po përdorin armën e shtetit për të fortë. Skandal i gjallë. Kërkoj urdhër mbrojtje nga gjykata, ta zgjidhin këtë problem. Çdo herë vetëm konflikte me këta. Jo vetëm me ne, me me axhallarët, me halla. Ne s’jemi të gjithë të këqij", tha ai. 

Si pasojë e dhunës me shkopa bejsbolli janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit pasi ka pësuar fraktura të shumta. Ndërkohë, janë shoqëruar nga policia të gjithë personat e përfshirë në ngjarje.

 

Ora 22:32
Sherri mes dy familjeve në Hamallaj, arrestohet një tjetër anëtar i fisit Nikolla

1690712410_fushkruje.jpg

Alfred Nikolla, 46-vjeç është arrestuar nga policia pas konfliktit të ndodhur mesditën e sotme në Hamllaj, pasi u përplasën anëtarë të fisit Kaçi me sende të forta. Në lidhje po me këtë ngjarje, AMP prangosi vëllain e këtij të fundit, Martin Nikolla, i cili punonte gardist. Gjatë konfliktit Martin Nikolla ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit.

Ora 20:11
Dhunoi familjen Kaçi në Hamallaj dhe qëlloi me pistoletën e shërbimit, AMP arreston gardistin Martin Nikolla

1690712410_fushkruje.jpg

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar gardistin Martin Nikolla, i cili u përfshi sot bashkë me të afërmit e tij në një sherr në Hamallaj me familjen Kaçi. 50-vjeçari madje qëlloi me armë zjarri në ajër.

'Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor M. N., pasi dyshohet se është përfshirë në një konflikt me sende të forta dhe ka përdorur armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ka qenë në detyrë, duke kryer veprime të kundërligjshme.

Veprimet proceduriale u kryen mbi bazën e njoftimit për një ngjarje me armë të ndodhur sot në fshatin Hamallaj Durrës, ku punonjësi i Gardës së Republikës ka kryer veprime antiligjore, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime me dashje të disa shtetasve. Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, u krye “Arrestimi në flagrancë” i shtetasit M. N., 50 vjeç, me detyrë N/Oficer Sigurie në Grupet e Shoqërimit, pranë Gardës së Republikës të Shqipërisë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.'- njofton AMP.

Ora 18:49
Shoferi i saj u përfshi në sherrin në Hamallaj dhe qëlloi me armën e shërbimit, reagon Nikolla: Akti i dënueshëm! Drejtësia ta zbardhë sa më shpejt

1685601834_1662999861LinditaNikolla.jpg

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Hamallaj, ku Martin Nikolla, me profesion gardist si dhe shoferi zëvendësues i kryeparlamentares qëlloi me armën e shërbimit në ajër.

Nikolla dënon aktin e rëndë të gardistit e përshëndet policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.

“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës  së Republikës (që nga viti 2006) Martin  Nikolli është e dënueshme. Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot. Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji.”- shkruan Nikolla.

Një sherr masiv ndodhi sot në Hamallaj të Durrës, pas konfliktit për rrugën midis dy familjeve. Për pasojë tre persona u plagosën, kurse Ministria e Brendshme përjashtoi menjëherë gardistin Martin Nikolla I cili qëlloi në ajër me armë. Policia ka shoqëruar të gjithë personat në konflikt.

Ora 13:02
Sherri në Sukth/ I plagosuri Paulin Kaçi: Po përdorin armën e shtetit për të na vrarë, gjykata të na japë urdhër mbrojtjeje

 

Një prej të plagosurve nga sherri në Sukth të Durrësit, Paulin Kaçi flet për Report Tv, ndërsa tregon edhe si ndodhi ngjarja. Ai thotë se ishin vëllezërit Nikolla ata që dhunuan babin e tyre, Pjetër Kaçin. Konflikti bëhet për rrugën në lagje, ndërsa Paulin Kaçi i bën thirrje gjykatës që të marrin urdhër mbrojtjeje, pasi kanë frikë se sherri me vëllezërit Nikolla mund të agravojë sërish. Ai thotë se kanë prej rreth 6 muajsh debate dhe se vëllezërit Nikolla i ofendojnë vazhdimisht.

"Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime. Kanë dalë para për me gjujt babanë, gjithë si vëllezërit. Kemi ardhur ne kemi bërë debat dhe ka nis dhuna me shkopinj. Me armë kanë shtënë drejt nesh katër apo pesë herë, afti ynë që s’na kanë kap. Ishte duke na vra Martin Nikolli, janë të fortë. Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, se më kalon ngjit me shtëpinë. Duan se s’bën me bo rrugën këtu dhe bëjnë të fortin, mos me pas as majtas as djathtas, veç drejt sipas tyre. Janë dikushi dhe kjo gjë ndodh këtu. Bëri katër a pesë muaj që kemi pas debate. Vetëm ne kemi si lagje, se vetëm ne jemi këtu afër. Sa herë të kalojnë në oborr të shtëpisë time, më ofendojnë babën, nënën, kunatë e të gjithë. Shteti e ka në dorë këtë gjë, se të shtijë një person në ajër me na vra, pesë 6 herë ka qëlluar. Ne kemi fëmijë, motra, kunata nëpër oborr të shtëpisë.

I bëj thirrje Edi Ramës të merret me këtë çështje. Po përdorin armën e shtetit për të fortë. Skandal i gjallë. Kërkoj urdhër mbrojtje nga gjykata, ta zgjidhin këtë problem. Çdo herë vetëm konflikte me këta. Jo vetëm me ne, me me axhallarët, me halla. Ne s’jemi të gjithë të këqij. Institucionet të marrin masa për këtë çështje që të mos bëhet ndonjë gjë më e madhe që të marrë përshkallëzim", tha ai për Report Tv.

Ora 12:42
Sherri në Sukth, përjashtohet nga garda punonjësi që qëlloi me armën e shërbimit

Martin Nikolla, gardisti që u përfshi në sherrin në Sukth të Durrësit është përjashtuar nga Garda, me firmë të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. 

“Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit. Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës. Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij”, njofton ministria e Brendshme.

Ora 12:19
Sherri në Sukth/ Policia: Punonjësi i gardës qëlloi në ajër me armë zjarri! 6 të shoqëruar

1690712410_fushkruje.jpg

Policia ka dhënë njoftim për sherrin mes familjes Nikolla dhe Kaçi. Policia thotë se punonjësi i gardës qëlloi me armë zjarri në ajër, por nuk është lënduar asnjë person nga të shtënat. Ndërkohë në polici janë shoqëruar të 6 personat e përfshirë në konflikt.

“Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë”, njofton policia.

Ora 11:36
Sukth/ VIDEO nga momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi

Ky është momenti i sherrit mes dy familjeve Nikolla e Kaçi në Sukth të Durrësit. Dy familjet janë zënë për rrugët e lagjes, ndërsa kanë qenë vëllezërit Nikolla që e kanë nisur të partë sherrin dhe kanë dhunuar me shkopa bejsbolli anëtarët e familjes Kaçi. Vëllezërit Nikolla kanë qëlluar me armë zjarri pesë herë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 31/07/2023 09:14

    Kalbini ne burg keto SHPELLARE te majte e te djathte, se nuk besoj se do behen njerez ndonjehere...

    Përgjigju
  • Колорадо: 31/07/2023 00:54

    Vetem ne shqiperi ndodhin keto

    Përgjigju
  • Iris: 31/07/2023 00:29

    Kaci e Nikolla ne Durres?! Keta nuk jane vendas,por te ardhur dhe fatkeqesisht sollen me vete dhe zakonet e origjines e 32 vjet akoma nuk i kane ndryshuar e nuk jane adaptuar me vendin e ri dhe per cfare u zune e u pergjaken?-Per nje rruge te perbashket ne te mire te tyre e te civilizimit dhe per nje /pse me shikon?/!! Dhe pastaj Lali Eri qahet per opinionet ndaj te ardhurve. S'ke si te mendosh ndryshe kur t'a bejne per borxh.

    Përgjigju
  • joni: 30/07/2023 21:22

    Si po e perdhosin shtetin perdite njerzit e rames. Eshte e frikshme. Zoti na rujt

    Përgjigju
    • Artan: 31/07/2023 02:02

      Keta jane maloket e Sales qe kane zbrit ne 90, po nejse

  • Faik: 30/07/2023 20:54

    Arben Ahmetaj RREZIK KOMBÈTAR pèr SHQIPÈRINÉ dhe FÉMIJÈT SHQIPTARÈ !!!! Arben KRYEHAJDUT Ahmetaj RREZIK NDÉRKOMBÈTAR edhe pèr BRITANINÈ e MADHE !!!! MBRETÈRIA e BASHKUAR (UNITED KINKDOM) , té ketè KUJDES (WARNING) me AZILIN e KRYEKRIMINELIT dhe KRYEHAJDUTIT Arben Ahmetaj !!!! Arben Ahmetaj èshtè njé KANIBAL i URRYER , KRYE HAJDUT i PÈRSHTIRÈ , KRYE GRABITQAR i NEVERITSHÉM , KRYE KUSAR , GJSKPRISHUR , GJAK PIRÈS FÈMIJÈSH , FUNDÉRRINÉ , SHUSHUNJÉ e PISTÉ !!! Arben Ahmetaj LEPURI duhet me patjetèr té EKSTRADOHET dhe té DÉNOHET me VARJE nga GJYKATA USHTARAKE , sepse ka SHPOPULLUAR SHQIPÈRINÈ dhe ka RRÉNUAR EKONOMINÉ e Familjeve SHQIPTARE , qè NUK kané mundur té USHQEJNÉ FÉMIJÉT e tyre me 3 VAKTET DITORE !!!!! Arben Ahmetaj RREZIK KOMBÈTAR dhe RREZIK GLOBAL , sepse NUK mund té jetojè PA VJEDHUR dhe GRABITUR !!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/07/2023 20:53

    Komplett ky pushtet nga koka e gjer në sanitarin janë kriminel ordiner!

    Përgjigju
  • Turi: 30/07/2023 19:25

    O maloker akoma zieni per rrugen.yt bajga.

    Përgjigju
  • Bledi.BR: 30/07/2023 18:55

    Kjo çështje zgjidhet vetëm si ne Brazil, ku presidenti nxori nje dekret qe populli te mbrohet vete nga gangsteret, kështu do ishte mire edhe ketu, pastaj ska jo te forte, jo me pushtet jo te gardës jo te deputetit.

    Përgjigju
  • Lala: 30/07/2023 17:23

    Sherr per rrugen? Ju lumte Pushka.pse Su vrat me mir.ca me Pak .Pak E sakt Si I thone

    Përgjigju
  • Scutari: 30/07/2023 17:19

    Shërbimi i gardës duhet të pushojë se ekzistuari. Nuk ka pse duhet të paguhet turli lloj halabakësh për të ruajtur 5ë zgjedhurit që populli i ka zgjedhur vetë t'a vjedhin!

    Përgjigju
  • Qimi: 30/07/2023 15:17

    Popull Anadollak

    Përgjigju
  • Ceni: 30/07/2023 15:15

    Ketyre u duhej shkruar nje manual kur zbriten se si duhet sjelle ne fushe!! Megjithate rrofte birisha!!

    Përgjigju
    • Roko: 31/07/2023 06:14

      Ik ore bajge mos na beni moral se per pi..prone e para jane... po...dhe do te vriten robt gjithe jeten... sidomos ne shtetin qe voton ti rregullidht

    • Ceceni: 30/07/2023 17:04

      Këtë manualin do e shkruaj babai yt që ka mbirë në fushë?

  • Alia: 30/07/2023 15:13

    Neandertali sapo ka filluar në Albanistan. Do duhen nja 1000 vjet të bëhemi si Mali i Zi apo Maqedonia (pjesa jo shqiptare), se për pjesën tjetër të botës, sa të jetë njerëzimi nuk kemi për t’u afruar kurrë. Rracë prehistorike që vetëm bishti na mungon, se brirët në kokë i kemi me kohë.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 30/07/2023 15:10

    Ky gardisti Nikolla eshte mekembsi i kryetares kyvendit? Bravo! Bravo! Eshte nje minishow i gurores Krujes ku Rrajat e kryeministrit dhane gjithe atë spektakel duke na dhene rendimentin me te larte social-bërjen e shokut Tao minister te permrenshem. Shoku Tao ne funksionin e siper di si ti ezauroj keto kolpo te efektivave te ministrise se permrenshme.

    Përgjigju
  • Tepelena: 30/07/2023 14:15

    Garda ktyre vetem me miq e njerz te krimit me 100 precedent E kane bere garden si polici private mbrojne vetem kriminele Dhe biznesmen e kengetar vip, duan te behen si ato dhe kto policet e gardes Dhe i fluturon mendja , bejne te fortin kot me armen e punes.. Skane ndershmeri e ndergjegje as moral vetem te perfitojne nga detyra Dhe mundsisht te zaptojne dhe prona dhe te vene ndonje gjobe ku munden ose ndonje mashtrim se gjoja do i gjejne vende pune Nderkohe ka nje komandant dhe nje staf ordiner qe e kane kthyer ne prone private vetem me pagesa e rryshfete i mbajne ne pune thjesht per ti dhene nje dokument ID njerezve me probleme dhe nje arme me leje.. Njerez plera i hasim kudo perdite si ne polici e garde e kudo me perfitime Nga vendi punes mundohen te bejne te fortin.

    Përgjigju
  • Berti: 30/07/2023 13:56

    Pronat e zaptuara NUK do ti gezoje asnje , do vriten kafshet e pyllit me njeri tjetrin per gjene e zaptuar dhe hasmerite do vazhdojne me vite deri sa te shuhen rrace e m…. Ka patur nje arsye pse dikur shtepite ne veri ishin larg njera tjetres , keta njerez nuk dine te jetojne ne komunitet , nuk jane te afte te arsyetojne dhe bisedojne . Sali Berisha leshoi kete plage neper Shqiperi si mallkim i nje njeriu qe nuk e ka dashur kurre kete vend e na i beri peshqesh keta barbare .

    Përgjigju
  • Nardi: 30/07/2023 13:10

    Bravo shume mire, heres tjetër merrni edhe hekura . Çfarë vemjesh akoma do i zgjidhin me sherr dhe shkopinj dhe arme hallet. Po normal kur nuk ka shtet.

    Përgjigju
  • Populli: 30/07/2023 12:58

    Cfare behet keshtu ne kete vend,a do vazhdoje te kete akoma kesoj monstrash qe zaptojn pa te drejte prona te shtetit,dhe kercenojn dhe dhunojn njerez te veshur nen petkun e shtetit ,te favorizuar she mbrojtur nga shteti,pa te drejt dhunojn njerez te gjore pa perkrahje.Duhet me patjeter te ndryshojn ligjet nga ministria brendshme dhe te kete denime te ashpra per kto monstra! Ligji i barabarte per te gjithe

    Përgjigju
    • Berti: 30/07/2023 14:01

      Te dy palet ne kete rast jane zaptues pronash , sot ishte muhabet thjesht kush ishte me i forti . Jetojme ne epoken e fiseve barbare .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?