Nga rekrutimi prej Ndrea Prendit, te shoqërues i Presidentit Topi! Detajet për gardistin që qëlloi me armë në Hamallaj

30 Korrik 2023, 20:55| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 22:27

  • Share

Një sherr për rrugën midis dy familjeve, familjes Nikolli dhe familjes Kaçi në Hamallaj të Durrësit, u raportua paraditen e sotme.

Të dyja palët e përfshira në konflikt mësohet të jenë kushërinj me njëri tjetrin. Midis burrave të familjes Nikolla që dhunuan familjen Kaçi shfaqej Martin Nikolli, punonjës i Gardës së Republikës.

Siç mësohet, Martin Nikolli ka filluar punë në Gardën e Republikës në korrik të vitit 2006, me detyrën shofer në zyrën për shërbimet e delegacioneve. Në këtë detyrë është rekrutuar asokohe nga Ndrea Prendi, Komandanti i përgjithshëm i gardës, i njohur për publikun si drejtuesi i grupit të zjarrit që qëlloi me armë zjarri në 21 janar 2011, duke lënë 4 protestues të vrarë.

Më pas, në nëntor të vitit 2007 është emëruar shoqërues / shofer për Presidentin e Republikës Bamir Topi, detyrë që e ka kryer deri në vitin 2012. Në periudhën 2012-2017 ka punuar si shofer në struktura shërbimi në gardë.

Më tutje, prej vitit 2017 deri në vitin 2021 ka shërbyer si Truprojë dhe shofer për zëvendës Kryeministrin.

Së fundmi, prej shtatorit 2021 mbante detyrën e shoferit rezervë për Kryetarin e Kuvendit, por pa qenë asnjë ditë shoferi i makinës së Lindita Nikollës përgjatë aktivitetit të saj të përditshëm si kryeparlamentare./ Tema

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhoni: 31/07/2023 08:42

    Me rekrutimet Qe po bejne Sote Institucionet e Siguris polici ushtri burgje zjarrfiks p bashkiak Apo dhe police Privat me Arsim 9 klas shkoll edhe pa pik kontrolli fizik psikologjik intelektual nuk jane gje keto Rastet e sherrit Qe me median mundohen tia hedhin fajn ketij apo Atij QYTETARET te bejn kujdes nga Ata jo nga pamja se keshtu te hapin barkun 1.5 metr nga toka jan por nga trut jane 00000

    Përgjigju
  • Nami: 31/07/2023 04:10

    Pra kujdeset propoganda qe "shoferin" ta nxjerre si te rekrutuar nga dikush qe 6 vite me vone qe pergjegjes per 21 janarin, e me "tutje" nen presidentin hajdut te gjyqesorit Topi ama qe edhe pse prane maqines se krietares kukudhe te Ramavendit, nuk ia ka ngare asnje dite! Kaq e madhe idiotesia saqe nxjerr nje problem tjeter: shperdorimin e detyres nga kumanda aktuale e gardes qe emeron dike ne nje vend pune qe spunon asnje dite!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?