FUSHË KRUJË-Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në Nikël të Fushë Krujës, ku familja e një biznesmeni është terrorizuar nga grabitësit e armatosur dhe me maska. 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë, ku kanë dhunuar biznesmeni Nazmi Çangu dhe i kanë vjedhur atij para kesh dhe sende me vlerë që kapin shifrën e mbi 100 mijë eurove.
Report Tv ka siguruar videon nga grabitja me armë në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu, ku dallohet një nga grabitësit i veshur me të zeza që i afrohet banesë dhe kërkon të hape portën.
Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe pasi kanë kyçur në një dhomë gruan dhe 4 fëmijët e biznesit, i janë drejtuar atij duke e dhunuar për t'i dhënë çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë. Duke qenë se Nazmi Çungu nuk ka pranuar të tregojë se ku është çelësi i kasafortës, ata e kanë rrahur, i kanë gjuajtur me qytën e armëve dhe e kanë lidhur duke i prerë gishtin duke i shkaktuar fraktura të shumta në trup. Ajo që mbeti pas ishte një njeri i mavijosur në fytyrë dhe trup dhe një krevat i larë në gjak.
Biznesmenit Nazmi Çangu ka një lokal në pronësi të ti, mobileri dhe merret me agro-turizëm. Ai më parë ka punuar në Policinë e Shteti dhe më pas është marrë me tregti private. Ai është i martuar dhe ka 4 fëmijë dhe më parë gjatë viteve 1993-2007 ka pas punuar në Policinë e Shtetit.
Biznesmeni njihej në zonë si një person që jepte para me fajde dhe pikërisht për këtë, policia ka si pistë hetimi lidhjet me ndonjë konflikt borxhi që ka pasur në të shkuarën.
Nazmi Çungu ka qenë edhe dëshmitar në 2016 në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të situatë të mëparshme të biznesmenit për të zbardhur dhe dinamikën e grabitjes së ndodhur sot.
Si ndodhi dinamika e ngjarjes
Nazim Çungu së bashku me gruan dhe fëmijët kanë qenë në një arkë familjare dhe janë kthyer në banesë në orën 23:00 të natës. Pasi kanë rënë për të fjetur, rreth orës 01:00 ata janë zgjuar nga grabitësit që i kishin drejtuar automatikun në fytyrë. 3 prej grabitësve ruanin gruan dhe fëmijët në një dhomë të shtëpisë, ndërsa 3 të tjerë po dhunon biznesmenin që të tregonte çelësin e kasafortës për të marrë paratë. Në tentativë për të rezistuar biznesmeni ka kafshuar një nga garbitësit në dorë dhe në këmbë, por kjo i ka acaruar edhe më shumë ata duke e rrahur për vdekje.Pas dhunimit të Nazmi Çungut ata kanë marrë çelësin dhe kanë marrë më vetë të gjitha paratë dhe sendet me vlerë dhe më pas janë larguar.
Aktualisht policia po punon për zbardhjen e autorëve dhe kapjen e tyre.
Teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e grabitjes, të tjera detaje dalin në dritë ku biznesmeni njihej në zonë si një person që jepte para me fajde. Madje Nazmi Çungu ka qenë edhe dëshmitar në 2016 në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit. Nazmi Çangu pohoi e njihte Ylvi Beqjan dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të situatë të mëparshme të biznesmenit për të zbardhur dhe dinamikën e grabitjes së ndodhur sot.
Ylvi Beqja u gjend në vorbullën e debatit publik pas arrestimit të Emiljano Shullazit, një personazh i njohur i botës së krimit, ndërsa prokuroria e cilësoi si dëshmitar kyç për zbardhjen e kalimit të 20 % të ishhotel Vollgës në portofolin e të arrestuarit.
Pronësia e ishhotel Vollgës ishte kthyer në problemin kryesor të Ylvi Beqes. E rifituar me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave dhe e shitur tek kompania arabe për 800 mijë euro në vitin 1994, prona u bë më pas objekt i një kalvari të gjatë gjyqësor.
Beqja pranoi se iu drejtua për zgjidhje Emiljano Shullazit pasi ishte i pashpresë. Pohon se gjendej nën kërcënim të vazhdueshëm për jetën e tij dhe të djalit, ndërkohë që haste pengesa të pakapërcyeshme për regjistrimin e pronës në hipotekë. Pas marrëveshjes me Shullazin, Beqja thotë se “kërcënimet u ndalën, pengesat u shuan dhe rifitova rehatinë e mëparshme.
Me zë që i dridhej dhe ende nën efektin e përjetimeve të natës së djeshme, goca e biznesmenit në Fushë Krujë që u torturua nga 10 grabitësit në shtëpinë e tij, ka folur për Report Tv. Ajo tha se grabitësit e kanë mbajtur për 3 orë rresht në dhomë dhe se nuk e dinte nëse prindërit i kishte gjallë.
Mes lotëve Xhelona Çangu thotë se grabitësit u premtonin se nuk do i vrisnin, por duhet t'i jepnin çelësin e kasafortës.
“Është një gjë e tmerrshme, një gjë që babi im nuk e meritonte fare, familja jonë nuk e meritonte fare. Një njeri që nuk ika hyrë askujt në hak, shumë i drejtë na rritur me djersë. Kemi parë një traumë me sy, sepse ishin 3 policë në dhomën tonë, ishin me kapuç dhe kostume sportivë. Ndërkohë që dëgjoi babin të bërtiste, shkoi poshtë dhe njeri më doli me pistoletë. I krerova mos të prekte vëllain dhe motrën dhe i pyeta nëse mami dhe babi ishin mirë. Më thanë që janë mirë, vetëm na trego se ku është çelësi i kasafortës. Kanë qenë tre orë aty me pistoletë nuk e dija nëse mami dhe babi ishin gjallë. Kur ikën kemi zbrit poshtë. Ne ishin në dhomën tonë në katin e tretë, ka ardhur xhaxhi ka hapur derën. Kur hapëm derën e dhomës ku ndodhej babi, çfarë të shifje. Kam marrë të fejuarin në telefon, dhe i kam thënë më kanë vrarë babin, ishte pa ndjenja, si mos më ke, i lidhur, gjak gjithë vendin, Kishin hedhur çdo gjë në tokë. 10 veta kundër 1 personi, nuk e di se çfarë donin të gjenin në këtë shtëpi. Betoheshin për familje, por ata nuk kanë familje. Nuk e di a do të flemë më gjumë. ”, tha ajo,
Ora 1 e natës do të shënonte një tmerr për familjen e Nazmi Çangut, i cili ra pre e grabitjes dhe dhunës së 10 personave të maskuar dhe të armatosur. Report Tv u fit brenda banesë së grabitur ku i vëllai i biznesmenit të dhunuar tregon se nga kanë hyrë autorët.
"Erdhën dhe u futën në dhomën e gjumit të çiftit dhe kanë shqyer kasafortën dhe ja rrëmuja e shikoni vetë. Ka qenë një person ka hyrë nga kangjellat dhe ka provuar dy makinat t'i hapë me forcë me kaçavidë. Më pas ka dal pas shpie dhe ka bërë hapjen me trapan të bravës së derës. Gjithashtu 5-6 persona të tjerë kanë hyrë nga dera e pasme dhe kanë dalë po nga kjo derë për të vazhduar nga përroi", tha i vëllai i biznesmenit
10 grabitësit të cilët hynë në shtëpinë e biznesmenit me qellim për të grabitur, siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv kanë shkaktuar një rrëmujë të madhe në shtëpi ndërsa kanë arritur të hapin kasafortën duke marrë të gjitha lekët kesh si dhe sendet me vlerë.
Rroba, libra dhe sende të ndryshme shihen të hedhur mbi krevat. Duket se ata kanë kërkuar në çdo cep të shtëpisë, ndërkohë që krevati në të cilën është torturuar biznesmeni është i larë në gjak.
Biznesmeni Nazmi Çangu ka rrëfyer për Report Tv grabitjen dhe dhunën që ka ndodhur ndaj tij nga 10 persona të armatosur dhe të maskuar. Ai ishte duke fjetur së bashku me familjen në banesën e tij në Nikël të Fushë Krujës, kur në orë 1 të natës kanë hyrë persona të armatosur, e kanë lidhur dhe më pas gjuajtur me qytën e armës dhe dhunuar, madje i kanë prerë gishtin dhe i kanë shkaktuar fraktura të shumta në trup. Ai kërkon nga policia të gjejë autorët.
"Nga 1993-2007 kam punuar në policinë e shtetit dhe pastaj në policinë e Durrësit. Më pas më hoqën për punë partie. Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, çtë mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet më", tha i dhunuari.
Ai trego edhe tmerrin e grabitjes kur tha se ishte në gjumë dhe në momentin që hapi sytë ka parë automatikun në kokë dhe më pas është dhunuar. Ai thotë se ishin 10 persona që kishin rrethuar të gjithë shtëpinë.
"Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt. Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish celsin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte te 8 mijë euro, aty mori edhe celësat, ku ishin edhe celësat e kasafortës. Kishte dhe një kacavitë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë", tha ai.
Kush ka vrare do te vritet,kush ka vjedhur do te vidhet nji lexim i shpejte i bibles,kuranit e librave "te shenjte" do i ndalonte te gjitha krijesat e tipit Nikel Mutation te ndermernin akte kriminale ndaj atyre qe ju ngjajne shume.Po ne nje vend ku analfabetizmi eshte i frikshem krime te tilla jane mese normale.Another day in paradise....
PërgjigjuKeta s'kane qene hajdute,por cete hajdutesh dhe te mireinformuar!
PërgjigjuE para mbani qene ne shtepi....dhe e dyta mbanI arme ...dhe vriteni me arme si qente,,,nuk Marrin vesh ndryshe hajdutet,,,,derri do plumb..jo llafe....
PërgjigjuE kane bo vete, se pse e kane bo e dine kto, Se ska mundsi te ndodh kjo ne ate vend Dhe me kte person dhe kulmi eshte te dali te flasi ky interviste! Jeni njisha..
PërgjigjuTi që llomotit me pseudonimin "krimineli" je nga ato burra që lu me plejstejshën, prandaj të pëlqen dhe ky emër mor plehër. Naçi edhe nlse ka dhën naj lek me përqindje, nuk jua ka dhën me zor të tjerëve, por i jan lutur atij. Zotëria ka një familje të shëndetëshme dhe të mrekullushme. Jeton dhe punon ndershmërisht. I rrespektuar në tër zonënën ku jeton. Zoti ja lehtësoft dhimbjen dhe hallin.
PërgjigjuCa biznesmena thoni, kto vetem vrasin e grabisin, Kjo ishte thjesht mesim nga koleget! Po ktu ne shqiperi eshte te keqen e meksikes. Plera te korruptuar ju dalshin per hundesh..
PërgjigjuA e njihni nazmi cangun ju o pellumba qe komentoni,a e dini se cfare bisnesi ka ???(para me fajde per droge,ose garanton pagesat qe behen ne shqiperi nga grupi nikla.a e dini ju o pellumba se nga ky dhe nga 6 vellezerit e tij jane vrare dhe vetevrare mbi 40 vete ne fushe kruje,a e dini ju qe familja cangu eshte 1 ne nikel dhe leviz tere krimet qe behen ne shqiperi.??? Prandaj mos ja qanj hallin se boll kane qare nenat per viktimat e tyre.
Përgjigjuvellai naim cangut shokut te ngusht te feriz kernajes nehat kulles dhe halil haklajt. nuk e di me siguri me me rrem haken jane kusheri te pare me duket cuna halla cuna daje dicka e tille. xhaja i ylli cangut killer me pagese. per te gjithe ju qe i qani hallin shkruani cangu ne google do shikoni sa biznesmen eshte!
O agrono na fal me dak në pota njishim si ti nuk do e komentonin. Por na u duk familjar dhe Keshtu famije kemi te gjith dhe na u duk ngjarje e e ront.. po qe ( si thua ti) e paska bo hallall ky me dak .. po qe nga ato qe vret note e qan diten . Mir ja kan bo … po jo në syt te femive de gjynof kalamojt nuk ka faj.
Te te dhunohet hapesira qe ndihesh me i sigurte shtepia, eshte tmerr. Nuk gjen paqe e rahati sa te jete jeta. Te ndershmin nuk e le kush me ec ktu.
PërgjigjuTe drejte ke ketu nuk jetojet me.
PërgjigjuBiznesmeni ...?!
PërgjigjuNga fitorja ne fitorje do shkoje vendi inë.
Përgjigju10 veta 100 mije euro Jep edhe 100 mije euro te tjera kush jep informacion. Shit biznesin Merr azil ne europe Mos ja pafsh bojen atdheut tat dhe timin bashke!!!!
PërgjigjuTurp per shtetin, fushkrujen dhe krujen e kane jashte kontrollit totalisht dhe shteti rri ben sehir. Aty ke vrases me pagese, kazino hapur, rrahje e pengmarrje perdite, droge e cdo gje te jashteligjshme dhe policia eshte bashkepuntore ne cdo gje qe behet aty. Turp!!!
PërgjigjuO plako din ku shkojne miqte Jo kudo pse nuk vijne tek un e tek ty Po shkojne pikerisht atje... Ku ka zë nuk eshte pa gjë... Jan siklete qe para mdiave dalin kajmaker E ajka keto... Edhe 10 veta edhe peng shtepija...
Zona fushkruje-thumane del ne cdo statistike te policise por asnjihere nuk ndermerret nji operacion ku te nderhyet shpi me shpi. Ca dreqin na nxjerrin nga 200 police neper rruge, nvend qe te bojne operacione antikrim?? SHISH per ca pagun personelin per te dhone informacione operative apo jo?
PërgjigjuShish-in se merr kush ne konsiderate Perkundrazi dhe e shesin.. Ata thjeshte kane per detyre te mbledhin info Por dhe agjentet nuk kane me motiv te punojne Dhe cdo gje ka marre fund dmth ! Zoti na rujt.. Se policia eshte toalisht e shitur nga i pari tek i fundit. Prandaj ruhuni me forcat tuaja..
Nga ai vend mbushen shume xhepa shefash dhe politikanesh. SHISH jep informacion por vetem aq ka ne dore. Pjesen e reagimit e ka tjeterkush.
po mir mor shoku po ata qe vijne 10 veta e dine qe ke lek ne kasaforte.pse u bere i forte e nuk i jepje celsin e kasafortes?kur dihet qe kush vjen per te vjedh e ke femij e grua ne shtepi do i shfrytezojne qe tja arrijne qellimit nuk po them qe e ke fajin por kur je kaq i apsur sa te kesh 100 mij euro ne shtepi pyete b.then e mer masa ose jepe celsin pa patur keto probleme. keq me vjen o zotri por po ta them qe ata qe kan ardhur e dinin qe do gjenin lek se o te kane spiunuar ose te njohin dhe e ke nga nje i aferti yt qe e di qe ke
PërgjigjuNuk ka shtet o popull. Shiko si e kan terrorrizual nje familje .. Ilan bo kalamajt me trame. Prandaj mos I dorzoni armet. E mbani armen me fishek në fole ne shtepi e juja.shteti duhet te nxxjerri ligjin kush vret njeri qe futet ne shtepie dikujt mos boj as dhe nje dite burg.
Përgjigju