Kronikë

Fushë Krujë/U dhunua nga grabitësit, flet biznesmeni për Report Tv: Më lanë në gjak, më prenë gishtin! Autorët të gjenden, këtu nuk jetohet më

24 Tetor 2021, 11:56| Përditesimi: 24 Tetor 2021, 12:41

  • Share

Biznesmeni Nazmi Çangu ka rrëfyer për Report Tv grabitjen dhe dhunën që ka ndodhur ndaj tij nga 10 persona të armatosur dhe të maskuar. Ai ishte duke fjetur së bashku me familjen në banesën e  tij në Nikël të Fushë Krujës, kur në orë 1 të natës kanë hyrë persona të armatosur, e kanë lidhur dhe më pas gjuajtur me qytën e armës dhe dhunuar, madje i kanë prerë gishtin dhe i kanë shkaktuar fraktura të shumta në trup. Ai kërkon nga policia të gjejë autorët.

"Nga 1993-2007 kam punuar në policinë e shtetit dhe pastaj në policinë e Durrësit. Më pas më hoqën për punë partie. Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, çtë mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet më", tha i dhunuari.

 Ai trego edhe tmerrin e grabitjes kur tha se ishte në gjumë dhe në momentin që hapi sytë ka parë automatikun në kokë dhe më pas është dhunuar. Ai thotë se ishin 10 persona që kishin rrethuar të gjithë shtëpinë.

"Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt. Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish celsin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte te 8 mijë euro, aty mori edhe celësat, ku ishin edhe celësat e kasafortës. Kishte dhe një kacavitë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë", tha ai.

1635069725_dhunacangu.jpg


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Momenti kur grabitësit futen në banesën e biznesmenit për ta grabitur në Fushë Krujë! 10 persona të armatosur me maska dhunojnë dhe lidhin pronarin, marrin 100 mijë euro


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?