Në fshatin Murqinë në Fushë Krujë ka pasur përmbytje të dhjetëra hektarëve të tokave bujqësore si pasojë e reshjeve të shiut. Nga reshjet e shiut, lumi nuk pa pasur dalje nga shtrati ndërsa përmbytja ka ardhur si rezultat i kanaleve të pa pastruara prej kohësh. Në ujë ndodhen sipërfaqe të mëdha tokë dhe sipas raportimeve kjo është hera e 5-të që këto toka përmbyten në harkun kohor të një muaji.
Kanalet përveçse janë bllokuar nga inertet e papastërti, gjithashtu edhe bimësia e ferrat që kanë pushtuar kanalet e bëjnë të pamundur derdhjen e ujërave në lumenj.
Lajmi kryesor:
Reshjet e shiut/ 3455 ha tokë nën ujë në Shkodër, bllokohen disa rrugë në Kukës e Elbasan, shkak rrëshqitja e gurëve! Fryhet lumi i Drinit dhe i Matit
I.K/ReportTv.al