Reshjet e shiut/ 3455 ha tokë nën ujë në Shkodër, bllokohen disa rrugë në Kukës e Elbasan, shkak rrëshqitja e gurëve! Fryhet lumi i Drinit dhe i Matit

1 Shkurt 2021, 09:23| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 16:41

  • Share

Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme në qarkun e Shkodrës, ku më problematike situata vijon të jetë në Obot, Dajç e Velipojë, ku ka shumë sipërfaqe toke bujqësore të përmbytur.

Konkretisht në Shkodër nën ujë janë 3005 ha tokë bujqësore e përmbytur kryesisht fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj dhe Pentar, ku në disa vende niveli i ujit arrin deri në 2 metra. Ndërsa të bllokuara janë rrugët Muriqan-Goricë dhe aksi Dorragjat-Shirq.

Në Lezhë ka pasur intensitete të reshje por fatmirësisht nuk kanë përkeqësuar situatën ku të gjitha akset rrugore janë të hapura. Reshjet kanë sjellë fryrjen e lumenjve Drin, Gjadër, Mat e Drojë me 30-50 cm, por pa probleme.Nën ujë janë 130 ha tokë bujqësore, konkretisht në Bashkinë Lezhë kemi rreth 100 ha, në ish kënetën Torovicë dhe në Bashkinë Kurbin kemi rreth 30 ha, në ish kënetën Gjorm.

Reshjet kanë sjellë shkëputjen e një masivi shkëmbor në afërsi të Urës Çereneçi duke çarë betonin mbrojtës të rrugës së Arbrit. Edhe në qarkun e Elbasanit ka pasur rrëshqitje gurësh e dherash në disa akse rrugore, që po punohet nga firma kontraktore për pastrimin e tyre. Në akset rrugore Elbasan-Qafe Thanë dhe Kryq Shirgjanit-Llixhe ka rrëshqitje dherash e gurësh, ndërsa në aksin rrugor Gramsh-Poroçan ka rrëshqitje dhe shembje të rrugës duke krijuar problem në qarkullimin e mjeteve.

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një sërë problemesh në qarkun e Kukësit, ku rrugët që lidhin fshatrat Gdheshtë, Pistë dhe Vrish me rrugën nacionale kanë pasur rrëshqitje dherash dhe të gurëve duke sjellë bllokimin e tyre. Vështirësi për qarkullim ka edhe në rrugët që lidhin fshatrat me Njësinë Administrative Lekbibaj, që kanë problematika në segmente të caktuara, si dhe rruga që lidh fshatin Tafaj e Gegaj me Njësinë Administrative Tropojë e vjetër Bashkia Tropojë.

Ora 16:40
Përmbytjet/ 3455 hektarë tokë nën ujë në Shkodër! Bashkia kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë në disa njësi administrative

1611656484_obotshkoder.jpg

Bashkia e Shkodrës ka njoftuar mbi situatën e krijuar nga përmbytjet në këtë qark. Në total, sipas njoftimit të tyre, në Shkodër janë 3455 hektarë tokë të përmbytura.

Rruga e Obotit është bërë e pakalueshme për shkak të nivelit të ujit. Ndërkohë në Muriqan, Oblikë dhe Obot janë 1250 hektarë tokë të përmbytura.

Gjithashtu Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç.

Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

Kërkohert mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për njësitë administrative Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Ora 10:32
Fushë Krujë/Përmbytje në fshatin Murqinë, shkak bllokimi i kanaleve

Në fshatin Murqinë në Fushë Krujë ka pasur përmbytje të dhjetëra hektarëve të tokave bujqësore si pasojë e reshjeve të shiut. Nga reshjet e shiut, lumi nuk pa pasur dalje nga shtrati ndërsa përmbytja ka ardhur si rezultat i kanaleve të pa pastruara prej kohësh. Në ujë ndodhen sipërfaqe të mëdha tokë dhe sipas raportimeve kjo është hera e 5-të që këto toka përmbyten në harkun kohor të një muaji.

Kanalet përveçse janë bllokuar nga inertet e papastërti, gjithashtu  edhe bimësia e ferrat që kanë pushtuar kanalet e bëjnë të pamundur derdhjen e ujërave në lumenj.

Ora 10:00
Reshjet e shiut në Kukës, rrëshqitje gurësh bllokohen disa akse! Disa fshatra pa energji elektrike

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një sërë problemesh në qarkun e Kukësit. Në disa akse rrugore pati shkarje inertesh e rënie gurësh të cilat po pastrohen nga kontraktorët, ku rrugët që lidhin fshatrat Gdheshtë, Pistë dhe Vrish me rrugën nacionale kanë pasur rrëshqitje dherash dhe të gurëve duke sjellë bllokimin e tyre. Vështirësi për qarkullim ka edhe në rrugët që lidhin fshatrat me Njësinë Administrative Lekbibaj, që kanë problematika në segmente të caktuara, si dhe rruga që lidh fshatin Tafaj e Gegaj me Njësinë Administrative Tropojë e vjetër Bashkia Tropojë.

Gjithashtu problem ka edhe me furnizimin me energji elektrike ku fshatrat Nangë, Kolesian dhe Gdheshtë, fshati Pogaj , fshatrat Palcë, Salcë e Brisë. Kabina elektrike e fshatit Palcë është e dëmtuar, ndërsa grupet e punë së OSHEE-së po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Ora 09:53
Shkëputet masivi shkëmbor, çan betonin mbrojtës në rrugën e Arbrit

Në segmentin e rrugës Arbrit në afërsi të Urës Çereneçi shkëputet një masiv shkëmbi që çan dhe betonin që mbron rrugën dhe bie në asfalt . Firma mirëmbajtëse e rrugës ndërhyn për pastrimin e saj. 

Ora 09:48
Elbasan/Rrëshqitje gurësh në disa akse, shembet një pejsë e rrugës Gramsh-Poroçan

Reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitje gurësh në Elbasan në disa akse rrugore, që po punohet nga firma kontraktore për pastrimin e tyre. Në akset rrugore Elbasan-Qafe Thanë dhe Kryq Shirgjanit-Llixhe ka rrëshqitje dherash e gurësh, ndërsa në aksin rrugor Gramsh-Poroçan ka rrëshqitje dhe shembje të rrugës duke krijuar problem në qarkullimin e mjeteve.

Në disa njësi administratën ka probleme me furnizimin me energji elektrike si në Lunik, Orenje ne bashkinë Librazhd, ne Tregan, Shirgjan bashkia Elbasan, ku OSHEE po punon për riparimin e defekteve.

Ora 09:36
KESH: Ulen shkarkimet në HEC-in e Vaut të Dejës, situata nën monitorim

Korporata Elektro-energjetike Shqiptare ka dhënë përditësimet e fundit në lidhje me situatën në Hec-et e vendit për shkarkimin e tyre por dhe nivelin e ujit e arritur në kaskadë.

Shkarkimet nga Hec-i i Vaut të Dejës janë ulur nga 500 m3/s në 400 m3/s. Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1660 m3/s.

Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :

- Hec Fierzë -  390 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

-Hec Koman - 678 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

- Hec Vau Dejës - 442 m3/s nga prodhimi, 400 m3/s shkarkime nga portat.

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

-Hec Fierzë 292.14 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)

- Hec Koman 169.62 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)

- Hec Vau i Dejës 73.03 mmnd ( kuota max. 76 mmnd)

Prodhimi në të tre Hec-et është :

-Hec Fierzë, 7.233 MWh (ditor)

-Hec Koman, 13.733 MWh (ditor)

-Hec Vau i Dejës, 4.512 MWh (ditor)

Ora 09:17
Lezhë/ 130 ha tokë bujqësore e përmbytur në Trorovicë dhe Gjorm, fryhet lumi i Drinit dhe i Matit

1610458533_coverlezhedhelajmi2.jpg

Reshjet e shiut në Lezhë kanë sjellë në fryrjen e lumenjve Drin, Gjadër, Mat e Drojë me 30-50 cm, por pa probleme. Nën ujë janë 130 ha tokë bujqësore, konkretisht në Bashkinë Lezhë kemi rreth 100 ha, në ish kënetën Torovicë dhe në Bashkinë Kurbin kemi rreth 30 ha, në ish kënetën Gjorm.

-Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujërave dhe rezervuaret nuk paraqesin problem, por janë në monitorim nga autoritetet.

Rrugët nacionale, rurale e bashkiake janë të kalueshme.

Ora 09:09
Shkodër/3005 ha tokë e përmbytur ku niveli i ujit arrin deri në 2 metra, e bllokuar rruga Muriqan-Goricë dhe Dorragjat-Shirq

1611656484_obotshkoder.jpg

Zona e Obotit në Shkodër

Për shkak të reshjeve të shiut situata në Shkodër është rënduar ku niveli i ujit është shtuar në tokat bujqësore, ndërsa është bllokuar rruga e Muriqan-Goricë dhe aksi Dorragjat-Shirq në vendi e quajtur Urrelat e Shirqit ku niveli i ujit arrin në 130-150 cm.

Rruga e Obotit vijon të jetë e përmbytur dhe mund të kalohet vetëm me makinat e ushtrisë. Edhe në Dajç ka ende sipërfaqe të përmbytura ku uji ka ardhur deri tek oborri i banesave por shtëpitë nuk janë përmbytur.

Nën ujë janë 3005 ha tokë e përmbytur kryesisht fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj dhe Pentar, ku në disa vende niveli i ujit arrin deri në 2 metra. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Njësinë Administrative  Ana e Malit dhe Dajç.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardian: 01/02/2021 18:11

    Greqia u permbyt ne veri... vdiq nje zjarfikes Dhe nuk ka gjendje emergjence.. sepse ne greqi per fat te mire ose te keq nuk ekziston emri Voltana

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?