Bashkia e Shkodrës ka njoftuar mbi situatën e krijuar nga përmbytjet në këtë qark. Në total, sipas njoftimit të tyre, në Shkodër janë 3455 hektarë tokë të përmbytura.
Rruga e Obotit është bërë e pakalueshme për shkak të nivelit të ujit. Ndërkohë në Muriqan, Oblikë dhe Obot janë 1250 hektarë tokë të përmbytura.
Gjithashtu Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç.
Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
Kërkohert mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për njësitë administrative Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.
Lajmi kryesor:
Reshjet e shiut/ 3455 ha tokë nën ujë në Shkodër, bllokohen disa rrugë në Kukës e Elbasan, shkak rrëshqitja e gurëve! Fryhet lumi i Drinit dhe i Matit
E.M./ReportTv.al