Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar që mbrëmjen e kaluar dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë ndjeshëm, në fshatin Murqinë te Krujës qindra hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë nën ujë që dje.
Shkak është mosfunksionimi i kanaleve kulluese, të cilët nuk përcjellin ujin për në lumë.
Lagja fundore e këtij fshati vijon të jetë e izoluar pasi prezenca e ujit në rrugë është mbi 30 cm.
Ndërkohë ne zonat malore reshjet e dëborës kanë pushuar gjatë natës, por niveli i dëborës ka vajtur mbi 30 cm.
Problem sot janë ngricat e krijuara nga rënia e ndjeshme e temperaturave. Kalimi ne aksin nacional Krujë- Qafështame, por edhe ne rrugët e fshatrave behet vetëm me zinxhirë.
Vlen për tu theksuar se i gjithë rrethi është furnizuar me energji elektrike pa ndërprerje.
Lajmi kryesor:
Ngricat mbërthejnë vendin, dhjetëra fshatra pa energji në Kukës, Lezhë e Korçë! Problematika me akset rrugore, lëvizja me zinxhirë dhe goma dimërore
SI.E.//ReportTv.al