Ngricat mbërthejnë vendin, dhjetëra fshatra pa energji në Kukës, Lezhë e Korçë! Problematika me akset rrugore, lëvizja me zinxhirë dhe goma dimërore

21 Janar, 08:20| Përditesimi: 21 Janar, 17:54

  • Share

Reshjet e dendura të dëborës së një dite më parë, i kanë lënë vendin ngricave. Termometri shënon minus gradë celsius në të gjithë vendin. Për shkak të ngricave mbeten problematike disa akse rrugore në Shkodër, Kukës, Dibër e Mirditë, ndërsa në Korçë rrugët janë të kalueshme me zinxhirë.

Në zonat e thella të Mirditës si në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia e borës arriti deri në 40 cm, duke sjellë bllokim të disa akseve rrugore të fshatrave që lidhin i lidhin me qendrat e njësisë, ndërsa probleme raportohet të ketë edhe me furnizimin me energji elektrike. Mungesë të energjisë ka pasur edhe në fshatrat Arrëz, Kaçinar, Shtuf dhe Shëngjergj.

Në errësirë mbetën dhe shumë fshatra të tjerë në Bashkitë Lezhë dhe Kurbin Grupet e punës të OSHEE punuan për rikthimin e energjisë.

Si pasojë e dëborës dhe stuhive u bllokuan, disa segmenteve rrugore dhe në Bashkinë Has. Probleme në dy njësitë administrative Fajaza dhe Gjinaj, ka pasur edhe me energjinë elektrike.

Në Tropojë situata aktualisht është e qetë, por problematike mbetet mungesa e energjisë elektrike në disa fshatra të thellë malorë dhe ngricat në rrugët. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht pas hedhjes së kripës.

Qarkullimi ka vijuar normalisht edhe në Kukës, por në rrugët dytësore të qytetit ngricat kane krijuar shtresa akulli, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve ne orët e para të ditës se sotme.

Një ditë pas shpalljes së emergjencës, në Fushë Arrësit situata paraqitet më e qetë, ndërsa po fillon puna për hapjen e rrugëve te njësive administrative. Ministria e mbrojtjes dërgoi 2 mjete për përballimin e situatës.

Pas bllokimit nga reshjet e dendura të dëborës të një ditë më parë, bypassi i Qafë Murrizës në rrugën e Arbrit, është rihapur për qarkullimin e automjeteve.

Gjithashtu dhe akset  rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë;  Bulqizë - Klos- Ulëz,  janë të hapura. Në aksin rrugor Peshkopi- Kala e Dodës-Kukës, lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, ndërsa kërkohet që në të gjitha rrugët të lëvizet me kujdes.

Ora 17:48
Prefektja Angoni në Fushë-Arrëz: Situata më e qetë, fadromat e emergjencave civile do të jenë të pranishme deri në pastrimin e rrugëve nga dëbora

 

Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni ishte në terren në zonat problematike si ato të Iballës dhe Fushë-Arrëzit, ku ditën e djeshme u shpall gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Angoni tha se situata sot paraqitet më e qetë dhe se pavarësisht se Iballa, Fierza dhe disa fshatra të tjera janë ende të bllokuara, familjeve u janë dërguar pako ushqimore dhe ndihma të tjera. Ndërkohë theksoi se po punohet për normalizimin e plotë të situatës.

“Jemi në Fushë Arrëz si rezultat i situatës së djeshme. Në këto momente që flasim ishim në inspektim në zonën e Iballës. Kanë ardhur 2 fadroma nga Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe do rrinë në dispozicion deri në normalizim. Deri tani rrugët nacionale janë zhbllokuar. E rëndësishme në këto kushte është kriposja e rrugëve. Themi se situata është e menaxhueshme. Zona e Iballës, e Fierzës dhe disa fshatra në këto komuna janë të bllokuara. Po bëhet plani nga bashkia. Janë evidentuar familjet e bllokuara, të cilave u kanë shkuar pakot ushqimore”- tha Angoni.

Ndërsa sa i takon gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në Fushë-Arrëz, Angoni tha se nuk ishim në një situatë të tillë por pati një nxitim të autoriteteve duke u bazuar nga situata me reshjet e dëborës gjatë ditës së djeshme.

Ora 17:23
Tropojë/ U bllokua në bjeshkët e Doberdollit teksa udhëtonte me motor dëbore! Shpëtohet pas disa orësh turisti nga Kosova

1705854282_eyjdestjdxtmjd.JPG

Tropojë – Një turist nga Kosova është shpëtuar falë ndërhyrjes së policisë, pasi u bllokua për shkak të dëborës së bashku me 2 shokët e tij, në bjeshkët e Doberdollit, teksa udhëtonin me motorë dëbore.

Blutë bëjnë me dije se Emergjencat Civile të Kosovës kishin lajmëruar autoritetet e Shqipërisë ditën e sotme rreth orës 11:00 se 3 turistë nga Kosova, të cilët duke eksploruar alpet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Policia sqaron se pas disa orësh kërkime në vendin e quajtur "Ura Pojanes", u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, pasi 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

"Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur "Ura Pojanes", u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës",-njofton policia.

Raportohet se ky turist ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që për çdo rast të nevojës për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Ora 16:30
Reshjet e dëborës në qarkun Kukës, vijojnë të jenë të bllokuara disa rrugë në Has! Dhjetëra fshatra ende pa energji elektrike

1705851589_kukes.PNG

Prefektura e Kukësit ka dhënë informacione lidhur me situatën në qarkun e Kukësit sa i takon problemeve të shkaktuara nga reshjet e dëborës dhe moti i keq që ka përfshorë qarkun prej disa ditësh.

Disa segmente rrugësh si Kukës- Shishtavec,  B.Curr-Valbonë dhe Kukës - Bushtricë kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve.

Në bashkinë e Kukësit, janë ende të bllokuara rrugët e njësive administrative Arrën, Zapod dhe Kalis. Po ashtu po punohet nga bashkia Has për hapjen e rrugëve të fshatrave Nikoliq dhe Vlahen si dhe për rrugën që lidh fshatin Gjinaj me fshatin Domaj.

Ndërkohë ende nuk furnizohen me energji elektrike:

Nj.Adm Malzi, Fshatrat Mgullë Qam, Vrish, Gdheshtë,

Has ;

 Nj.Adm Golaj: Fshtrat Helshan dhe Kosturr.

Nj.Adm Gjinaj, Fshati Domaj.

Tropojë;

 Nj.Adm Lekbibaj  Margegaj,

Nj Adm  Tropojë e Vjetër,

Fshatrat Astë, Shumicë, Padesh.

Nj Adm Bytyç, fshatrat Pac ,Berishë,Vlad dhe Zherkë.

Ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Ora 12:17
Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, drejtuesit të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore

ARRSH thotë se qarkullimi për në zonën e Thethit vijon normalisht, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

“Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalisht, po punohet me zgjerimin e pjesës kaluese. Temperatura -1°C. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan ARRSH.

 

Ora 12:14
Moti/ Ministria e Mbrojtjes: Problematika për shkak të ngricave në Shkodër, Kukës, Dibër e Mirditë! Në Korçë rrugët e kalueshme me zinxhir

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se situata paraqitet me qetë pas reshjeve të dendura të borës një natë më parë. Pelleshi shkruan se për shkak të ngricave mbetet problematike akse rrugore në Shkodër, Kukës, Dibër e Mirditë, ndërsa në Korçë rrugët janë të kalueshme me zinxhirë.

“Situata e krijuar nga moti, sot paraqitet më e qetë, pas ndërprerjes së reshjeve të shiut e borës dhe punës së pandërprerë të ekipeve në terren. Për shkak të temperaturave disa gradë nën zero, problematike mbeten ngricat në disa akse rrugore në zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës e Mirditës. Ndërsa në Korçë akset janë të kalueshme me zinxhirë. Puna po vijon ende për kriposjen e rrugëve, ku ka prani të akullit.

Grupet e OSHEE janë të shpërndara në terren për riparimin e defekteve nga rënia e linjave si pasojë e motit të keq”, shkruan Peleshi.

Ora 12:10
Has/ Disa segmente rrugore të bllokuara nga dëbora

Ne Bashkinë Has si pasojë e borës qe ka pushuar dhe stuhive te fuqishme u bllokuan disa segmenteve rrugore dhe përkeqësimin e lëvizjes ne gjitha rrugët. Konkretisht është bllokuar rruga Cahan- Kishaj që lidhet me qendrën  e qytetit te Krumes.

Po kështu gjatë natës se djeshme është bllokuar rruga Sefoll që lidhet me qendrën administrative Fajaza. Janë marr masat nga strukturat e Bashkisë dhe është punuar për hapjen e kësaj rruge dhe aktualisht është e kalueshme me vështirësi.

Po punohet për pastrimin e rrugës ne një lagje te fshatit Golaj. Ne dy njësit administrative Gjinaj është një rruge problematike qe kalohet me veshtirësi Domaj - Gjinaj.

Dy njësitë administrative Fajaza dhe Gjinaj, mungon energjia elektrike. Po vazhdohet me hedhjen e kripës ne rrugët kryesore dhe dytësore te qytetit te Krumes. Janë hapur rrugët e Fajzave dhe Golaj. Po vazhdohet puna për hapjen e rrugës Cahan. Po hidhet kripe ne dy  segmente të rrugëve Zahrisht e Vlahen.

Ora 10:26
Fushë Arrëzi shpalli gjendjen e emergjencës, nis puna për pastrimin e rrugëve të fshatrave! Shkojnë edhe 2 mjete nga ‘Mbrojtja’

1705766125_fushearrez.jpg

Bashkia e Fushë Arrësit shpalli dje gjendjen e emergjëncës për shkak të reshjeve të dendura të borës. Situata sot paraqitet më e qetë, ndërsa po fillon puna për hapjen e rrugëve te njësive administrative.

Kanë mbërritur edhe 2 mjete për përballimin e situatës, te mundësuara nga Ministria e Mbrojtjes.

- Fillimisht do te pastrohet rruga e Iballes dhe me pas do filloj puna për pastrimin e rrugëve rurale qe lidhin qendrat e njësive me fshatrat.

Ne territorin e Bashkisë Shkodër nuk raportohet situatë problematike. Fshatrat e Njesive Administrative Shale dhe Shosh aktualisht jane pa energji elektrike

2. Bashkia Malësi e Madhe:

- Në teritorin e kesaj bashkie nuk raportohen probleme.

- Akset rrugore janë te hapura dhe furnizimi me energji elektrikë vijon normalisht.

3. Bashkia Vau Dejës: - Në territorin e kësaj bashkie nuk raportohen probleme.

- Ne Njësite Administrative Temal dhe Shllak trashësia e dëborës arrin 40 cm, raportohen ndërprerje te energji elektrike ne disa fshatra.

4. Bashkia Pukë:

- Nuk raportohen probleme nga kjo bashki, temperaturat vinojne te uleta.

5. DRV Shkodër:

- Nuk raportohen probleme ne akset rrugore qe mbulon DRV Shkoder. 

-Te gjithë akset rrugore janë pastruar dhe është hedhur sasi kripe.

- Përdoruesit e mjeteve te përdorin goma dimërore e zinxhirë ne këto akse dhe te respektojnë sinjalistiken rrugore.

- Firmat kontraktore jane ne terren te organizuar me mjete dhe puntor per perballimin e ç'do situate te mundshme.

7. OSHEE Shkodër:

F.2 nst/Ças i stakuar.

F.3 nst/Ças i stakuar.

F.4 nst/Ças i stakuar.

F.6 nst/Velipoj i stakuar

F.Gjegjan nst/Fush Arres i stakuar.

F.2 nst/Koman i stakuar.

F.3 nst/Koman i stakuar.

Dalja Shale-Shosh nga Hec/Nderlys i stakuar me L.Sh.

F.2 nst/Rrenc pj. 180ab. 12kab. Gajtan, Sheldi.

F.6 nst/Rrenc pj. 200ab. 15.kab. Bardhaj  .

Ora 10:06
Reshjet e borës/ Hapet për qarkullim rruga e Arbrit

Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Gjithashtu dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë;  Bulqizë - Klos- Ulëz, janë të hapura. Aksi rrugor Peshkopi- Kala e Dodës - Kukës, lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.

Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.

Policia e Dibrës është e gjitha në gatishmëri të plotë  me patrulla të shpërndara në çdo aks rrugor, dhe i'u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë,   të përdorin gomat  dimërore dhe në rast emergjence të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse.

Ora 09:37
Korçë/ 4 automjete bllokohen gjatë natës në kthesën e Barmashit, brenda edhe një fëmijë i vogël! Momenti kur ndërhyhet për shpëtim

 

Mbrëmjen e së shtunës në kthesën e Barmashit 4 automjete janë bllokuar nga dëbora dhe reshjet intensive që përfshinë këtë zonë.

Në një nga mjetet ka qenë edhe një fëmijë i vogël.

Është dashur ndërhyrja e mjeteve të shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur tërheqjen e mjeteve dhe pasagjerëve që kanë qenë brenda.

Ora 09:31
Moti i keq, problematika në qarkun Lezhë! Shumë fshatra në Mirditë të bllokuara dhe pa energji elektrike

1705780256_motiikeq.jpg

Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Lezhës ka nisur të përmirësohet, por nuk mungojnë problematikat. Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile në prefekture, prej mbrëmjes të së shtunës reshjet e shiut dhe dëborës janë ndërprerë, duke ju lënë vendin ngricave.

Në zonën e Mirditës trashësia e dëborës arrin nga 20 deri në 50 cm, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në -4 gradë celsius, ku në rrugët e fshatrave të Njësive Administrative Fan, Orosh, Kaçinar dhe Selitë ka prezence ngricash dhe kalimi i mjeteve është i pamundur.

Prej mbrëmjes të së shtunës punëtor dhe mjete të Bashkisë Mirditë janë angazhuar për hapjen e rrugëve në zonën e Fanit dhe të Oroshit, ndërsa probleme raportohet të ketë edhe me furnizimin me energji elektrike.

Fshatrat Arrëz, Kaçinar, Shtuf dhe Shëngjergj janë na erresire, e po ashtu dhe shumë fshatra të tjerë në Bashkitë Lezhë dhe Kurbin ndodhen pa energji elektrike për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar linjat nga stuhia e fortë e një dite më parë.

Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë në zonat ku mungon, ndërsa situata po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm nga sektori i Mbrojtjës Civile në të tre Bashkitë e Qarkut Lezhë.

Bashkia Kurbin

Nuk raportohen problematika deri në këto momente.

Në disa fshatra ka mungesë te energjisë elektrike, për të cilat po punohet nga personeli i OSHEE për ti riparuar.

Bashkia Mirditë

Situata paraqitet e qetë pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës. Temperaturat janë shumë të ulëta të cilat variojnë -3 deri në 1 gradë.

Në njësinë administrative Kaçinar rruga ka ngrica të shumta, por e kalueshme me zinxhir në disa vende.

Energji elektrike nuk ka në fshatrat Arrëz, Kaçinar, Shtuf, Shëngjergj.

Ka prezence akulli ne rrugët që lidhen fshatrat me Njësite Administrative dhe ne disa zona për shkak të erës janë krijuar grumbuj dëbore në rrugë ku pengon kalimin e mjeteve.

Ka filluar puna për hapjen e rrugëve te bllokuara nga dëbora në njësitë administrative Fan dhe Orosh.

Grupet e punës të OSSHE do të jenë në terren ku kanë bërë të mundur riparimin e defekteve të linjave elektrike të dëmtuara.

Nga policia e qarkullimit rrugor janë marr masat për monitorimin e  qarkullimit të mjeteve në akset ku qarkullohet vetem me zinxhir.

Mungese furnizimi me uji nuk raportohet.

Ora 09:23
Fushë-Krujë/ Dalja e lumit Ishëm nga shtrati, qindra hektarë tokë bujqësore ende nën ujë

 

Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar që mbrëmjen e kaluar dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë ndjeshëm, në fshatin Murqinë te Krujës qindra hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë nën ujë që dje.

Shkak është mosfunksionimi i kanaleve kulluese, të cilët nuk përcjellin ujin për në lumë.

Lagja fundore e këtij fshati vijon të jetë e izoluar pasi prezenca e ujit në rrugë është mbi 30 cm.

Ndërkohë ne zonat malore reshjet e dëborës kanë pushuar gjatë natës, por niveli i dëborës ka vajtur mbi 30 cm.

Problem sot janë ngricat e krijuara nga rënia e ndjeshme e temperaturave. Kalimi ne aksin nacional Krujë- Qafështame, por edhe ne rrugët e fshatrave behet vetëm me zinxhirë.

Vlen për tu theksuar se i gjithë rrethi është furnizuar me energji elektrike pa ndërprerje.

Ora 09:09
Borë në Kukës, dhjetëra fshatra pa energji elektrike! Po punohet për hapjen e rrugëve të të Nikoliqit dhe Vlahenit në Has

 

Situata  në Qarkun Kukës është e qetë dhe pa reshje bore, të cilat i kanë lënë vendin ngricave. Në qytetin Kukësit ngricat kanë krijuar shtresa akulli ne rrugët dytësore të lagjeve t¡ qytetit si dhe trotuaret duke vështirësuar lëvizjen e qytetareve në orët e para të ditës se sotme. Nga bashkia po bëhet kriposja e rrugëve kryesore te qytetit te cilat janë te qarkullueshme normalisht. Nuk ka probleme me energji.

Rrugët nacionale të Bashkisë Kukës janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore.

Subjektet kontraktore kanë vazhduar punën gjatë  gjithë kohës, për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë të veçantë sa i përket emergjencave shëndetësore apo te banoret.

Në bashkinë Kukës janë të bllokuara rrugët e Nj.Ad Arrën, Zapod, Grykë  Çajë, dhe  Kalis.

Bashkia Tropojë.

Të gjitha rrugët që lidhin Nj.Ad me rrugët nacionale janë të kalueshme. Po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me Nj.Ad.

Bashkia Has

Në bashkinë Has janë të bllokuara rrugët e fshatrave Nikoliq dhe Vlahen, ndërsa rruga Krumë Cahan kalohet me vështirësi. Të gjitha rrugët e tjera janë të kalueshme.

Nga bashkitë me kapacitetet e tyre po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me Nj.Ad .

Furnizimi me energji elektrike.

Nuk furnizohen me energji elektrike:

Në bashkinë Kukës Nj.Ad Arrën, Surroj, Topojan, Ujmisht, Kolsh, Bushtricë, Grykë-Çajë dhe Kalis.

Nj.Ad Gjinaj bashkia Has dhe Nj.Ad Lekbibaj, Bujan, Llugaj, Margegaj, Tropojë e vjetër, bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Ora 09:04
Reshje e borës në Korçë, rrugët të kalueshme me zinxhirë e goma dimërore! 1700 familje pa energji elektrike

 

Në qarkun e Korçës gjatë natës reshjet e dëborës kane vazhduar me intensitet të shoqëruara me erë të fortë. Aktualisht reshjet e dëborës janë me intensitet të ulët.

Trashësia mesatare e bores ka shkuar deri në 25-50 cm. Rruga e Dardhës shënon 50 cm trashësi.

Ndërkohë temperaturat  minimale gjate natës  kane qene shumë te ulëta -(-6)-(4) gradë celsius ndërsa aktualisht termometri shënon -2. Për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre kanë punuar pa pushim në të gjitha akset.

Në aksin Korçe-Erseke kanë punuar 5 borëpastruese,  ne aksin Korçe-Dardhe 3 borëpastruese në aksin Korçe -Voskopojë 2 borëpastruese.

Po punohet momentalisht për të hapur rrugët e brendshme në fshatin turistik të Voskopojës. Janë hapur rrugë lidhëse me Gjançin dhe Lubonjën, kalohen me zinxhirë, aty trashësia shkoi deri në 40 cm gjatë natës. Në majën e Mashkullorës mbi një metër trashësi, po punohet për hapjen e rrugës.

Gjithashtu po pastrohen rrugët e brendshme në njësitë e ulëta, konkretisht në Bulgarec dhe Ciflig.

Ndërkohë sipas informacioneve të gjitha akset janë të hapura dhe nuk ka pasur probleme ne qarkullim.

Për drejtuesit e mjeteve rekomandohet te përdorin goma dimërore ,te pajisen me zinxhirë dhe te reduktojnë shpejtësinë kur kalohet ne zona me dëborë.

Sa i përket mungesës së energjisë elektrike janë rreth 1700 abonentë në zona të ndryshme të fshatrave të thellë malorë. Përmendim këtu fshatrat, Clirim, Panarit, Grabockë, Treskë, Mollas, Podgozhan, Jollë, Homezh, Trebinjë, Çezmë, Lekas, Senisht, Zvarisht, Tresovë, Novoselë.

Ora 08:56
Dëborë në juglindje, ARRSH: Rrugët të qarkullueshme me zinxhirë, borëpastrueset në terren

 

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që në segmentet me prezencë bore të lëvizin vetëm me zinxhirë. Gajtë natës, ARSSH thotë se reshjet e borës janë rritur në zonën Juglindore.

“Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?