Shirat e dendura kanë bërë që lumi Ishëm të dalë përsëri nga shtrati. Situatë mjaft problematike paraqitet në fshatin Murqinë të njësisë administrative Bubq ku niveli i ujit në ara ka kaluar 50 cm.
Janë rreth 20 banesa të rrethuara nga uji në lagjen fundore të këtij fshati dhe në disa prej tyre uji ka hyrë brenda. Uji që ndodhet nëpër ara është kryesisht uji i shiut pasi kanalet nuk kanë ku të kullojnë.
Prej vitesh kjo zonë përmbytet disa herë në vit e asnjë masë nuk është marrë. Administrata e njësisë Bubq është në terren duke monitoruar situatën dhe duke i bërë apel banorëve të marrin masa për një shtim të mundshëm të nivelit të ujit.
Nëse do hapen portat shkarkuese të Bovillës situata do jetë dramatike pasi uji i Bovillës shkarkon në lumin Ishëm.
Lajmi kryesor:
Reshje masive/ Fryhet Lana, zbarkon ushtria në Lezhë e Shkodër! Përmbytje edhe në Vlorë e Fushë-Krujë! Bllokohet lëvizja në disa rrugë! Nisin shkarkimet e ujit në hidrocentrale
E.M.//ReportTv.al