Moment nga mbledhja e ECA-s

‘Futbolli monopol i UEFA-s dhe FIFA-s’, Gjykata Europiane kundër Superligës! Reagon ECA: Egoistë që po prishin lojën

15 Dhjetor 2022, 12:35| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 12:39

  • Share

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka marrë një vendim në favor të UEFA-s dhe FIFA-s në lidhje me Superligën Europiane. Kjo vjen pasi 3 klubet (Real Madrid, Barcelona dhe Juventus) pretenduan se institucionet e lartpërmendura e kanë monopol futbollin.

Mirëpo gjykata i konsideron ligjet e UEFA-s dhe FIFA-s në përputhje me ligjin euripian, duke saktësuar se krijimi i një gare të re duhet të bëhet në përputhje me ligjet e institucioneve të futbollit (UEFA dhe FIFA).

Nëse klubet reuzojnë të njohin vlefshmërinë e legjislacionit të tyre, mund të gjobiten.

“UEFA mirëpret ngrohtësisht opinionin e sotëm të qartë, që rekomandon një vendim të GJED-së në mbështetje të misionit tonë qendror për të qeverisur futbollin europian, për të mbrojtur piramidën dhe për të rritur lojën në të gjithë Evropën”,- shprehet UEFA përmes një njoftimi për mediat.

Sakaq për vendimin reagoi dhe ECA (Shoqata e Klubeve Europiane): “Ne mbetemi në kundërshtim të fortë me ata pak egoistë që kërkojnë të prishin futbollin e klubeve evropiane dhe të minojnë vlerat që e mbështesin. Tani do presim vendimin përfundimtar të Gjykatës dhe ndërkohë do të vazhdojë të ndjekim interesat më të mira të të gjithë anëtarëve tanë.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?