FT/ Katar 0-2 Ekuador (E. Valencia 16' (p), 31')
Ka nisur me një ceremoni madhështore të mbajtur në stadiumin Al Bayt Botërori i Katarit. 60 mijë persona të pranishëm dhe miliona telespektatorë iu gëzuan performancave të ndryshme me animacione, ndërsa i prezantonte aktori Morgan Freeman. Më tej pati disa kërcime dhe spektakël me drita, teksa nuk munguan as maskotët apo këngët zyrtare të Botërorëve ndër vite. Ndër to edhe ‘Dreamers’, kënga e Botërorit të Katarit të kënduar nga Jeon Jung-Kook, solisti i famshëm i grupit koreano-jugor BTS. Si përfundim fishekzjarret spektakolare në stadiumin Al Bayt, të ndërtuar në mes të shkretëtirës, i lanë vendin futbollistëve të Katarit dhe Ekuadorit për ndeshjen hapëse të turneut.
Në ndeshjen hapëse që nisi në orën 17:00 me atë shqiptare, Ekuadori fitoi 0-2 ndaj Katarit vendas. Dopieta e kapitenit Enner Valencia i mjaftoi skuadrës së Alfaro Gustavo që të dilte me tri pikë në ndeshjen e parë të grupit A. Emrin si golashënuesi i parë në këtë Botëror, Valencia e shënoi në minutën e 16 kur shënoi nga penalltia. Në të 31 minutë kapiteni gjeti sërish golin pas asistit të Preciado. Më herët, në minutën e tretë VAR i anulloi Ekuadorit një gol për pozicion jashtë loje, po nga Valencia. Me tri pikë, Ekuadori shkon në vendin e parë të grupi A pas ndeshjes së parë, teksa në këtë grup luhet edhe Holandë - Senegal nesër në 17:00. Po nesër zhvillohen edhe sfidat Angli - Iran (14:00) dhe SHBA - Uells (20:00).
Ndërkohë që në stadium për ndeshjen hapëse nuk kanë munguar polemikat mes tifozëve të Katarit dhe Ekuadorit. Një prej miqve ka akuzuar për blerje të eventit nga Katari, duke bërë me shenjë ndaj tifozëve vendas. Për fat debati nuk ka kaluar në përplasje fizike, me fansat që edhe në një event festiv gjejnë mënyrat për t'u konfrontuar.
Botërori 2022 mori start këtë të diel me fitoren 0-2 të Ekuadorit me vendasit e Katarit. Kjo javë nuk ka qenë e qetë për shumë trajnerë dhe kombëtare. Disa emra big nuk kanë mundur të lënë pas dëmtimet, ose të lëndohen këtë javë duke humbur Botërorin. Benzema (Francë), Lukaku (Belgjikë), Depay (Holandë), Nico Gonzales (Argjentinë), Gaya (Spanjë), Nkunku (Francë), Mane (Senegal) dhe Correa (Argjentinë), janë emrat që nuk do jenë në Kupën e Botës.
Në Botërorin e Katarit ndalohet alkooli në stadium dhe rreth impianteve, teksa tifozët kanë protestuar edhe në ndeshjen hapëse, atë që Ekuadori fitoi 0-2 me të zotët e shtëpisë. Në Poloni, "tvpsport" ka publikuar një foto nga zona VIP në të cilën duket një shishe "e dyshimtë" dhe e mbuluar pranë kreut të FIFA, Gianni Infantino. Polemikat janë ndezur në rrjetet sociale, teksa thuhet se mund të jetë alkool. Edhe më herët medie të ndryshme kanë bërë me dije se pijet alkoolike mund të lejoheshin në zonën VIP por jo për tifozët.
Ekuadori mundi 0-2 Katarin në ndeshjen hapëse të Botërorit 2022. Humbja e të zotëve të shtëpisë ka sjellë edhe një rekord negativ në kompeticionin që po zhvillohet për herë të 22 në histori. Katari bëhet skuadra e parë organizatore që humbet në ndeshjen hapëse të një Kupe Bote. Veç saj, Katari nuk bëri asnjë gjuajtje në portë.
Ekuadori fitoi 0-2 me Katarin në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2022. Gjatë takimit, tifozët e Ekuadorit kanë protestuar për mungesën e birrave dhe pijeve të tjera alkoolike në stadium dhe pranë impianteve. "Duam birra", ishin thirrjet e tyre në kor, me stadiumin që ishte në kapacitet maksimal. Kujtojmë se Katari lejon pijet alkoolike vetëm në zonën e tifozëve (fan zone) dhe në vendet e licensuara.
Botërori 2022 nisi rrugëtimin me ndeshjen Katar - Ekuador. Në zonën e tifozëve situata nuk ka qenë e qetë, teksa një prej miqve i ka thënë vendasve se e kanë blerë organizimin. Kaq ka mjaftuar që tonet të ashpërsohen në tribuna, ku për fat nuk ka pasur përplasje fizike.
Pjesë nga debati:
Tifozi i Ekuadorit: Keni vetëm lek, e keni blerë.
Fansi i Katarit: Ulu aty dhe qepe, mos fol kot.
Tifozi i Ekuadorit: Qetësohu.
Kujtojmë se alkooli nuk lejohet në stadiumet e Katarit dhe në zonat rreth tij.
Para ndeshjes inauguruese Katar-Ekuador, në stadiumin Al Bayt u zhvillohet ceremonia spektakolare e hapjes së Kupës së Botës.Në pjesën e fundit të ceremonisë, e mori fjalën Emiri Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.
“Ne organizojmë Kupën e Botës. Kemi punuar shumë për të organizuar një turne të suksesshëm. Kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të mirën e njerëzimit. Më në fund, ka ardhur dita e hapjes, të cilën të gjithë e kemi pritur. Për 28 ditët e ardhshme ne do të ndjekim festivalin e madh të futbollit në një mjedis komunikimi njerëzor dhe qytetar. Njerëz nga shumë vende të ndryshme do të vijnë në Katar. Është mirë që njerëzit ndajnë dhe festojnë diversitetin dhe atë që i bashkon. Uroj që të gjitha ekipet të luajnë futboll të mrekullueshëm, për të jetuar një kohë plot gëzim dhe emocion. Ditë që mund të frymëzojnë mirësi dhe shpresë. Mirë se vini dhe fat të gjithëve”, tha Sheikh al-Thani.
Ekuadori ka shënuar golin e dytë ndaj Katarit në Botëror. Në ndeshjen e grupit A vendos dopieta e Enner Valencias. Pas një asisti të Preciado, kapiteni gjen dopietën.
Enner Valencia shënon golin e parë në Botërorin 2022. Ekuadori ka gjetur avantazhin nga pika e bardhë e panalltisë pas 16 minutave lojë.
(Foto, shpjegimi i regjisë për VAR)
Vetëm pas 3 minutash lojë, Ekuadori me Enner Valencia ka ndëshkuar Katarin organizator në Kupën e Botës. Arbitri italian Daniele Orsato konsultohet me VAR dhe e anullon për pozicion jashtë loje. Ndeshja vijon 0-0.
Botërori 2022 luan sot në 17:00 ndeshjen e parë mes Katarit dhe Ekuadorit për grupin A.
Formacionet zyrtare:
Katar: Al Sheeb; Al-Rawi, Khoukhi, Hassan; Pedro Miguel, Hatem, Boudiaf, Al Haydos, Homam Ahmed; Almoez Ali, Akram Afif
Ekuador: Galindez; Preciado, Torres, Hincapie, Estupinian; Plata, Mendez, Caicedo, Ibarra; Valencia, Estrada
Katar 2022 ka nisur rrugëtimin e tij gati një mujor. Në stadiumin "Al Bayt" në Al Khor është zhvilluar ceremonia hapëse, teksa nuk kanë munguar mesahzet, këngët, kërcimet dhe spektakli i fishekzjarreve.
Aktori Morgan Freeman ishte pjesë e cermonisë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Mesazhi për harmoni mes popujve dhe kombeve të ndryshme u përcoll nga ylli i kinemasë. Këngë, balet, performancë dhe shumë ndriçim në këtë event.
Fituesi i Kupës së Botës 1998 me Francën, Marcel Desailly me trofeun e Botërorit në stadiumin Al Bayt për ndeshjen e parë në Katar.
Kupa e Botës ka nisur me ceremoninë hapëse. Tifozët në stadiumin Al Bayt kanë marrë dhuratë një trastë në të cilën veç të tjerash është edhe simboli i Katarit, një veshje tradicionale për kokën.
Stadiumi "Al Bayt" në Al Khor të Katarit do mirëpresë cermoninë hapëse të Kupës së Botës si edhe ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit në 17:00. Dy orë para fillimit të ndeshjes, tifozët kanë nisur të futen në stadium. Me kapacitet prej 60 mijë vendesh dhe i inauguruar në 30 nëntor të 2021, stadiumi është i ri dhe në formën e dunave të rërës në tarracë. Në videot më poshtë duket edhe një plan sesi do jetë cermonia hapëse në fushë, teksa nuk do mungojë spektakli i fishekzjarreve.