Botërori 2022 nisi rrugëtimin me ndeshjen Katar - Ekuador. Në zonën e tifozëve situata nuk ka qenë e qetë, teksa një prej miqve i ka thënë vendasve se e kanë blerë organizimin. Kaq ka mjaftuar që tonet të ashpërsohen në tribuna, ku për fat nuk ka pasur përplasje fizike.
Pjesë nga debati:
Tifozi i Ekuadorit: Keni vetëm lek, e keni blerë.
Fansi i Katarit: Ulu aty dhe qepe, mos fol kot.
Tifozi i Ekuadorit: Qetësohu.
Kujtojmë se alkooli nuk lejohet në stadiumet e Katarit dhe në zonat rreth tij.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Futbolli në festë, Botërori nis rrugëtimin mes fishekzjarreve dhe një ceremonie madhështore! Ekuadori fiton me 2 gola ndaj të zotëve të shtëpisë
S.Dh/ReportTv.al