FSHF dhe Bledar Hajdari

Sport

Futbollisti pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes, FSHF: Një humbje e madhe! Nuk mundi të mbijetojë pavarësisht asistencës mjekësore

16 Prill, 07:48| Përditesimi: 16 Prill, 08:00

  • Share

Një tjetër tragjedi u shënua mbrëmjen e djeshme në fushat e futbollit shqiptar, pas asaj që ndodhi me Rafael Duamenën.

Futbollisti Bledar Hajdari, i skuadrës së Dajtit, pësoi atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”.

Pas këtij lajmi të trishtë ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, ku shprehen se pavarësisht ndihmës së dhënë, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë përveç ngushëllimeve për familjen e të riut FSHF thotë se ndarja nga jeta e Bledar Hajdarit është humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Reagimi i plotë:

Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit .

Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës.

Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?