Një gabim në shkresën e Komisionit Hetimor ka rezultuar si kryetar i Kuvendit, Enkelejd Alibeaj. Kjo është vënë në dukje nga deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku. Kjo shkaktoi edhe humor dhe Alibeaj tha se do të ndryshohet menjëherë.
Bardhyl Kollçaku: Në dokument nga mënyra se si është hartuar, del sikur Enkelejd Alibeaj është kryetar i Kuvendit
Enkelejd Alibeaj: Ua siguroj se nuk e kam si ambicie
Bardhyl Kollçaku: Unë jua uroj
Enkelejd Alibeaj: Dy mënyra, ose mbas fjalës Kuvendi të shtohet Komisioni, ose pas emrit tuaj, të shtohet kryetar i Komisionit
Enkelejd Alibeaj: Sekretaria të saktësoj që bëhet fjalë për kryetarin Komisionit Hetimor. Ka një kërkesë për të ruajtur imazhin të pacenuar dhe të klirë të Kuvendit, falenderoj shumë zotin Kollçaku
Lajmi kryesor:
Mblidhet Komisioni hetimor për 25 prillin, PS kërkon informacion nga Basha për grupin e armatosur për mbrojtjen e votës nga PD: A ekziston mundësia të rithirret?
B.K.//ReportTv.al