Pushtimi i RTSH ne 14 shtator 1998

Gafa e dhëndrit, Sali Berisha duhet të hetohet edhe për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit (që nuk është parashkruar)

13 Shkurt, 21:59| Përditesimi: 15 Shkurt, 14:45

  • Share

Duke shfletuar albumin e familjes, Jamarbër Berisha, pa asnjë siklet,  ka shpluhurosur një tjetër krim politik që vjehrri i tij ka kryer shumë vite më parë dhe për të cilin ende nuk është përgjigjur para drejtësisë. Bëhet fjalë për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998 pas vrasjes së kundërshtarit të tij Azem Hajdari, kur kreu i PD-së që sapo kishte përfunduar në opozitë pas shkaktimit të tragjedisë së firmave Piramidale, mobilizoi bandat e tij të armatosura duke i vënë zjarrin kryeministrisë, duke pushtuar Radio Televizionin Shqiptar dhe duke mbushur qendrën e Tiranës me tanke që milicianët e PD-së i kishin rrëmbyer në Gardën e Republikës.

Ekzaktësisht siç ndodhi me 21 janarin e shumë viteve më pas, edhe për vrasjen e Azem Hajdarit, Berisha tentoi të akuzonte socialistët, kur në të vërtetë për atë krim do të dënohej ish bodigardi i tij. Në realitet Berisha donte të përdorte vrasjen e Hajdarit për të rimarrë pushtetin me forcën e armëve, një plan që falimentoi falë edhe reagimit shumë të ashpër të ambasadores amerikane Marisa Lino.

Shtetet e Bashkuara dhe gjithë Komuniteti nderkombëtar e cilësoi atë kryengritje si njjë përpjekje grushti shteti për të cilin Sali Berisha u izolua për disa vite nga çdo lloj marrëdhënie diplomatike. Ekzaktësisht si sot, pas shpalljes “non grata”. Dhëndrri, i obsesionuar nga gazetarët e lirë, ka nxjerrë në facebook faqen e parë të “Gazetës Shqiptare” të 1998 që publikonte lajmin e prokurorisë së Tiranës dhe prokurorit të atëhershëm Arben Rakipi me kërkimin arrestimit të Berishës dhe puçistëve të tjerë “për kryengritje të armatosur”.

Jamarbër Berisha duket krenar per aksionet e vjerrit dhe e konsideron edhe atë lajm mbi veprimin e prokurorisë si një persekutim politik të Berisha, pavarësisht faktit që më pas drejtësia, atëherë, dështoi për ta dënuar. Në fakt në 2008, kur Berisha ishte rikthyer në pushtet, dosja u arkivua pa asnjë të denuar.

Gafa e tij (me zellin e zakonshëm për të sulmuar gazetarët që investiguan edhe skandalin e Klubit Partizani) qëndron në faktin se ka risjellë në kujtesë një ngjarje tragjike të popullit shqiptar, për të cilën ende nuk është dënuar organzitori kryesor dhe porositesi. Pavarësisht nga juristja që ka në shtëpi, dhëndrri ka harruar se organizimi i një kryengritje të armatosur, parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal parashkruhet vetëm pas 40 viteve (neni 66), ndërkohë që nga ngjarja e 14 shtatorit kanë kaluar 25 vite. Sot Jamarbër Berisha na ka kujtuar se, bashkë me Klubin Partizani, 21 janarin dhe Gërdecin, edhe Kryengritja e 14 shtatorit 1998 duhet të bëhet shumë shpejt një tjetër dosje gjyqësore për të cilin ish-kryeministri duhet të përgjigjet para Drejtësisë së re.

Postimi në facebook i Jamarbër Malltezit

a.m.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari N: 14/02/2024 14:10

    Non Grada Sali, duhet të ishte kalbur në burg, do kishte kapur Sapunin me kohë aty në Biz 41, ky Mostra Sali.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?