Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët foli edhe për gafat që janë bërë gjatë fushatës. Berisha tha se tregojnë se sa pak kanë ndikuar vitet tek ai.
“Përkundrazi, sa më shumë që merren me moshën, nxjerrin në pah kontrastin, se sa pak kanë ndikuar vitet tek Sali Berisha. Po ka manipulator, njëri paraqiste një ditë, unë merrja mikrofonin për tu treguar ju me tabelë, ata kishin vënë Joe Biden që ecte në drejtim tjetër.
Edi Rama ushqehet me to. Ose më e forta, në Korçë përmenda Gjergji Lekën, është një kollos i hard-rrokut, dhe dikush duke treguar injorancën, ndigjoni gafën e tij. Por këto janë pastaj probleme që nuk janë të miat, por të atyre që i ngrenë”, tha Berisha.
Kujtojmë që kreu i PD ka bërë disa gafa gjatë kësaj fushate, ku disa herë ka harruar datën e zgjedhjeve dhe më e fundit ngatërresa për Papa Françeskun, kur tha të mbajmë një “m*t” heshtje për vdekjen e Papës, në vend të një minutë.
Lajmi kryesor:
Mziu e nipi denoncohen për dhunë nga zyrtari në Bulqizë, Berisha i del në mbrojtje: Ishte kurth, provokim i Blendi Klosit
SI.E./I.M/ReportTv.al
