Kreu i PD, Sali Berisha e quan provokim të ulët, incidentin në të cilin është përfshirë deputeti i tij Xhelal Mziu në Bulqizë, ku raportohet se ka dhunuar me grushte bashkë me nipin e tij një zyrtar.
“Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund. Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë. Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozgjinj. E di çka lënë Bledi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë.”, Berisha.
Për Sali Berishën fushata e tij për zgjedhjet e 11 majit, e ka një yll: militantin korçar Ilir Vrenozin, i cili nga një takim në Korçë ofendoi edhe kryeministrin Edi Rama.
"Vrenozi është stari i kësaj fushate sepse Vrenozi përfaqëson qytetarin me hallet e tij, por që nuk shitet. Imagjino ti se çfarë oferte do i bënte Rama atij sikur t’i shkonte në podcastin e tij. Kështu që Vrenozi është stari i kësaj fushate. E përgëzova në Korçë, e përgëzoj prapë. Por Ramën e poshtëroj, për aq sa e ndjen Rama poshtërimin", tha Berisha.
I pyetur nëse gafat e tij gjatë takimeve elektorale, e kanë kompleksuar, Berisha jep këtë përgjigje: "Sa më shumë që merren me moshën, nxjerrin në pah kontrastin, se sa pak kanë ndikuar vitet tek Sali Berisha".
Duke komentuar fushatën e Edi Ramës tha se ndonëse ai po përpiqet të shfaqë mbështetje të madhe nga gratë, pikërisht nga gratë do të marrë ndëshkimin.
"Në qoftë se ka, sot shqiptar që do i hakmerren më shumë Edi Ramës, janë gratë dhe vajzat shqiptare për atë që ai u ka shkaktuar atyre me politikat e tij", vijoi Berisha.
Nga konferenca për shtyp, lajmëroi se takimeve të tij elektorale të shtunën, do t’i mungojë muzika dhe do të nisin me 1 minutë heshtje në respekt të zisë kombëtare për vdekjen e papa Franceskut.
"Vijoj fushatën duke respektuar plotësisht rregullat e zisë. Dmth, përcaktohen nuk do të ketë muzikë dhe natyrisht do të nderohet kujtimi i shenjtërisë së tij Papa Françeskut, në çdo takim me 1 minutë heshtje", tha Berisha.
Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, fushata e tij për zgjedhjet e 11 majit, e ka një yll: militantin Ilir Vrenozi, i cili nga një takim në Korçë ofendoi edhe kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Vrenozi nuk shitet, ndërsa shtoi se ai e dërrmoi Ramën.
Ai e cilësoi ‘përplasjen’ e tij me kryeministrin Edi Rama si “epik”, ndërsa e krahasoi atë me betejën biblike mes Davidit dhe Goliathit.
“Basha u vu në funksion njëlloj si brava me çelësin, kurse Ilir Vrenozi ishte epik. Ai zhvilloi një betejë si Davidi me Golian. E kllaposi Ramën. E dërrmoi. Mos e pyet. Nuk ka marrë kush përgjigje publike më të trishtë, po të them të vërtetën më poshtëruese.
Se shkon me atë mentalitetin anadollak se do e blej atë. Kur kam blerë ata, do e blej edhe këtë unë. Ai dha një përgjigje.... po kujt t’i japësh se duhet të kesh turp që të turpërohesh. Ky nuk ka turp. Megjithatë Vrenozi është stari i kësaj fushate sepse Vrenozi përfaqëson qytetarin me hallet e tij, por që nuk shitet. Imagjino ti se çfarë oferte do i bënte Rama atij sikur t’i shkonte në podcastin e tij. Kështu që Vrenozi është stari i kësaj fushate. E përgëzova në Korçë, e përgëzoj prapë. Por Ramën e poshtëroj, për aq sa e ndjen Rama poshtërimin”, tha Berisha.
Vrenozi është një personazh që mori vëmendje gjatë periudhës së fushatës, pas lajmeve se kryeministri Rama donte t'ua ‘rrëmbente’ demokratëve, por më pas u shfaq në takimin e Berishës në Korçë. Në fakt, Vrenozi vetëm një muaj në një video shante Berishën për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.
Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët foli edhe për gafat që janë bërë gjatë fushatës. Berisha tha se tregojnë se sa pak kanë ndikuar vitet tek ai.
“Përkundrazi, sa më shumë që merren me moshën, nxjerrin në pah kontrastin, se sa pak kanë ndikuar vitet tek Sali Berisha. Po ka manipulator, njëri paraqiste një ditë, unë merrja mikrofonin për tu treguar ju me tabelë, ata kishin vënë Joe Biden që ecte në drejtim tjetër.
Edi Rama ushqehet me to. Ose më e forta, në Korçë përmenda Gjergji Lekën, është një kollos i hard-rrokut, dhe dikush duke treguar injorancën, ndigjoni gafën e tij. Por këto janë pastaj probleme që nuk janë të miat, por të atyre që i ngrenë”, tha Berisha.
Kujtojmë që kreu i PD ka bërë disa gafa gjatë kësaj fushate, ku disa herë ka harruar datën e zgjedhjeve dhe më e fundit ngatërresa për Papa Françeskun, kur tha të mbajmë një “m*t” heshtje për vdekjen e Papës, në vend të një minutë.
Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët foli edhe për takimet elektorale të 11 majit, ku akuzoi kryesocialistin Rama se i merr njerëzit në takime me detyrim. Berisha akuzoi Ramën, se mbyll shkolla e universitete.
“Takimet e Edi Ramës janë takime me detyrim. Janë takimet e Edi Ramës janë takime me detyrim. Është faktuar me dokumente që ai merr me regjistër qendër pune, me detyrim. Për të mbushur me regjistër me qendra pune, do të thotë shtet elektoral. Do të thotë, shkatërrimi i kodit elektoral, dhunimi i kodit elektoral. Për të marrë studentet, vajzat e shkollave, me detyrim. Mbyll shkolla, mbyll universitet, këto pastaj janë të gjitha kundraproduktive”, tha Berisha.
Një koment e ka edhe për deklaratat e Ramës se burrat janë çyrykë.
“Por një gjë do të them. Edi Rama ka zgjedhur një fushatë specifike, me gra dhe vajza, me besimin e madh se, duke ju adresuar vetëm atyre, me elementë të përroit Frojdjan do mundet në një mënyrë ose në një tjetër, ti mashtrojë për votën. Dhe këtu tregon cektësinë e tij.
Së pari, nuk ka grua, nuk ka nënë dhe motër, që i vjen mirë t’ia shash, burrin, vëllain, bashkëshortin dhe babain. Cili do qoftë ai. Ata janë krenaria e njëri-tjetrit, si burri dhe gruaja, fëmijët. Edi Rama ka zgjedhur këtë duke harruar se kohërat kur gruaja ka qenë nënë fëmije dhe objekt seksi, kanë marrë fund dhjetëra e dhjetëra vite më parë.
Sot gratë janë shtyllë e shtëpisë, janë aksionere në çdo arritje të familjes dhe asgjë s’mund ti joshë dhe mashtrojë ato, për të krijuar diferencën sado të vogël të eprisë, apo nëneprisë në raport me burrat e tyre. Mënyra se si u adresohet, unë them se, është një gjë që ai përpiqet në një mënyrë apo në një tjetër të kapërcejë traumat, plagët, lëndimet që i ka krijuar ai, nënës, vajzës, gruas shqiptare duke i detyruar bashkëshortin të largohet në emigracion për kafshatën e fëmijëve.
Duke i detyruar fëmijët të largohen sepse nuk mjafton sofra për ti ushqyer. Duke detyruar nënën të përpiqet me dy ose tre punë, ku të gjejë për të ushqyer fëmijët e vet, duke rrënuar shkollën e fëmijëve të saj. Pra në qoftë se ka, sot shqiptar që do i hakmerren më shumë Edi Ramës, janë gratë dhe vajzat shqiptare për atë që ai u ka shkaktuar atyre me politikat e tij. Përpiqet ai tani me disa elementë, thashë dhe njëherë të nxjerra nga përroi Frojdan se do të mund të nxjerrë, absolutisht jo.
Kam bindje të fortë, në fibrën morale të nënave dhe motrave shqiptare, që ato do jenë të parat që do i japin reston dhe shifni në miting si ulin kokën. Ulin kokën në takim me të, se është një sfaçiato. Paraqitet aty si një njeri i paskrupullt, që ka për borxh të thotë gjëra që nuk i thotë kush, nuk i thotë njeri ato. Dhe mendon se në atë mënyrë, duke banalizuar fushatën, ato çfarë i merr nënat dhe gratë. Harron që e kanë flintin më të lartë se të tjerët”, tha Berisha.
Komente
