Gangrena e plehrave në Vlorë, në prill hapet landfilli i ri për depozitimin e mbetjeve urbane

16 Shkurt, 16:03| Përditesimi: 16 Shkurt, 16:14

  • Share

Landifilli i ri i Vlorës që ndodhet në fshatin Sherishtë do të vihet në funksion në muajin Prill të këtij viti.

“Bashkia e Vlorës ka shkëputur kontratën me subjektin dhe tashmë “Sherishta” është në pronësi të Bashkisë pre muajit tetor 2023. Jemi duke u marrë me procedurat dhe në prill 2024 fillon puna”.

Çelja e Sherishtës zgjidh problemin e mbartur prej vitesh të keqmenaxhimit të mbetjeve urbane në qytetin bregdetar, ku shpeshherë u është vënë flaka plehrave që aktualisht depozitohen tek ish-Fusha e Aviacionit.

“Gazi metan shkakton ndezjen e zjarrit. Kjo nuk do të jetë më problem në Vlorë. Plehrat këtu janë vite të grumbulluara edhe mund të ndizen vete. Ndërsa nëse i kanë ndezur qëllimisht duhet ta zbardhë prokuroria”, tha Erinolda Lushaj Drejtore e Shërbimeve në Bashki.

Drejtoresha e shërbimeve publike në Bashkinë e Vlorës tha se procesi në landifillin e ri do të kryhet në tre faza.

“Faza e parë nis me depozitimin e mbetjeve nga qyteti në landifillin e ri. Pra mbetjet qe mbledhim ne qytet nis nga prill do te çohen ne landfillin e Sherishtes”. Faza e dytë është kapsulimi në landfill dhe faza e trete është rehabilitimi i dy fushave te vjetra, ish-Aviacioni dhe Orikumi”.

Landfilli i Sherishtës ndodhet 10 km larg qytetit të Vlorës dhe duhej të kishte përfunduar në vitin 2021. Tenderin për ndërtimin e tij e kishte fituar kompania “ITS” e Klodian Zotos, i cili është në kërkim për çështjen e inceneratorëve. Siç deklaron drejtoresha e Shërbimeve në Bashkinë e Vlorës, ngërçi 3 vjeçar është zgjidhur dhe landfillin e ka marrë në pronësi Bashkia e Vlorës. “Sherishta” ka kushtuar 20.8 milionë euro të financuara nga KFV (banka gjermane për zhvillim), nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi dhe pjesa tjetër grante.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?