Benny Gantz
Lideri i Partisë izraelite Bashkimi Kombëtar, Benny Gantz, i ka bërë thirrje Benjamin Netanyahut, liderit të opozitës Yair Lapid dhe kreut të partisë Yisrael Beiteinu, Avigdor Liberman, që të formojnë atë që ai e quan një “qeveri për shpëtimin e pengjeve dhe barazinë”, me një mandat gjashtëmujor, përpara mbajtjes së zgjedhjeve të reja.
Propozimi parashikon që partia e Gantz-it t’i bashkohet përkohësisht koalicionit qeverisës, me fokus tek lirimi i pengjeve dhe miratimi i një ligji për rekrutimin e ultra-ortodoksëve.
“Nuk dua të shpëtoj Netanyahun, por pengjet”, ka deklaruar Gantz.
Lajmi kryesor:
Propozimi i Gantzit për Netanyahun: Krijo qeveri të përkohshme uniteti për të liruar pengjet! Tanke izraelite në periferi të qytetit të Gazës
SI.E./ReportTv.al