Tanket izraelite kanë përparuar në lagjen Sabra të qytetit të Gazës. Sabra është shënjestruar gjithnjë e më shumë nga ushtria izraelite gjatë javës së kaluar, ndërsa ajo përpiqet të pushtojë Qytetin e Gazës. Një burim në Spitalin al-Ahli i tha Al Jazeera-s se një fëmijë u vra në bombardimet e fundit izraelite të Sabrës në orët e fundit.
Ndërkohë, Benny Gantz, Lideri i Partisë izraelite Bashkimi Kombëtar, i cili u largua nga koalicioni i Benjamin Netanyahut në qershor 2024, është ofruar të ribashkohet përkohësisht me të, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza.
Ai i bëri thirrje kryeministrit, udhëheqësit të opozitës Yair Lapid dhe kryetarit të Yisrael Beiteinu, Avigdor Liberman, që t’i bashkohen një “qeverie gjashtëmujore për çlirimin e robërve”.
“Nuk dua të shpëtoj Netanyahun, por pengjet”, ka deklaruar Gantz.
Të paktën 71 persona u vranë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, 8 prej tyre fëmijë.
Një ditë më parë, OKB shpalli gjendjen e urisë në Gaza me 500 mijë njerëz në situatë katastrofrike dhe 150 mijë fëmijë në rrezik, duke bërë fajtor Izraelin për moslejimin e ndihmave. Sot mediat raportojnë për 2 persona të tjerë që kanë vdekur nga uria.
Gazetari i vrarë Khaled al-Madhoun
Sindikata e Gazetarëve Palestinezë konfirmoi se gazetari Khaled al-Madhoun u vra nga ushtria izraelite në veri të Rripit të Gazës.
Ai u qëllua pranë vendkalimit Zikim, në veri të qytetit të rrethuar të Gazës, ndërsa po priste të dokumentonte mbërritjen e një numri të kufizuar kamionësh me ndihma humanitare.
Që prej fillimit të luftës janë vrarë rreth 270 gazetarë dhe punonjës të medias nga sulmet izraelite. Kjo do të thotë mesatarisht rreth 13 gazetarë çdo muaj.
Në një takim të fundit, shefi i shtabit izraelit Eyal Zamir është përplasur me ministrat ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir, duke theksuar se Ushtria izraelite (IDF) nuk është e sigurt se sa kohë do të duhet për të evakuuar popullsinë civile nga Gaza City.
“Sapo ju kemi urdhëruar një operacion të shpejtë. Sipas meje, mund t’i rrethoni. Kush nuk evakuohet, mos e lini të largohet. Pa ujë, pa energji elektrike, mund të vdesë nga uria ose të dorëzohet. Ky është qëllimi ynë dhe ju jeni të aftë ta bëni”, ka deklaruar Smotrich, sipas raportimit të Channel 12 dhe të përcjellë nga Times of Israel.
Benny Gantz
Lideri i Partisë izraelite Bashkimi Kombëtar, Benny Gantz, i ka bërë thirrje Benjamin Netanyahut, liderit të opozitës Yair Lapid dhe kreut të partisë Yisrael Beiteinu, Avigdor Liberman, që të formojnë atë që ai e quan një “qeveri për shpëtimin e pengjeve dhe barazinë”, me një mandat gjashtëmujor, përpara mbajtjes së zgjedhjeve të reja.
Propozimi parashikon që partia e Gantz-it t’i bashkohet përkohësisht koalicionit qeverisës, me fokus tek lirimi i pengjeve dhe miratimi i një ligji për rekrutimin e ultra-ortodoksëve.
“Nuk dua të shpëtoj Netanyahun, por pengjet”, ka deklaruar Gantz.
Komente

Kriminela e nazista, do te merrni at qe keni marre qe 2500 vjet
Përgjigju