Bota

Unioni i Gazetarëve Palestinezë: Një tjetër gazetar i vrarë në Gaza

23 Gusht, 21:14| Përditesimi: 23 Gusht, 21:25

  • Share

Gazetari i vrarë Khaled al-Madhoun

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë konfirmoi se gazetari Khaled al-Madhoun u vra nga ushtria izraelite në veri të Rripit të Gazës.

Ai u qëllua pranë vendkalimit Zikim, në veri të qytetit të rrethuar të Gazës, ndërsa po priste të dokumentonte mbërritjen e një numri të kufizuar kamionësh me ndihma humanitare.

Që prej fillimit të luftës janë vrarë rreth 270 gazetarë dhe punonjës të medias nga sulmet izraelite. Kjo do të thotë mesatarisht rreth 13 gazetarë çdo muaj.


Lajmi kryesor:

Propozimi i Gantzit për Netanyahun: Krijo qeveri të përkohshme uniteti për të liruar pengjet! Tanke izraelite në periferi të qytetit të Gazës


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?