Gara me makina në ‘Automobile Fair Albania’, Veliaj: I keni sjellë Tiranës shpejtësinë e transformimit dhe të modernizimit

29 Tetor 2023, 16:03| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 16:21

  • Share

1698589496_oldcarsclubitalia.jpg

Në ditët e “Automotive Fair Albania”, ngjarja më e madhe për të apasionuarit pas automjeteve, Tirana është shndërruar në një pistë garash me makina, e cila mblodhi bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit.

Garën e makinave e ndoqi dje edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në sheshin “Nënë Tereza”. Ai tha se “Automotive Fair Albania” i ka sjellë qytetit adrenalinën e garave me makina dhe u shpreh mirënjohës për organizatorët e panairit.

“I keni sjellë Tiranës një shpejtësi të jashtëzakonshme, jo vetëm shpejtësinë e makinave dhe motorëve, por shpejtësinë e ritmit të transformimit dhe të modernizimit. Ndaj, jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë qenë mbrapa kuintave, për ata që e kanë kthyer qytetin në një arenë të vërtetë europiane. Jam vërtet krenar për secilin vajzë e djalë, që ka bërë kaq shumë përpjekje, ka dhënë kaq shumë energji, ka hedhur kaq shumë mund e ka duruar kaq shumë kohë për ta kthyer Tiranën në një histori suksesi, dhe për këtë panair të jashtëzakonshëm”, tha Veliaj.

 

 

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Mjetet ikonike nga Old Cars Club Italia, tërheqin mijëra të pasionuar pas motorsportit në zemër të Tiranës


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?