Dy anëtarët e Gjykatës së Lartë, zëvendëskryetari Sokol Sadushi dhe anëtari i Kolegjit Penal Sandër Simoni mund të jenë kandidatë për Gjykatën Kushtetuese.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar ekskluzivisht se këto dy gjyqtarë mund të jenë pretendent për në Kushtetuese, ndërkohë që ka një mungesë kandidaturash që plotësojnë kushtet, gjë që e ka vënë në vështirësi Gjykatën e Lartë.
Por Sadushi, ka mohuar se do të jetë kandidat për në Gjykatën Kushtetuese. Në një reagim pas lajmit të publikuar ai thotë se e ka të ndaluar të kandidoje sepse ka qenë një herë anëtar dhe nuk ia lejon Kushtetuta.
Lajmi kryesor:
3 vakancat në Kushtetuese, Gjykata e Lartë rihap garën për 3 anëtarët nga gjyqësori! Problem se nuk ka kandidatura
K.T./ReportTv.al