Esmeralda Keshi zgjidhet anëtare e KLP-së/ Prokurorët nuk zbatojnë orarin, veshje e aksesorë firmato! 'Përjashtohet' Donika Prela

4 Tetor 2019, 12:20| Përditesimi: 8 Tetor 2019, 15:13

  • Share

TIRANË-  253 prokurorë nga i gjithë vendi ishin të pranishëm në mbledhjen e tyre të përgjithshme për të zgjedhur përfaqësuesin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Edhe pse gjithçka ishte planifikuar të niste në ora 10, kryeprokurores Arta Marku ju desh të priste vartësit e saj për më shumë se 30 minuta pasi ata nuk respektuan orarin.

E mosrespektimi i orarit të mbledhjes e votimit, i hoqi të drejtën e votës edhe drejtueses së prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela.

Prela e pyetur nga Report Tv se përse erdhi me vonesë, tha se kishte pasur një tjetër angazhim.

"Kisha një angazhim tjetër faleminderit", u shpreh Prela për Report Tv.

Me 133 vota në favorin e saj përfaqësuesja e prokurorëve në KLP sipas komisionit u përzgjodh Esmeralda Keshi Cami ish drejtuesja prokurorisë së Dibrës.

Emocionet e para znj.Cami i ndau me ReportTv duke falenderuar kolegët. Ndërsa prokurori i cili ishte në këtë garë por humbi Vladimir Mara tha se pranonte humbjen.

Prokurorët të cilët ndodhen nën ethet e vettingut për integritetin moral, profesional dhe pasurinë këtë mbledhje e shfrytëzuan më së shumti për takime mes tyre si dhe për të prezantuar edhe linjat e modës nga çantat e dorës, kostumet, veshjet dhe aksesorët me vlerë.

Cami do të zëvendësojë në KLP Gentian Osmanin të shkarkuar më herët nga kolegji i posaçëm i apelimit për problemet me pasurinë.

Arta Marku duke votuar

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flori: 04/10/2019 17:31

    Po prokurori Klodian Braho ishte ne orar me votu? Pse siu vjen marre. Kalon vetingun ky prokuror gjobaxhi me kunatin trafikant droge. Ku asht Onm?

    Përgjigju
  • Bardhoku: 04/10/2019 16:53

    Keto prokuror japin pretencen duke pa ne fb......kto jane maskarenjt me te mdhenj te kti vendi!!!

    Përgjigju
  • Urtesia popullore: 04/10/2019 14:41

    Vetem kuajt po ndryshojne ndersa karroca mbetet po ajo

    Përgjigju
  • kaltra: 04/10/2019 14:11

    Po Prela e ka kaluar vetingun apo jo ?

    Përgjigju
  • Shqiptari: 04/10/2019 12:58

    Te jene te gjithe te qarte, nuk duam Drejtesi te Nisha-Berishes+Met-Mon, por as qe folet per nje "zevendesim" i kesaj nga nje tjeter Ram-Tahir e lesh. Nderkombetaret te flasin hapur dhe ne ti abandonojme....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?