Kronikë

Kodi i ri Penal/ Më shumë mbrojtje të miturve dhe lirim me kusht për të dënuarit përjetë! I integruar me ligjet e BE

25 Korrik, 11:38| Përditesimi: 25 Korrik, 17:24

  • Share

Çdo i burgosur përjetë në Shqipëri dënimin maksimal nuk do të ketë në të vërtetë të përjetshëm por do të ketë mundësi ta kërkojë lirinë me kusht. Ndryshimi thelbësor parashikohet në draftin e prezantuar këtë të premte të Kodit të ri Penal.

Propozimi është arritur pas një debati të gjerë, pasi çështja është një komleksitet faktorësh, ndërsa vjen edhe pasi vetë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka theksuar më herët se burgimi i përjetshëm është në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, vetëm për sa kohë të burgosurit kanë njëfarë shansi për t'u liruar dhe është e mundur që dënimet e tyre të rishikohen.

Gjithashtu rehabilitimi dhe riintegrimi i të miturve mbetet prioritet. Për çdo të mitur të përfshirë në një krim masa më e rëndë mbetet gjithmonë alternativa më e fundit, duke u paraprirë nga këshillimi, mbikëqyrja e veçantë, përkujdesja, kërkimi i faljes, dëmshpërblimi, ndjekja e rregullt e procesit arsimor, të mos frekuentojë vende të caktuara, të mos kontaktojë persona të caktuar etj. Parashikohet një mbrojtje e posaçme, dënim më i rëndë i çdo krimi që bëhej ndaj tyre si dhe saktësim i përgjegjësive të personave që duhet të kujdesen për të miturit.

Një numër i madh veprash penale në Kodin e ri, të konsideruara të vjetruara nuk do të jenë më të tilla, ndërsa për herë të parë parashikohet futja e institutit të lajthimit (gabimit) në faktin që përbën vepër penale. Përsëritja e veprës penale do të marrë më shumë rëndësi në përcaktimin e masës së dënimit për çdo krim.

Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian sigurisht që parashikohet edhe në atë që pritet të jetë Kodi i ri Penal në vend. Politika e re penale synon implementimin e direktivave të BE-së për krimin  kibernetik, ekstremizmin, mbrojtjen e parave evropiane dhe Krimet mjedisore. Me përafrimin e akteve të Bashkimit Evropian të cilat përcaktojnë kriminalizimin e sjelljeve, veprimeve ose mosveprimeve të caktuara, Kodi i ri Penal synon të jetë pjesë integrale e procesit të aderimit të Shqipërisë në BE.

Një risi që u prezantua nga kreu i grupit të punës, Arben Rakipi, ishte edhe koncepti në lidhje me krimet që lidhen me tatimet dhe doganat. Fillimisht shkeljet e para do të trajtohen me masa administrative pasi nëse ato përsëriten do t’i takojnë politikës penale. Gjithashtu trajtimi i shkeljeve  të lidhura me evazicionin do të varen edhe nga sasia e dëmit që i shkaktojnë shtetit.

Një element tjetër është sqarimi i përgjegjësi penale për personat juridikë, domethënë bizneset, shoqatat, organizatat, institucionet etj. Synohet përcaktimi i saktë i zbatimit të ligjit penal mbi këto entitete dhe kriteret konkrete të përcaktuara krijojnë mundësi reale që organet proceduese ta godasin në mënyrë efektive krimin e organizuar.

Kodi Penal aktual i Shqipërisë u miratua më 27 janar 1995 dhe hyri në fuqi më 1 qershor të po atij viti. Gjatë këtyre 30 vite ai është arnuar shumë herë më përpjekjet për ta përshtatur me kohën, duke e nxjerr shpeshherë jashtë kontekstit koncepte të ndryshme, duke krijuar konflikt mes neneve, pa koherencë dhe proporcionalitet. Kodi i ri Penal është kërkesë prej vitesh edhe e Bashkimit Evropian.

 

 

Ora 11:01
Kodi i ri Penal, Rakipi: Shkeljet e para me tatimet do trajtohen si administrative, kur ka shifra të mëdha kalojnë direkt si hetim penal

Drejtuesi i Grupit të Punës, Arben Rakipi theksoi se një tjetër ndryshim që parashikohet në Kodin e ri penal ka të bëjë me shkeljet që kanë të bëjnë me tatimet. Sipas tij, shkelja e parë që do të kryhet do të vlerësohet në mënyrë administrative nga autoriteti tatimor, vetëm në rast se bëhet fjalë për shifra të mëdha dëmi.

Në rast të shkeljes së dytë, tha ai, atëherë shkelja do të kalojë direkt në hetim penal. Sipas tij, ndjekja e një mekanizmi të tillë do të ulë ndjeshëm numrin e çshtjeve në organet e drejtësisë. 

“Një tjetër risi tjetër që doja ta përmendja lidhet me një proces dekriminalizimi që ne kemi bërë për një grup vepre të fushës së Tatim Doganave dhe tjetër. Si një tendencë që jep autoritet administratës publike në raport me shkeljet e para të vërtetuara. Ne kemi ndjekur alternativën që administrata tatimore dhe autoriteti tatimor do të vlerësojnë administrivisht shkeljet e para dhe nëse shkeljet e dyta do të pikasen atëherë merr juridiksion sistemi i drejtësisë penale. Nëse shkelja e parë, që në rrugë të zakonshme vlerësohet nga pikëpamja administrative, është me nivel të lartë shmangie evazioni, sjell kompetencën e prokurorit të ushtrojë ndjekjen penale pavarësisht zgjidhjes së rregullit që përshkrova. Nga pikëpamja praktike, do të ulë numrin e çështjeve por do të shtojë edhe përgjegjësinë e organeve përkatëse.”, u shpreh ai.  

Ora 10:53
Kodi i Ri Penal, propozohet lirimi me kusht për të dënuarit me burg përjetë! Rakipi: Njerëzit ndryshojnë

Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, tha se kanë propozuar edhe aplikimin e lirimit me kusht për të dënuarit me burg përjetë. Ai e cilësoi si një hap të guximshëm, duke shtuar se ka besim se “njerëzit ndryshojnë dhe përmirësohen nëse puna me ta është e efektshme”.

“Lirim para kohe për kusht. Ne kemi pasur disa pengesa që lidhet me aplikimin e lirimit me kusht për burgimin e përjetshëm. Përfundimisht diskutimi i gjatë është se mund ta aplikojmë lirimin me kusht për dënimin e përjetshëm. Është propozim shumë i guximshëm, debati ka qenë i fortë sepse këtu mpleksen shumë gjëra një pjesë e të cilave i përmenda, paqja sociale, viktima, rendi publik, shkalla e kriminalitetit etj, por nisur nga besimi që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë dhe përmirësohen nëse puna me ta është e efektshme. Kjo nuk është parrullë e thënë për shkak të formimit tim, por eksperiencë e përditshme që ndodh gjithandej ndaj përfundimisht e propozuam këtë zgjidhje.“, u shpreh Rakipi.

Ora 10:45
Kodi i ri penal/ Rakipi shpjegon risitë: Përshkrimi i koncepteve për të shmangur keqinterpretimet gjyqësore! I kemi dhënë peshë specifike kritereve ku bazohet dënimi

Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, prezantoi risitë. Ai përmendi si risi të parë shpjegimin e koncepteve pasi shpeshherë kanë lënë vend për keqkuptime në interpretimet gjyqësore. Ai tha se shtjellimi i mirë i këtyre koncepteve do të ndihmojë në një system më të pavarur drejtësie.  

“Risitë kryesore të Kodit tonë penal. Ndër të parat kam listuar përshkrimin e koncepteve, instituteve kryesore. Përpos faktit që kjo është një e re, kodet e mëparshme s’e kanë,  dua të them rëndësinë. E para konceptet janë të rëndësishme për mënyrën sesi zbatohen duke zgjidhur një çështje konkrete. Në pamundësi të këtij rregullimi konceptual, lë shteg për keqkuptime të ndryshme. Deri më sot kanë qenë gjykatat ato që kanë përshkruar përmbajtjen e koncepteve dhe ne kemi menduar se konceptet janë të domosdoshme të shënohen në ligj për shkak të efektit të tyre detyrues. Efektet që lidhen me komentarë apo qëndrime të profesionistëve të caktuar nuk janë detyrues. Ishte e udhës paralel me sa vendime gjyqësore kanë shënuar si bazë e kuptimit të tyre, kemi shtuar gamën e interpretimit të atyre koncepteve në mënyrë që praktika gjyqësore të mbështetet në një dokument të unifikuar. Jam me shprese se ato koncepte nuk do të lënë shteg për t’u keqinterpretuar. Sistemi gjyqësor do të ketë element më tepër pavarësie në raport me to. Vlen për çdo lloj të reje që lidhet me këtë kod, siç është disa elementë komentues në dispozita. Dispozitat, sidomos ato që lidhen me koncepte që kanë pasur keqinterpretime gjyqësore. Gjykata shpesh mban qëndrime të ndryshme sepse lidhen me elementë të faktit por edhe të njohjes dhe aftësive kanë bërë që elementë të njohjes të marrin ngarkesë të ndryshme.”, theksoi ai.

Elementë të rinj janë shtuar edhe për dënimin në tërësi. Rakipi tha se dispozitat aktuale janë të pamjaftueshme dhe se kanë rivlerësuar elementët që lidhen me kriteret mbi të cilat bazohet vendimi i dhënë për dënimin.

“Një çështje tjetër që doja ta paraqisja si element me të reja është dënimi  në tërësi. Dënimi në tërësi në Shqipëri është rregulluar nga dy dispozita që janë të pamjaftueshme, përshkruan në procedurën për të cilën gjykata kalon për të dhënë vendim, por janë të pamjaftueshme për të dhënë rëndësi procedurës dhe elementëve u bazohet gjykata në vendim. Ne kemi bërë praktike rrugën nëpër të cilën kalon gjykata, duhet të kaloje në e kemi shndërruar në detyrim ligjor. Ngarkesë më tepër e prokurorëve dhe gjykatës por është garanci për të arritur në një dënim, të drejtë. I kemi dhënë peshë specifike të gjitha elementëve që lidhen me kriteret mbi të cilat bazohet vendimi, peshë e cila në rezultante të përgjithshme, supozohet të çojë në vendim të drejtë. Element tjetër që lidhet me dënimin është lloji i dënimit dhe shtimi i arsyeshëm dhe një game më të gjerë sesa sot i dënimeve plotësuese. Nisur nga një lloj dekrminalizimi apo ulje e masës së dënimit, e shënuar në ligjin penal, i kemi dhënë peshë aplikimit të dënimeve plotësuese apo disa lloj dënimeve që vlerësohen nga ky lloj procesi si i mjaftueshëm për të arritur në një edukim apo parandalim. Sidomos për vepra që krijojnë pasuri të padrejtë, është rekomanduar që përveç rasteve kur konfiskimet janë të detyruara, kjo masë parandaluese të ketë epërsi në të gjitha rastet e tjera kur nuk është e detyruar se mendojmë që efekti i një procesi penal duhet të jetë i plotë. Është i pamjaftueshëm dënimi penal nga një burgim apo dënim tjetër jo nga këto të karakterit pasuror nëse rikuperimi ndaj veprës nuk është i plotë, sic është rasti i konfiskimit. Çështje tjetër që lidhet me dënimin është me dënimin e tij. Ne kemi rikonfirmuar që një prej qëllimeve të dënimit është riedukimi. Duhet shoqëruar me rregullim konceptual që fillon nga ky kod dhe përfundon te mënyra se si realizohet mënyra e dënimit. Ne kemi konceptuar si të rëndësishëm konstatimin përgjatë riedukimit të këtij elementi. E dyta, praninë e viktimës. Ne kemi menduar se prania e viktimës në këtë proces, sic është ulja e dënimit, lirim para kohe me kusht dhe elementë të tjerë që janë lehtësues, roli i viktimës është deciziv. Gjykata është e detyruar të ketë parasysh dhimbjen e viktimës.", u shpreh ai. 

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë (Projekt prezantimi i Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal)

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/07/2025 03:28

    Pykat e drejtesise shqiptare pse nuk morren per referim kodin penal amerikan,por morren per referim pykat e drejtesise evropiane?! Anetar i BE,apo jo i kemi pare denimet qesharake qe jep Evropa?77 veta vrau Anders Breivik ne Norvegji ne 2011,ju kujtohet me sa e denuan pykat e drejtesise evropiane?-21 vjet!1 vit per 21 viktima,se 56 te tjeret,per te mos folur per te plagosurit,i kishte pjelle lopa!Na thote ky Arben Rakipi se njerezit ndryshojne ose permiresohen po punove me ta! O Rakip,ndryshoni ju profesion,beju hoxhe,prift,ose dervish,sepse logjikon si njeri i fese,jo i drejtesise,ose ke pare shume /Shawshank redmption/,shume Morgan Freeman's /Red/.Shumica e te denuarve perjete nuk jane /Red/ dhe per te dale do te thoshnin cdo gje qe t'ju pelqente juve e t'i lironte,ne te fundit,njeriu ka lindur qe te jete i lire,por aktet e tyre,krimi,vrasja,nuk e justifikojne,ose e justifikojne ne raste shume te rralla,kurse ju po e pergjithesoni,si mundesi per te gjithe!Ne prisnim heqjen e gjykimit te shkurtuar,ashpersimin e ligjeve per krimet e renda,jo lirimin me kusht per te denuarit per jete.Propozimi u be pas nje debati te gjere,thuhet ne artikull! Me cilet u debatua ky /propozim/ me popullin?-Sigurisht qe jo,sepse populli po uleret per dite per denime te ashpra per vrasesit.Mendoj qe e keni debatuar vetem mes jush,por vendoseni kete propozim ne referendum dhe do t'a shikoni si do t'ju rrezohet me shumice vote.Ju keni deshtuar komplet si ekip, popullin shqiptar, qe perfaqesoni,z.Rakipi!

    Përgjigju
  • Mentori: 25/07/2025 16:15

    Pse shani këta kokat e drejtësisë o njerëz, ajo dihet qe fajin e ka ai kërma Saliu , këta skanë asnjë faj. Lexova qe do prishet Pallati i Kongrrseve, mirë bëjnë se në kohën kur ka qenë ai kërma Saliu Sekretar Partie është bërë. Jepi dërrmën Edi Rama se mirë e ke thënë qe këtij Populli nuk i ngrihet. Në 2030 jemi në europë

    Përgjigju
  • Dritan Dajti: 25/07/2025 15:47

    Cilin nga të dënuarit përjetë po përgatiteni të lironi o plehra?!!

    Përgjigju
  • Shqiperi te kam dhjerë: 25/07/2025 15:19

    O plehra ai qe ka vrar dike qe ha dhe nuk duhet liruar ,mire qe skemi denim me vdekje por tani doni te hiqni dhe burgimin e përjetshëm. Ky eshte ligj per Dritan Dajtin!!! Ne koke tuaj do zoti,te shikojm si do gezojn familjaret tuaj kur te dalin ata qe do vrasin ju!

    Përgjigju
  • Qytetari: 25/07/2025 15:02

    Dmth nqs mua me vrasin nje te aferm une duhet te pres sa te dali me lirim me kusht vrasesi, ta vras dhe pastaj te dal vete me lirim me kusht dhe te vrase femijet e atij qe shkruajti kete kod.

    Përgjigju
  • dion: 25/07/2025 14:15

    Çfar thotë ky Urjaipi,kush mer jetë duhet ti meret jeta...shikoni SHBA-të sa bukur e kanë të sanksionuar...

    Përgjigju
  • Eltoni: 25/07/2025 11:58

    Lirim me kusht per te denuarit perjete!? Ore jeni ne teme ne reegull apo ku di un ku jeotni ne universe paralele!? Si lirim me kusht per ato me te perjetshem. Mos i denoni te perjetshem. Ai vret i merr jeten tjetrit edhe i jepno edhe mundesi tjeter me lirim me kusht. Pse nuk beni nje vendim te denje te punojne te thyejnr shkembinj te hapin rruge per komunitetin deri ne fund te jetes te tyre. Gjeja me e shtrenjte eshte jeta. Ai qe vret perjet edhe pune te detyrueshme ne komunitet gjithe jeten. Ju duheni p ush katuar pa gjygj klasa politike nga i pari te i fundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?