Ndërsa temperaturat rriten plazhi bëhet destinacioni kryesor i verës. Por për të shijuar maksimalisht pushimet buzë detit, përveç kremit kundër diellit dhe rrobave të banjës nuk duhet që të mungojnë edhe disa elementë të domosdoshëm. Ja çfarë duhet të keni patjetër me vete për një ditë të kompletuar plazhi në 2025:
-Këmisha e bardhë ose veshje "oversized"
Një këmishë e hollë, me mëngë të gjata, është zgjidhje perfekte për të mbuluar lëkurën pas ekspozimit në diell. Kjo vlen edhe për fustanet e lirshëm, të stilit boho, që janë edhe komodë.
-Kapelë me strehë të gjerë
Jo vetëm që ju mbron nga rrezet e dëmshme të diellit, por është edhe një aksesor elegant. Modelet prej kashte, janë ideale për foto, por edhe shumë praktike.
-Syze dielli
Retro, "cat-eye", ovale apo të mëdha, syzet janë thelbësore. Ato mbrojnë sytë, por mbi të gjitha shtojnë stil dhe klas.
-Çanta plazhi
Një çantë e madhe është perfekte për të mbajtur gjithçka: peshqir, libër, kremin solar, dhe një shishe me ujë të ftohtë. Zgjidhni modele me dizajne verore.
-Sandale të sheshta
Komoditeti është kyç, por nuk duhet të lini mënjanë stilin. Sandalet me lidhëse të holla apo me detaje ari janë një mënyrë për të kombinuar praktiken me estetiken.
-Bizhuteri që nuk dëmtohen nga uji
Zinxhirë të hollë prej çeliku të pandryshkshëm, byzylykë të thurura ose me guaska janë detaje të vogla që bëjnë diferencën në pamjen tuaj plazhi, pa pasur frikë se do t’i dëmtojë uji i kripur i detit.
Komente
