Gati për të zhbërë raportin e Dick Marty-t, Balla: Kemi mbledhur firmat nga më shumë se 5 vende dhe 20 anëtarë të asamblesë së KiE

13 Prill 2023, 10:49| Përditesimi: 13 Prill 2023, 11:10

  • Share

Kreu i Grupit Parlamentar të partisë socialiste, Taulant Balla në replikë të Tritan Shehut i cili përmendi Kosovën dhe mbështetjen që do duhej dhënë nga Shqipëria, tha se gjithçka është gati për të zhbërë raportin e  Dick Marty-t. Ai u shpreh se firmat janë mbledhur nga më shumë se 5 vende dhe nga 20 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të KiE

‘Lidhur me sa u kërkua nga deputeti Shehu në mënyrë të përsëritur unë besoj se Kuvendi e ka adresuar çështjen. Lidhur me pretendimet dhe shpifjet se gjoja gjatë luftës ka pasur krime kundër njerëzimit, këto janë të padrejta. Mbështesim krerët e UÇK. Dje Kosova ka miratuar 14 Prilli do të lidhet gjithmonë me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mendoj se kjo duhet të ishte ngritur si diskutim sot nga opozita. Mos bëni politikë me Kosovën. Firmat janë mbledhur tashmë, nga më shumë se 5 vende dhe numri minimal i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që është 20.

Ne po ecim përpara me rezolutën, po kur shkojmë nga Kosova tek paratë e fushatës është groteske (referuar fjalës së Shehut).  

Ju këshilloj të bëni dhe ju si ne, mbillni pemë.’- tha Balla.

Çfarë kërkon Shqipëria?
Në gusht 2022, Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).

Çfarë thoshte raporti i Dick Marty?
Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova. Sot, bazuar mbi këtë raport, vijojnë betejën në Hagë prej më shumë se 2 vitesh ish-drejtuesi i UÇK, ish presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Berisha akuzon Ramën për atentatin ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës! Balla: Bëj denoncim ose hesht! Miratohen fondet për partitë për fushatë


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?