Spinaq me vezë sy
Përbërësit:
4 kokrra vezë
500 gr spinaq
30 gr oriz kokërrmadh
1 qepë e madhe
Fara speci djegës
Buljon perimesh
Majdanoz
Nenexhik
Kripë, piper
Përgatitja:
Qepën e grirë hollë e skuqim me pak vaj ulliri. Vendosim kapakun që avulli i krijuar të bëjë dhe zierjen e qepës. Shtojmë më pas gradualisht spinaqin e grirë dhe e lemë derisa të ulë vëllimin. Më pas rregullojmë shijen me kripë dhe shtojmë orizin, bimët aromatike dhe buljonin e perimeve. Buljonin mund t’a përgatisim vetë ose mund të shtojmë në ujë të vluar pak koncentrat. Pasi spinaqi së bashku me orizin të kenë zjerë hapim disa gropëza me lugë dhe vendosim vezët. Sipër vezëve shtojmë kripë, piper dhe pak majdanoz ose kopër të freskët dhe e lemë spinaqin derisa të mpiksen pak vezët.