Gazmend Braka ose ndryshe i njohur si Gaxhai, rivali i Zani Çaushit, ditën e djeshme, 7 janar, ka lënë për disa orë qelinë pasi ka marrë pjesë në varrimin e motrës.
Burime nga Policia e Vlorës kanë konfirmuar se ish drejtuesi i një prej bandave të famshme të vitit 1997 është shoqëruar drejt Cerkovinës, fshati i tij i lindjes.
Informacionin për praninë e Gaxhait ka qenë shumë i rezervuar ndërsa për praninë e tij në këtë fshat e ka patur vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Në Cerkovinë deri në largimin e Gaxhait kanë qenë edhe forca të FNSH.
Gaxhai, sikurse dhe kundërshtari i tij Zani Çaushi, është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në burgun e Peqinit. Por ndryshe nga Zani, Gaxhai ka dy dënime me burg përjetë, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës.